Mes viteve 2011 dhe 2024 në Zvicër kanë ardhur 2,5 milionë njerëz; gati 90 për qind e tyre janë nga vendet e Bashkimit Europian. Shumica prej tyre janë të kërkuar nga ekonomia zvicerane.
Sipas statistikave zyrtare çdo vit në Zvicër vijnë nga 70 mijë njerëz nga bota e jashtme. Në vitin 2025 në Zvicër janë trajtuar 31’223 kërkesa për azil. Vetëm 7382 kërkesa janë miratuar. Përveç kësaj, çdo vit rreth 40’000 persona emigrojnë në Zvicër në kuadër të bashkimit familjar.
Qëllimi i nismës së partisë SVP është që popullsia rezidente e përhershme të mos e kalojë kufirin prej 10 milionë banorësh para vitit 2050. Zvicra tani i ka 9,1 milionë banorë. Në rast se më 14 qershor shumica e qytetarëve zviceranë me të drejtë vote e pranojnë iniciativën në referendum, atëherë qeveria do të jetë e obliguar që të ndërmarrë masa kundër emigracionit sapo numri i banorëve të arrijë 9,5 milionë. Masat do të përfshinin kufizimin e numrit të azilkërkuesve që do pranoheshin dhe bashkimin familjar.
A do të jenë të prekur edhe shqiptarët nëse nisma për kufizimin e popullsisë do të miratohet? Ka gjasa, nëse nisma kalon në referendum dhe zbatohet me përpikëri ashtu siç është shkruar. Megjithatë, ekspertët e të drejtës ndërkombëtare dhe të migracionit thonë se zbatimi do të jetë i vështirë. Për shembull: si do të sillen autoritetet nëse një shqiptare nga Kosova me qëndrim të përhershëm në Zvicër do të fejohet me një djalë në Kosovë dhe kërkon bashkim familjar, por numri i popullsisë ka kaluar 9,5 milionë banorë apo i është afruar 10-milionëshit?
Ka edhe një problem tjetër edhe më të madh. Miratimi i kësaj nisme mund të shkaktojë tensione me Bashkimin Europian, i cili - thënë thjeshtë - ka këtë marrëveshje me Zvicrën: ndonëse vend joanëtar, Zvicra, nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale, ka qasje pothuaj të plotë në tregun e përbashkët të BE-së. Për mirëqenien e Zvicrës dhe ekonominë e saj të orientuar nga eksporti kjo qasje është thelbësore. Nga ana tjetër Zvicra ka qenë e shtyrë nga Brukseli të hapë tregun e punës për shtetas të BE-së.
Gazeta britanike “Financial Times” shkroi në shkurt se “nëse nisma miratohet, ajo mund të ketë pasoja të gjera për kompanitë globale të vendit, nga gjiganti i mallrave të konsumit Nestlé deri te kompanitë farmaceutike Novartis dhe Roche, të cilat varen shumë nga talentët e huaj.
Shoqata e biznesit Economiesuisse e quajti këtë një ‘nismë kaotike’ dhe tha se kompanitë zvicerane mbështeten te punëtorët nga BE dhe nga zona e EFTA (Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë) për të plotësuar vendet e punës. Pa ta, kompanitë mund të zhvendosen jashtë, të humbasin të ardhura nga taksat, të ngadalësohet inovacioni dhe të bjerë niveli i shërbimeve”.
Sipas sondazhit më të fundit të publikuar nga shtëpia mediale Tamedia dhe instituti për anketa Leewas nisma radikale për kufizimin e popullsisë ka gjasa të miratohet. 52 për qind e mbi 16’000 të anketuarve do të votonin aktualisht për këtë nismë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
1 Maj23:28
VIDEO/ Pamje dramatike kur motoristi fluturon në ajër pas përplasjes me një makinë me shpejtësi të lartë
Ky është momenti tronditës kur një motorist u hodh në ajër pasi motori i tij u përplas me shpejtësi të lartë m...
BOTA
1 Maj23:04
Tëherani bën një hap pas, i thotë ‘po’ negociatave pa hequr bllokadën detare. Ja çfarë vendos në tryezë
Teherani i dorëzoi Uashingtonit të hënën propozimin e tij të rishikuar për t'i dhënë fund luftës, duke lën&eum...
BOTA
1 Maj23:01
Trump: Kemi dy opsione në Iran, do të preferoja mos ta shpërtheja në erë
SHBA- Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të kanë dy zgjedhje për Iranin, t’i shpërthejnë plotësisht dhe t’i ...
BOTA
1 Maj22:17
Vret veten djali i diplomatëve të njohur që mori trashëgimi 5 milionë dollarë nga Epstein. Mesazhi i familjes
Edward Juul Rod-Larsen, 25 vjeç, u gjet i vdekur në Oslo , në një rast që po zhvillohet paralelisht me hetimin mbi kontaktet e dyshua...
BOTA
1 Maj22:09
Trump i thotë Kongresit se lufta me Iranin ka përfunduar
Shtëpia e Bardhë i ka thënë zyrtarisht Kongresit se e konsideron luftën me Iranin "të përfunduar", pavarësisht pranis&eu...
BOTA
1 Maj21:36
Abuzoi seksualisht me foshnjën dhe e vrau, mësuesi tallej në mesazhe që i dërgonte të dashurit. Çfarë shkruante ai
Një mësues i akuzuar për sulm seksual dhe vrasje të një foshnje që po birësonte i ka dërguar një mesazh të das...
BOTA
1 Maj20:56
Zjarret masive në Itali, evakuohen mijëra persona
Zjarrfikësit italianë po luftojnë prej ditësh me një zjarr të madh pyjor në Toskanë, i cili është përhapu...
BOTA
1 Maj20:53
Demonstrata antiqeveritare e 1 Majit në Turqi, policia arreston më shumë se 500 protestues! Reagon edhe Erdogan
Policia turke raportohet se ka arrestuar më shumë se 500 persona dhe ka qëlluar gaz lotsjellës në demonstratat e 1 Majit në Stambo...
BOTA
1 Maj20:47
Ushtria e Izraelit shkatërron manastirin dhe shkollën në jug të Libanit
Ushtria e Izraelit ka shkatërruar një manastir dhe një shkollë të drejtuar nga Motrat e Shpëtimtarit të Shenjtë në ...
BOTA
1 Maj20:35
Kylie Jenner ul çmimin e vilës luksoze në Hidden Hills vetëm një muaj pas listimit
Kylie Jenner ka ulur ndjeshëm çmimin e rezidencës së saj luksoze në zonën ekskluzive Hidden Hills, vetëm një muaj pasi...