U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Katarit që “të dëbojë apo të ndjekë penalisht terroristët” që janë në tokën e tij.
Kjo thirrje vjen një ditë pasi Izraeli kreu sulme ajrore në Doha të Katarit, duke shënjestruar zyrtarë të lartë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“I them Katarit dhe të gjitha vendeve që strehojnë terroristë, ose t’i dëboni ose t’i sillni para drejtësisë. Sepse, nëse nuk e bëni këtë, ne do ta bëjmë”, tha Netanyahu.
Deklarata e Netanyahut vjen pasi më herët gjatë ditës ministri i tij i Mbrojtjes, Israel Katz, u zotua se shteti do të “veprojë kundër të gjithë armiqve, kudo”.
“Nuk ka vend që ata mund të fshihen”, shkroi Katz në X. “Kushdo që ka marrë pjesë në masakrën e 7 tetorit do të mbahet përgjegjës”, tha ai, duke iu referuar sulmit që Hamasi kreu në tetor të vitit 2023 në Izrael, duke nxitur luftën në Gazë.
Hamasi tha se gjatë sulmeve në Doha të Katarit u vranë gjashtë persona, përfshirë një ndihmës dhe djali i kryenegociatorit të grupit, Khalil al-Hayya, si dhe tre roje dhe një zyrtar i sigurisë i Katarit.
Por, grupi tha se udhëheqësit e lartë i shpëtuan sulmit.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ishte pajtuar me vendimin e Izraelit për të ndërmarrë veprime ushtarake dhe e kishte njoftuar Katarin paraprakisht për sulmet.
Por, Doha tha se kishte pranuar paralajmërimin nga Uashingtoni kur sulmet kishin nisur, shkruan Rel.
Në Katar gjendet selia e byrosë politike të Hamasit. Katari, së bashku me SHBA-në dhe Egjiptin kanë udhëhequr një sërë përpjekjesh që synojnë dhënien fund të luftës në Gazë dhe lirimin e pengjeve që mbahen nga radikalët palestinezë.
Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 dhe rrëmbeu 251 të tjerë. Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 64.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin palestinez – shifra që konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara.
Nepali është përfshirë nga trazira të mëdha pas shpërthimit të protestave kundër korrupsionit dhe bllokimit të...
Tridhjetë persona u plagosën në Pire kur një tramvaj u përplas me një autobus në rrugën Mikras Asias, ndërsa pasagj...
Pensionisti Tomasz Wesolowski shpëtoi me fat të mërkurën kur një dron u rrëzua në shtëpinë e tij ndërsa po shi...
Ajo që filloi si një lëvizje e thjeshtë në rrjetet sociale nga të rinjtë e Nepalit, të njohur si “Gen Z”, ku...
Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në periferi të kryeqytetit të Lituanisë të mërkurën në mëngjes, pas...
Punonjësit francez të shëndetësisë e bënë zërin e tyre të dëgjohet të hënën duke iu bashkuar l&...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar në lidhje me rrëzimin e dronëve rusë në Poloni. “Çfarë po ndodh me Ru...
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e sanksioneve ish-zyrtarë nga Mali i Zi për shkak se ata dyshohet se janë...
Forcat e armatosura të Britanisë do të shqyrtojnë mundësitë për të forcuar mbrojtjen ajrore të NATO-s mbi Polonin&e...
Moti i keq ka prekur Italinë qendrore dhe veriore. Dëme të shumta dhe ndërprerje për shkak të shiut dhe erës janë rapo...