BOTA

Nga Bosnja në luftë/ Historia e një 30-vjeçari që kërkoi aventurë në Ukrainë

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2025, 10:56

Nga Bosnja në luftë/ Historia e një 30-vjeçari që

Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina, Negjo Paniq, shkoi në Ukrainë për të luftuar në anën ruse, megjithëse kjo është e paligjshme në vendin e tij dhe mund të sjellë dënim deri në 10 vjet burg.

Ai ka marrë shtetësinë ruse dhe thotë se motivi i tij kryesor ishte aventura, jo paratë, ndërsa prindërit e tij e mbështetën vendimin.

Përveç tij, disa qytetarë të tjerë nga Ballkani Perëndimor kanë marrë pjesë në luftën në Ukrainë, por shifrat reale të të huajve në këtë fushëbetejë nuk janë të qarta.

Shpresoj të kthehem gjallë në shtëpi.

- Ku është shtëpia juaj?

Tani... Kjo varet... Shpresoj që gjithçka të përfundojë mirë. Kam besim në Zot.

Këto janë fjalët e Negjo Paniqit, një 30-vjeçari nga Kotor-Varoshi i Bosnje dhe Hercegovinës.

Në pranverë të këtij viti, ai shkoi të luftonte në Ukrainë në anën ruse, edhe pse - me ligjet e Bosnje dhe Hercegovinës - kjo është vepër penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj deri në dhjetë vjet.

Kur në gusht foli për Radion Evropa e Lirë, nuk ishte në front. Ai tha se ishte kthyer nga fronti dhe se do të shkonte sërish.

Në nëntor, ai ishte në Rusi.

Informacione për largimin e tij kanë edhe agjencitë e sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kjo, pas një videoje të publikuar në Facebookun e Paniqit në korrik, në të cilën tregonte se ishte në front, në anën e ushtrisë ruse.

Në videon, e cila më vonë u hoq, Paniq tha, gjithashtu, se kishte marrë shtetësinë ruse.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë përmes telefonit, ai thotë se ka shkuar në Rusi për aventurë.

“Kam punuar për nëntë vjet në Perëndim, në vendet evropiane. Dhe, vendosa të shkoja më në lindje, nuk më pëlqente më jeta në Perëndim. Arsyeja është, thjesht, aventura”, thotë Paniq, i cili ka edhe shtetësi të Bosnje dhe Hercegovinës dhe të Serbisë.

Ai mohon se kërkoi ndihmë nga ndonjë prej njerëzve nga vendet e Ballkanit Perëndimor që ishin në Rusi dhe Ukrainë për të shkuar atje, duke thënë se nuk kishte nevojë për ta.

“Të gjitha i ke në internet. Mund të vish edhe ti. Vjen me avion, regjistrohesh dhe shkon”, thotë Paniq.

Rusia legalizon hyrjen e të huajve në ushtri

Në verë të vitit 2025, Rusia, me dekrete të presidentit Vladimir Putin, i lejoi të huajt të shërbenin në ushtrinë ruse, jo vetëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose luftës, por edhe gjatë mobilizimit.

Harry Stevens, studiues amerikan i politikës së jashtme dhe mbrojtjes, i specializuar për Rusinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka disa arsye për vendimin e Rusisë dhe motivet e qytetarëve të huaj për t’u bashkuar me ushtrinë ruse.

E para, thotë Stevens, është këmbëngulja e Rusisë për të inkurajuar sa më shumë të huaj që t’i bashkohen ushtrisë së saj.

Stevens beson se Qeveria ruse po përballet me një mungesë shumë serioze të luftëtarëve dhe njerëzve në përgjithësi - veçanërisht burrave në moshë pune ose ushtarake.

“... dhe e ka gjithnjë e më të vështirë që t’i bindë njerëzit që t’i bashkohen ushtrisë, sepse po bëhet gjithnjë e më e qartë se shërbimi në ushtrinë ruse dhe luftimet në Ukrainë bartin një shkallë shumë të lartë vdekjesh”, thitë Stevens.

“Një nga mënyrat se si Rusia arriti të rekrutonte njerëz, ishte duke ofruar shuma gjithnjë e më të mëdha parash, si dhe pagesa shumë të mëdha në rast vdekjeje ose lëndimi. Rekrutimi i ushtarëve të huaj, veçanërisht nga vendet më të varfra, është gjithashtu një mënyrë për të shmangur pagesën e këtyre përfitimeve”, shton Stevens.

Për Paniqin, paratë nuk ishin motiv

Paniq thotë se as paratë dhe as përfitimet tjera nuk ishin motivet e tij kryesore.

“Isha në një dhomë hoteli në Gjermani, ulur, duke menduar se çfarë të bëja më pas. Kështu, vendosa të shkoja në Rusi. Shkova në Bosnje për t’u përshëndetur me prindërit dhe pastaj shkova në Rusi. Bleva një biletë, erdha në Shën Petersburg... dhe pastaj gjithçka ishte e lehtë”, shprehet Paniq.

Prindërit e dinin se ai po shkonte në Rusi, thotë 30-vjeçari.

Sipas tij, kjo “nuk kishte rëndësi për ta... ata janë të nderuar” nga vendimi i djalit të tyre.

I pyetur nëse është i vetëdijshëm se mund të vdesë ose të vrasë dikë tjetër në front, në çdo moment, ai thotë se është.

“Jam i vetëdijshëm për gjithçka. Çdo dhjetë minuta në front ndodhin sulme. Jam i vetëdijshëm për gjithçka”, thotë Paniq.

Edhe pse videoja që ai postoi në Facebook u shpërnda edhe nga Aleksandar Vellimiroviq - një person për të cilin REL-i shkroi disa herë më parë, dhe i cili rekruton publikisht dhe bën thirrje në mediat sociale për t'u bashkuar me ushtrinë ruse - Paniq mohon se e ka ndihmuar të shkojë në fushëbetejë.

Më herët, Vellimiroviq ishte i dënuar në Bosnje dhe Hercegovinë, ndryshoi emrin, shkoi në Rusi dhe iu bashkua ushtrisë.

Ai vazhdimisht bënte thirrje dhe i ofronte ndihmë kujtdo nga Bosnja dhe Serbia që donte të luftonte në anën e Rusisë.

Paniq thotë se nuk ka lidhje me Vellimiroviqin, se e ka takuar në Rusi dhe se e njeh, por kaq.

“Unë jam më shumë me ushtarët rusë. Duhet pranuar se ka disa nga vende të ndryshme, disa nga Bosnja, por nuk jam shumë në kontakt me ta”, thotë ai.

Kur pyetet për pagën e tij, thotë se nuk dëshiron të japë detaje.

Rasti i Dario Ristiqit që humbi këmbën në fushëbetejë

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, në vitin 2022, ishte një rast i njohur i arrestimit të një shtetasi të Bosnje dhe Hercegovinës, në lidhje me luftën në Ukrainë.

Ai është Dario Ristiq nga Modriça, për të cilin Bosnje dhe Hercegovina kishte lëshuar urdhër arresti përmes INTERPOL-it.

Ristiq u kthye në Bosnje dhe Hercegovinë dhe u arrestua në Aeroportin e Sarajevës më 17 shtator.

Gjykata Shtetërore urdhëroi që ai të mbahet në paraburgim për një muaj. Më pas u dërgua në arrest shtëpiak.

Hetimi për largimin dhe pjesëmarrjen e tij në luftë është duke vazhduar, ndërsa Ristiq dëshiron të deklarohet fajtor dhe të bjerë dakord për një dënim me Zyrën e Prokurorit.

Gjatë qëndrimit në Rusi dhe Ukrainë, Ristiq regjistroi përmbajtje dhe e postoi atë në rrjetin social rus Vkontakte dhe në TikTok.

Ai humbi njërën këmbë në fushëbetejë dhe dyshohet se ka luftuar në anën e Rusisë në Ukrainë që nga nëntori i vitit 2023.

