BOTA

Nuk pati paraqitjen e duhur në debatin me Trump, çfarë do të ndodhte nëse Biden do të tërhiqej nga gara presidenciale?

M.B. Përditësimi i fundit 30 Qershor 2024, 08:09
Nuk pati paraqitjen e duhur në debatin me Trump, çfarë do
Joe Biden

SHBA- Paraqitja e presidentit amerikan, Joe Biden, në debatin e parë presidencial të 27 qershorit kundër republikanit Donald Trump, ka rritur dyshimet në mesin e demokratëve, por edhe të publikut të gjerë, nëse ai ka atë që duhet për të shërbyer edhe për një mandat në krye të Shteteve të Bashkuara. Gjatë debatit, Biden, 81-vjeç, hasi në vështirësi që të përfundonte mendimet e tij gjatë debatit, përderisa Trump u pa si fitues i atij debati.

Radio Evropa e Lirë ka biseduar me Todd Belt, profesor i Shkencave Politike në Universitetin George Washington, lidhur me atë se çfarë do të ndodhte nëse Biden tërhiqet nga gara për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Nëse ai tërhiqet, atëherë demokratët do të mbanin Konventën e tyre në gusht, pa e ditur se kush do të jetë kandidati i tyre për zgjedhjet e 5 nëntorit. Një gjë e tillë, sipas Belt, nuk ka ndodhur në dekada.

Radio Evropa e Lirë: Pas paraqitjes të presidentit Joe Biden, në debatin e 27 qershorit, ka pasur thirrje që ai të tërhiqet dhe të lërë dikë tjetër që të sfidojë Donald Trumpin. Çfarë prisni të ndodhë?

Todd Belt: Nëse Bideni nuk dëshiron të largohet, atëherë ai do të jetë i nominuar, sepse ai ka shumicën e delegatëve që do të marrin pjesë në Konventë dhe do ta votojnë atë si kandidat. Ata delegatë ia kanë dhënë besimin Bidenit. Tani, nëse ai nuk dëshiron të jetë i nominuari, ajo që mund të bëjë është të lirojë delegatët e tij nga zotimi i tyre. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë ajo që do të kemi në Konventë është se do të kemi një numër njerëzish që do të dëshironin të ishin presidentë dhe pastaj ata do të tentonin të siguronin votat e delegatëve. Dhe kushdo që arrin shumicën e delegatëve, do të jetë i nominuar [i Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale të nëntorit]. Dhe do të mund të kemi votime të njëpasnjëshme, derisa dikush të sigurojë shumicën.

Radio Evropa e Lirë: Si do të funksiononte ai proces? A do të kishte një debat mes kandidatëve të mundshëm?

Todd Belt: Kjo është interesantja. Ata mund të planifikojnë një numër debatesh, sipas dëshirës dhe dikush mund të dojë që procesi të përmbyllet shpejt. Varet nga mënyra se si ata i vendosin rregullat e Konventës, Komiteti i Rregullave do të ketë shumë pushtet për këtë në Konventë, ju mund të shihni ndoshta dikë si Kamala Harris duke u përpjekur të hyjë në garë për të fituar votat dhe të shpresojë që të fitojë shumicën e kërkuar. Por, në përgjithësi kjo nuk ka ndodhur që nga vitet 1960, kur ne kishim Kennedyn i cili garonte nga radhët e demokratëve. Dhe atëherë ishte një proces paksa ndryshe. Por, kjo ka ndodhur në të kaluarën. Dhe kështu vepronin ata para fushatës zgjedhore të kohës moderne, kur shefat e partisë dhe kandidatët, shkonin te delegatët dhe tentonin t’i bindnin që të mbështesnin një kandidat apo një tjetër. Dhe kur një kandidat nuk merr mbështetjen e nevojshme, atëherë ju keni kandidatët e tjerë që përpiqen ta bindin atë kandidat që t'i mbështesë dhe t'i bindë delegatët e tij që ta mbështesin.

Radio Evropa e Lirë: Nëse Biden tërhiqet, a i tërheq ai delegatët e tij tani?

Todd Belt: Nuk do të prisja që Biden ta bënte këtë deri në Konventën aktuale. Dhe arsyeja për këtë është sepse ne nuk e dimë ende se cilët do të jenë disa nga këta delegatë. Dhe mund të ketë mosmarrëveshje për të gjetur se kush do të jenë kandidatët që do t’i bindin delegatët para Konventës. Nëse do të veprohej kështu, kjo do të dukej vërtet joprofesionale dhe unë do të prisja që ai të bënte një njoftim se do të lirojë delegatët nga zotimi për mbështetjen për të gjatë Konventës. Dhe atëherë do të kishin persona të tjerë, pasi kushdo mund të emërohet në Konventë si kandidati i partisë.

Radio Evropa e Lirë: A do të kishte kohë të mjaftueshme që një figurë e re të fitojë mbështetjen e publikut amerikan?

Todd Belt: Shumica e demokracive të tjera i mbajnë zgjedhjet e tyre shumë më shpejt sesa ne në SHBA. Në fakt, kjo do të jetë gara më e gjatë presidenciale – nëse do të vazhdojmë të kemi këta dy kandidatë – në histori. Ne i njohim shumë mirë të nominuarit, edhe para se të mbahen konventat. Dhe është një proces shumë i gjatë. Shumica e demokracive e përfundojnë një proces të tillë brenda disa javësh. Po ashtu, ne e dimë që Donald Trump ka dëshirë të kritikojë të kaluarën e njerëzve të tjerë. Po ashtu e dimë se Joe Biden po ka vështirësi që ta mbrojë mandatin e tij presidencial. Ndoshta dikush tjetër mund të jetë kandidati që mund ta mposhtë Donald Trumpin sepse ai nuk do të kishte shumë gjëra për të cilat do të mund ta kritikonte një kandidat të ri të mundshëm.

Radio Evropa e Lirë: Nëse Bideni nuk tërhiqet para Konventës, por më pas vendos për diçka të tillë, çfarë do të ndodhte?

Todd Belt: Po, nëse supozojmë se diçka ndodh midis Konventës dhe ditës së zgjedhjeve, këtu gjërat bëhen interesante. Ajo çfarë ndodh është se çështja i kalon Komitetit Qendror të Partisë. Kryetari i partisë mbledh guvernatorët e shteteve të ndryshme dhe krerët e partive nga shtetet e ndryshme dhe në atë mënyrë zgjidhet i nominuari. Pra, në një rast të tillë, kjo çështje bëhet çështje e brendshme e partisë.

Radio Evropa e Lirë: A do të kishte avantazh nënpresidentja Kamala Harris ndaj kandidatëve të tjerë të mundshëm?

Todd Belt: Kjo jodomosdoshmërisht i jep asaj më shumë përparësi, veç nëse mbështetet nga Joe Biden. Nëse ai thotë se ajo duhet ta zëvendësojë dhe i bindë njerëzit se duhet të votojnë për të, atëherë kjo do t’i ndihmonte shumë. Por, vetëm për faktin që është nënpresidente, Harris nuk ka ndonjë avantazh me delegatët. Emri i saj nuk ishte në fletëvotim si kandidate në zgjedhjet partiake dhe asnjë delegat nuk është i lidhur me të. Harris do të duhej ta fillonte garën nga e para.

Radio Evropa e Lirë: A mund ta detyrojnë donatorët Bidenin të tërhiqet duke shkurtuar fondet për fushatën e tij?

Todd Belt: Nuk mendoj kështu sepse mënyra se si janë drejtuar fushatat dikur është që ne kemi pasur këto grante të mëdha që shkonin te partitë kryesore. Dhe kandidatët zbuluan se vetë mund të mblidhnin më shumë para. Prandaj, ata ndaluan së përdoruri këto fonde rreth 12 vjet më parë. Por, ato para janë aty nëse kandidatët mbesin pa fonde, por nuk mendoj se kjo do të ndodhë në këtë rast. Sepse mendoj që Joe Biden ende e mbron argumentin “jam unë, apo personi tjetër”. Në këtë epokë të anshmërisë negative dhe frikës nga pala tjetër, ende mendoj se mund të jetë një mesazh i fortë për të gjeneruar donacione. Nuk mendoj se donatorët do të fitonin nëse do të tërhiqnin fondet e tyre.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë ndikimi do të kishte kjo te demokratët që garojnë për rizgjedhje apo poste shtetërore?

Todd Belt: Unë do të thosha se personat që janë më të shqetësuar janë ata që po garojnë për guvernatorë, për anëtarë të Senatit dhe për legjislatura shtetërore sepse ata shpesh përfitojnë kur kanë një person të fortë që i mbështet, dikush që motivon votuesit të votojnë. Prandaj, kur dikush i fortë nuk është në krye, mund të dobësohet aftësia për të mbledhur vota. Më 2020 ne e pamë të kundërtën, Biden përfitoi nga kandidatë më të dobët për të cilët njerëzit ishin më të motivuar. Kjo mund të ndodhë sërish. Por, me Bidenin që tani duhet i dobët, nuk do të prisja që të ketë efektin e njëjtë si në të kaluarën.

Radio Evropa e Lirë: A ka ndonjë çështje ligjore që mund të dalë në pah dhe të pengojë procesin e gjetjes së një kandidati të ri?

Todd Belt: Nuk ka pasoja të vërteta ligjore sepse nominimet bëhen nga partitë. Partitë vendosin rregullat e tyre. Ky proces nuk lidhet me çështje të ligjshmërisë, përveç faktit që shtetet duhet të vendosin kë të vendosin në fletëvotim. Dhe kështu, ata kanë ligjet e tyre dhe mund t'i ndryshojnë ligjet siç bëri Ohajo. Për shkak se ata [Ohajo] e zhvendosën afatin e tyre përpara Konventës së demokratëve, demokratëve iu desh të bënin diçka që të ndihmonin veten. Por, unë mendoj se pyetja kryesore është se çfarë ndodh nëse ka probleme shëndetësore dhe personi thjesht nuk mund të shërbejë [si president]? Atëherë, nënpresidentja e kandidatit do të kishte më shumë aftësi që të fliste në Komitetin Qendror në periudhën midis Konventës dhe zgjedhjeve dhe këta kandidatë kanë më shumë mundësi që të fitojnë nominimin./ REL

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan