Me urdhër të Ramës, Mali i Zi bllokon emigrantët shqiptarë në kufi, protestuesit marshojnë drejt ambasadës
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Kanë dalë pamjet e hotelit në Santorini që shërbeu si frymëzim për projektimin e vilës në Palasë, që si...
Siria ka filluar evakuimin e banorëve të mbetur të kampit Al-Hol, vendi ku strehoheshin të afërm të luftëtarëve të dyshuar nga i ashtuquajturi grup i Shtetit Islamik (IS). Autoritetet po lëvizin për të pastruar objektin që më parë kontrollohej nga kurdët, sipas zyrtarëve.
Al-Hol, i cili ndodhet në një rajon shkretëtirë të provincës verilindore Hasakeh, ka qenë kampi më i madh i Sirisë që strehonte anëtarë të familjeve të militantëve të dyshuar të ISIS.
Forcat qeveritare e pushtuan kampin që mbahej nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët muajin e kaluar pasi Damasku zgjeroi kontrollin e tij në të gjithë verilindjen e Sirisë.
Që atëherë, mijëra të afërm të xhihadistëve të huaj janë larguar nga kampi për në destinacione të panjohura. Objekti strehonte rreth 24 000 njerëz, kryesisht sirianë, por edhe irakianë dhe më shumë se 6 000 të huaj të tjerë nga rreth 40 kombësi të ndryshme. Sipas shifrave nga OJQ-ja britanike “Rights & Security International”, të përditësuara për herë të fundit në shtator 2025, 11 shtete anëtare të BE-së kanë riatdhesuar gati 1 000 qytetarë të tyre të ndaluar në kampe në verilindje të Sirisë, përfshirë Al-Hol.
Në kamp kanë qenë të strehuar edhe shumë shqiptarë, kryesisht gra dhe fëmijë. E fundit që u riatdhesua nga ky kam ishte Eva Dumani.
Fadi al-Qassem, zyrtari përgjegjës për çështjet e kampit Al-Hol, tha se aty “mungojnë kushtet themelore për banim”, duke nxitur një vendim urgjent për zhvendosjen e banorëve në kampe në provincën e Alepos.
Evakuimi filloi të martën dhe do të përfundojë brenda një jave, tha ai.
Në kulmin e tij, pas disfatës së ISIS-it në Siri në vitin 2019, rreth 73,000 njerëz jetonin në Al-Hol. Banorët janë kryesisht fëmijë dhe gra, përfshirë shumë gra ose vejusha të anëtarëve të grupit ISIS.
Banorët e kampit teknikisht nuk janë të burgosur dhe shumica nuk janë akuzuar për krime, por janë mbajtur në paraburgim “de facto” në objektin e ruajtur me shumë forca sigurie.
SDF deklaroi më 20 janar se ishin detyruar të tërhiqeshin nga Al-Hol. Ushtria i siriane, e cila hyri në kamp të nesërmen, i akuzoi ata për braktisjen e vendit.
Të dielën, agjencia e OKB-së për refugjatët UNHCR tha se kishte “vërejtur një rënie të ndjeshme të numrit të banorëve në kampin Al-Hol në javët e fundit”.
“Qeveria ka informuar UNHCR-në dhe partnerët për planin e saj për të zhvendosur ngarkesën relativisht të vogël të mbetur në ditët në vijim në kampin Akhtarin dhe ka kërkuar mbështetjen tonë për të ndihmuar popullsinë atje”, – tha agjencia në një deklaratë.
“Mbetet e rëndësishme që qeveria të jetë në gjendje të identifikojë shtetasit e huaj që janë larguar (Al-Hol) në mënyrë që të mund të ndiqen proceset e duhura të riatdhesimit”, – shtoi agjencia.
Gratë dhe fëmijët e huaj, përfshirë shumë nga Rusia, Kaukazi dhe Azia Qendrore mbaheshin në seksionin e sigurisë së lartë të kampit, të ndarë nga sirianët dhe irakianët.
Forcat kurde kontrollojnë ende kampin Roj në verilindje të Sirisë, ku mbahen të ndaluar më shumë të afërm të xhihadistëve të huaj. Ai strehon rreth 2,200 njerëz nga rreth 50 kombësi. Edhe aty thuhet se ka shqiptarë.
Autoritetet kurde liruan të hënën 34 australianë nga Roj, por thanë se ata duhej të ktheheshin për shkak të problemeve të koordinimit me Damaskun. Australia ka refuzuar t’i ndihmojë ata.
Ushtria amerikane deklaroi javën e kaluar se kishte përfunduar transferimin e mijëra të dyshuarve të ISIS-it, përfshirë shumë sirianë, por edhe të huaj nga burgjet e drejtuara nga kurdët në Siri në Irak. Ata do të gjykohen në Irak sipas një marrëveshjeje me Uashingtonin.
Human Rights Watch paralajmëroi të martën se rreth 5700 të paraburgosurit e transferuar “janë në rrezik zhdukjeje me forcë, gjykimesh të padrejta, torture, keqtrajtimi dhe shkeljesh të së drejtës për jetë” në Irak.
Një makinë e djegur u gjet në Nea Peramos të Greqisë, pranë vendit ku u gjet i vrarë biznesmeni 27-vjeçar, krim i cili...
Videoja e dëshmitarëve okularë të martën (17 shkurt) tregoi protestuesit duke brohoritur "Vdekje Khameneit" në një varrez&eum...
Një gjykatë indiane dënoi me vdekje tre burra për përdhunimin në grup të dy grave dhe vrasjen e një 26-...
Agjencitë spanjolle të zbatimit të ligjit, të mbështetura nga agjentë doganorë francezë, kanë shkatërruar nj&e...
Gati katër vjet pas nisjes së luftës në Ukraina, presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se 2,000 fëmijë ukrainas janë rikthyer...
Irani nuk po tregohet i fshehtë. Në ushtrimet në një nga rrugët ujore më strategjike në botë, ajo la pak dyshime pë...
Zhvillimi i shpejtë i Kinës në fushën e robotikës u reflektua në aktivitetet e organizuara në kuadër të CCTV Spring...
Organizata e armatosur Hezbollah ka hedhur poshtë vendimin e qeverisë së Libani për t’i dhënë ushtrisë një afat ka...
Doni të blini dyshekë? Kjo është një frazë shumë e njohur edhe për qytetarët shqiptarë. Të shpeshta jan&...
Për botën e jashtme, Adem Savas ishte një peshkatar i përulur me biznesin e tij të varkave. Por pas skenave ai ishte një bos i pam...