Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka zhvilluar një telefonatë të gjatë dhe shumë produktive me homologun e tij rus, Vladimir Putin, dhe se ata kanë rënë dakord që ekipet e tyre të fillojnë menjëherë negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Diskutuam për Ukrainën, Lindjen e Mesme, energjinë, inteligjencën artificiale, fuqinë e dollarit dhe tema të ndryshme të tjera”, tha Trump në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social.
Trump shtoi se ai dhe Putini duan të ndalojnë miliona vdekje që po ndodhin në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, ku vlerësimet për viktimat ushtarake nga të dyja palët, duke përfshirë të vrarët dhe të plagosurit, variojnë midis 1 dhe 2 milionë njerëz.
“Ne ramë dakord të punojmë së bashku, shumë ngushtë, duke përfshirë edhe vizitat në vendet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, ramë dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat”, tha ai, duke shtuar se ishte gati të telefononte presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyyn, për ta informuar atë mbi bisedën.
Zyra e Zelenskyt më vonë e konfirmoi se dy liderët kishin folur në telefon. Vetë Zelensky tha se kishte diskutuar mundësitë për të arritur paqen në një bisedë telefonike të rëndësishme me Trumpit, gjatë së cilës ky i fundit kishte ndarë detaje të bisedës së tij me Putinin. Pas bisedës, Trump tha se Zelensky njëjtë si presidenti Putin, dëshiron të bëjë PAQE.
"Ne diskutuan një sërë temash lidhur me luftën, por kryesisht për takimin që do të mbahet të premten në Mynih, ku zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëheqin delegacionin. Shpresoj që rezultatet e atij takimi të jenë pozitive", shkroi Trump në Truth Social.
Ndërkohë, në telefonatën me Putinin, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Trump shprehu mbështetje për një ndalim të menjëhershëm të armiqësive dhe për zgjidhjen e çështjes përmes mjeteve paqësore.
“Presidenti Putin, nga ana e tij, përmendi nevojën për të eliminuar shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe u pajtua me Trumpin se një zgjidhje afatgjatë mund të arrihet përmes negociatave paqësore”, tha Peskov.
Peskov shtoi se Putini e ftoi Trumpin ta vizitojë Moskën dhe se Rusia është e gatshme të presë zyrtarë amerikanë për bisedime. Telefonata ishte kontakti i parë i drejtpërdrejtë i konfirmuar midis dy presidentëve që kur Trump, i cili është zotuar të ndërmjetësojë një fund të shpejtë të luftës, mori detyrën më 20 janar.
Telefonata u zhvillua përderisa fillimi i luftës në Ukrainë i afrohet trevjetorit të tij dhe përderisa diplomacia intensifikohet përpara Konferencës së Sigurisë në Mynih, që do të mbahet më 14-16 shkurt, ku pritet të marrin pjesë Zelensky dhe zyrtarë të lartë amerikanë.
Në Kiev, Zelensky u takua me sekretarin amerikan të Thesarit, Scott Bessent, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme mbi mineralet kritike të Ukrainës dhe tha se shpreson që të dy vendet të arrijnë një marrëveshje mbi këtë çështje në konferencën në Mynih. Zelensky foli në një konferencë të përbashkët për shtyp me Bessent, i cili i paraqiti një draft fillestar marrëveshjeje gjatë takimit të tyre dhe tha se një marrëveshje për mineralet mund t’i japë Ukrainës një mburojë sigurie sapo të përfundojë lufta me Rusinë.
Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan qasje në mineralet e rralla të Ukrainës. Zelensky ka theksuar se garancitë e forta të sigurisë nga Perëndimi për Ukrainën, me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara, janë thelbësore për çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. Bessent tha se vizita e tij tregoi se administrata Trump është e vendosur për t’i dhënë fund luftës dhe se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Ukrainës kundër agresionit rus.
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar ditën e sotme një bisede tefefonike mes tyre q&eum...
Foto ilustruese SHBA - Ligjvënësit demokratë po kritikojnë ato që sipas tyre janë përpjekje “ekstreme” t&eum...
KOSOVË- Ndërsa Kosova përpunon ende rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, analistët politikë tërheqin vë...
ANGLI- Emigrantët dhe azilkërkuesit që mbërrijnë në Britani ilegalisht, kryesisht duke kaluar Kanalin Anglez me g...
LIBAN- Një ministër i qeverisë së Tripolit u plagos gjatë një atentati. Ministri i Shtetit Adel Jomaa ishte brenda mak...
Scholz GJERMANI- Kancelari, Olaf Scholz ka njoftuar ditën e sotme se kontrollet në të gjithë kufijtë e jashtëm të Gjerma...
RUSI- Kremlini njoftoi sot se një rus është liruar nga një burg amerikan në këmbim të lirimit nga Moska të a...
Samit ne Paris PARIS- Kosova ka marrë pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për teknologjinë...
SHBA- Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur se përpjekja e administratës Donald Trump për t&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ngulur këmbë se integriteti i votës nuk është cenuar dhe se r...