Ashtu si Paniqit, edhe atij iu dha shtetësia ruse.

Paniq thotë se është i vetëdijshëm se veprimi i tij është krim në Bosnje, por nuk është i sigurt nëse do të mbahet përgjegjës për këtë, nëse kthehet në vend.

“Nuk e di nëse dikush do të më arrestojë nëse vij. As nuk e di se si do të reagoja. Nëse jam shtetas i Rusisë, ndoshta nuk mund të më gjykojnë”, thotë Paniq.

Ai nuk ka hequr dorë prej asnjërës nga tri shtetësitë që ka, dhe as nuk i është kërkuar që ta bënte këtë.

Kush tjetër nga Bosnje dhe Hercegovina është në fushën e betejës në Ukrainë?

Përveç Paniqit, Ristiqit që u kthye në Bosnje dhe Hercegovinë, Vellimiroviqit, për të cilin REL-i shkroi disa herë dhe është ende në fushën e betejës në Ukrainë ose Rusi, sipas informacioneve që mori REL-i nga burimet e inteligjencës, Danijell Grubaç nga Knezheva dhe Andrej Vukashinoviq nga Trebinja kanë shkuar, gjithashtu, në Ukrainë.

Stevens thotë se është vështirë të flitet për numrin e saktë të të huajve në radhët e ushtrisë ruse.

Ai shpjegon se shifrat e publikuara zyrtarisht nga ukrainasit, përmes burimeve të inteligjencës, janë ndoshta shumë më të ulëta se pamja aktuale në terren.

“Vendet me numrin më të madh të vullnetarëve të huaj janë: Bjellorusia, Uzbekistani, Kuba, Taxhikistani, Nepali, Shri Lanka dhe Kirgizia. Sipas shifrave zyrtare, bëhet fjalë për 1.000 deri në 1.300 persona. Por, siç e thashë, këto shifra ka shumë të ngjarë të jenë nënvlerësuar”, thotë Stevens.

Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, Stevens thotë se situata është e paqartë.

“Të dhënat zyrtare ukrainase tregojnë se vetëm rreth 101 persona kanë pasaporta serbe. Kjo mund të përfshijë edhe serbë etnikë nga Bosnja, Mali i Zi ose vende të tjera”, sipas tij.

“Megjithatë, ka pasur edhe të dhëna të tjera nga fillimi i luftës, që tregonin se një numër dukshëm më i madh serbësh mund të kenë marrë pjesë në luftë. Që në gusht të vitit 2022, grupi francez i inteligjencës ‘Intelligence Online’ vlerësoi se 500 persona nga vendet e Ballkanit, kryesisht serbë, ishin regjistruar në byronë kryesore ushtarake në Moskë”, thotë Stevens.

Në fund të tetorit, policia e Ukrainës dhe e Moldavisë, në bashkëpunim me EUROPOL-in, zbuluan më shumë se 650 persona të lidhur me formacionet paraushtarake ruse, Ëagner dhe Redut, dhe me krime të mundshme lufte në Ukrainë.

Midis 280 shtetasve të huaj u raportua se kishte edhe nga Bosnje dhe Hercegovina.

Agjencitë e sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë nuk flasin për qytetarët në Ukrainë

Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes në Bosnje dhe Hercegovinë i ka thënë vazhdimisht Radios Evropa e Lirë se vepron brenda juridiksionit të saj, në bashkëpunim me Prokurorinë, në rastet që lidhen me shkuarjet e qytetarëve në fushëbeteja të huaja.

“Për shkak të ndjeshmërisë dhe nivelit të sekretit, nuk mund të ndajmë më shumë informacion”, është përgjigjja e përgjithshme e kësaj agjencie.

Ngjashëm u përgjigj për REL-in edhe Prokuroria e Shtetit, ku Departamenti i Terrorizmit punon në rastet që përfshijnë pjesëmarrjen e qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës në fushëbetejat e huaja./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë