Balluku drekon me biznesmenin izraelit Ron Yeffet, miku i Ramës i akuzuar për mashtrim në SHBA dhe interesa te armët në Shqipëri
Biznesmeni izraelit Ron Yeffet është fotografuar këtë të martë gjatë një dreke me ish-zëvendëskryeministren dh...
Biznesmeni izraelit Ron Yeffet është fotografuar këtë të martë gjatë një dreke me ish-zëvendëskryeministren dh...
Në ditën e 38-të të protestës kundër qeverisë Rama, qytetarët janë rikthyer sërish para Kryeministrisë, n...
U shkëput nga kapja e njërit prej grabitësve, ndërsa dy të tjerë me fytyrat e mbuluara po rrihnin brutalisht të atin, dhe i p...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar sërish për protestat në Shqipëri, duke theksuar se mijëra qytetar...
Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e kryeministrit Edi Rama. Altin Hila babai i një fëmije të paralizuar, në protest...
Parlamenti Evropian ka miratuar rregulla të reja për të drejtat e pasagjerëve ajrorë, të cilat parashikojnë kompensime më...
Shteti shqiptar nuk arkëton taksa, nënkontraktor në Shqipëri kompani që kanë probleme me tatimet Me një akt të papreced...
Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi ndaj presidentit të FIFA-s Gianni Infantino për të përcaktuar n&eu...
Katër efektivët e Njësisë së Sigurisë Kombëtare (FNSH), të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pas ...
Ajo që nisi si një protestë kundër ndërtimit të një resorti luksoz bregdetar në një zonë të mbrojtur &n...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos vijojnë me shitjen e sistemeve të avancuara të armëve Turqisë, duke argumentuar se një vendim i tillë do të cenonte ekuilibrin strategjik në Lindjen e Mesme.
Në një intervistë për Fox News, Netanyahu e kritikoi ashpër Ankaranë, duke e cilësuar Turqinë si “një regjim të ndikuar nga Vëllazëria Myslimane”.
Ai deklaroi se Ankarasë nuk duhet t’i jepen avionët luftarakë F-35 apo motorët F110 për flotën e saj ajrore.“Nuk besoj se atyre duhet t’u jepen F-35 ose motorë për avionët e tyre luftarakë”, tha Netanyahu, duke reaguar ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili muajin e kaluar la të kuptohej se mund të mbështeste shitjen e motorëve F110 për avionët turq dhe rikthimin e Turqisë në programin F-35.
Sipas kryeministrit izraelit, një zhvillim i tillë do të “përmbyste ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme”, i cili, sipas tij, mbështetet në epërsinë ajrore të Izraelit dhe praninë ushtarake amerikane në rajon.
Netanyahu u shpreh se Turqia është “një vend i madh”, por drejtoi kritika të forta ndaj presidentit Rexhep Tajip Erdogan, duke pretenduar se ai “e kërcënon hapur Izraelin me shkatërrim” dhe duke përmendur gjithashtu praninë ushtarake turke në pjesën veriore të Qipros.
Duke folur për marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump, Netanyahu tha se mes tyre ekziston një bashkëpunim i ngushtë, pavarësisht disa mospajtimeve.
“Ne i shohim pothuajse të gjitha në të njëjtën mënyrë. Kemi mosmarrëveshje herë pas here, por i zgjidhim ato sepse jemi aleatë”, u shpreh ai, duke shtuar se të dy liderët diskutojnë hapur për çështjet ku kanë qëndrime të ndryshme.
Sa i përket Iranit, Netanyahu përsëriti se Teherani nuk duhet të lejohet të sigurojë armë bërthamore apo mjetet për përdorimin e tyre.
“Kjo është një luftë për lirinë kundër fanatizmit”, deklaroi ai, duke e cilësuar Iranin si një kërcënim jo vetëm për Izraelin, por edhe për interesat amerikane.
Kryeministri izraelit tha gjithashtu se dobësimi i ndikimit të Iranit në rajon mund të krijojë kushte për përparim në procesin e paqes me Libanin dhe për marrëveshje të reja rajonale.
Në fund të intervistës, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Netanyahu e cilësoi Amerikën si “një forcë të madhe për të mirën”, duke shtuar se “pa Amerikën nuk do të kishte demokraci apo liri në botë”.
Pamje të sikletshme tregojnë momentin kur një efektiv policie goditet në kokë me shkopin e tij të gomës gjatë një p...
Punonjësja e një pastiçerie në Nikai tregoi se çfarë ndodhi kur përzuri një grabitës duke e goditur me bishtin ...
Grupi militant Hamas tha sot se ka shpërbërë qeverinë e tij në Gaza dhe po përgatitet t’ia dorëzojë pushtetin nj&e...
Zjarret masive në pyje po përhapen me shpejtësi në Evropën Jugore, duke detyruar mijëra banorë të evakuohen nga shtë...
Karina Blanco po bëhej gati të fillonte orën e saj të spinningut kur toka filloi të dridhej. Në fillim, ajo mendoi se dridhjet d...
Benjamin Netanyahu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos vazhdojnë me shitjen e sistemeve të përparuara të arm&e...
Zjarret masive në pyje po përhapen me shpejtësi në Evropën Jugore, duke detyruar mijëra banorë të evakuohen nga sht&eu...
Marine Le Pen do të zbulojë të martën nëse mund të kandidojë apo jo për presidencën franceze në zgjedhjet e ...
Për Greqinë, fundjava ka patur një kryefjalë: luftë me zjarret. Në vend vetëm në 48 orët e fundit ka patur 96 va...
Kanë kaluar 10 vite nga një konferencë për shtyp e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), e cila do të mbetej në histori s...