“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

MOSKA- Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vullin, dhe Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Sergei Shoigu, kanë thënë të martën se do të intensifikojnë dialogun me qëllim të kundërshtimit të "revolucioneve me ngjyra”.
Në njoftimin e Qeverisë së Serbisë, të publikuar pas takimit mes dy zyrtarëve në Moskë, më 18 shkurt, është thënë se "pala ruse shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për popullin vëllazëror të Serbisë në ruajtjen e stabilitetit".
"Është konfirmuar refuzimi kategorik i ndërhyrjes nga jashtë në çështjet e brendshme të shteteve sovrane", është thënë mes tjerash në deklaratë.
Deklaratat e zyrtarëve serbë dhe rusë për "revolucionet me ngjyra" vijnë në kulmin e protestave masive në Serbi, pasi demonstruesit prej më shumë se tre muajsh kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë më 15 shkurt se ka përpjekje për “revolucion me ngjyra” duke mos treguar saktë kujt i është referuar, mirëpo pretendon se janë investuar “tre miliardë euro” për rrëzimin e shtetit.
“Revolucioni me ngjyra” në fakt iu referohet ndryshimeve të regjimeve autoritare në hapësirën e ish-Bashkimit Sovjetik, si Revolucioni i Portokalltë në Ukrainë në vitet 2004-2005.
Pas takimit mes Vullinit dhe Shoigut në Moskë, është bërë e ditur se palët janë pajtuar që t’i vazhdojnë kontaktet përmes Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse "në interes të forcimit të lidhjeve tradicionale miqësore midis Serbisë dhe Rusisë, si dhe popujve të dy shteteve".
Një ditë para takimit të Vullinit dhe Shoigut, në Moskë janë zhvilluar takime mes ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrovit me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriç. Pas atij takimi, Lavrov ka deklaruar se Rusia dënon ndërhyrjen e vendeve të tjera, kryesisht atyre perëndimore, në proceset politike të brendshme në Serbi.
"Presidenti [serb, Aleksandar] Vuçiç ka paraqitur fakte konkrete për ndërhyrjen e ashpër të shteteve të huaja në proceset e brendshme politike në Serbi. Ne e dënojmë këtë praktikë dhe insistojmë që parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme të respektohet rreptësisht nga të gjithë, e mbi të gjitha nga kolegët tanë perëndimorë", ka thënë Lavrov më 17 shkurt.
Bashkimi Evropian ka reaguar pas takimit Lavrov-Gjuriç, duke kërkuar që Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të përmbahet nga veprimet dhe deklaratat që janë në kundërshtim me politikën e jashtme të BE-së. Serbia, bashkë me Turqinë, janë vendet e vetme kandidate për anëtarësim në BE, që nuk u janë bashkuar sanksioneve të bllokut evropian kundër Rusisë./ REL
Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të bisedojë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensk...
KOSOVË- Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar ka uruar presidenten Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë. Musar n...
Musk SHBA- Miliarderi, Elon Musk prej kohësh ka propozuar një mosmarrëveshje për Wikipedia. Ai gjithashtu bëri thirrje pë...
ITALI- Turistë nga e gjithë bota u ngjitën në malin Etna të Sicilisë gjatë fundjavës për t’u afruar me gryk...
pamje nga takimi RIADH- Bisedimet mes delegacioneve ruse dhe amerikane në Arabinë Saudite kanë filluar. Pala amerikane ka theksuar se ...
foto ilustruese KAIRO- Egjipti është duke zhvilluar një plan për të rindërtuar Rripin e Gazës, që nuk parasheh lar...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian e ka përsëritur thirrjen ndaj Serbisë, si vend kandidat për anëtarësim, që t&...
FIER- Policia ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve që aksidentuan për vdekje dje bariun 79-vjeçar në Fier. Po ashtu dje u raportua ...
marco rubio SHBA- Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të zhvillojnë takime të nivelit të lartë n&e...
GJERMANIA- Kryetari i partisë konservatore gjermane Unioni Kristian-Demokratik (CDU) Friedrich Merz, dëshiron të bëhet kanc...