Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se nuk i është paraqitur formalisht ndonjë ide apo propozim që draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga emisari evropian Mirosllav Lajçak, të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën në një intervistë se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak, mund ta dërgojë draftin në Komisionin e Venecias.
“Nuk e kam parë një ide të tillë të prezantuar formalisht. Kurdo që prezantohet tek Presidenca si kreu i shtetit dhe si udhëheqëse e politikës së jashtme, e shqyrtoj dhe pastaj ju njoftoj”, tha Osmani për media pas një vizite në Drenas.
E pyetur nëse do ta mbështeste një propozim të tillë, Osmani tha se “nëse e vlerësojmë se kjo e ndihmon Kosovën, nuk ka ndonjë arsye pse mos ta përkrahim”.
“Është me rëndësi që çdo propozim dhe çdo ide të analizohet vetëm në kontekst të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj", shtoi ajo.
Draftin e BE-së, Kurti e ka cilësuar “non-paper”. Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian, si ndërmjetës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ua prezantoi palëve një draft-statut për Asociacionin, i cili u pranua në parim. Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015.
Më 2015, Gjykata Kushtetuese tha se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionin nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Harmonizimi, sipas Kushtetueses, mund të bëhet përmes akteve nënligjore. Osmani e mbështeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për finalizimin e shpronësimit të mbi 100 parcelave në komunat me shumicë serbe në veri të vendit, duke thënë se ato janë bërë në përputhje me ligjet.
“Përderisa shpronësimet janë në përputhje me ligjet e aplikueshme, Kushtetutën dhe pesë hapat që janë standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si presidente e Republikës e përkrah çdo veprim në interes të sigurisë nacionale dhe qytetarëve pa dallim”, tha Osmani.
Më 5 qershor, Radio Evropa e Lirë raportoi për vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokave në Leposaviq dhe Zubin Potok, i cili përjashton disa parcela private, por vetëm të atyre qytetarëve që e kanë fituar procesin në gjykatë.
Qeveria e Kosovës u kritikua të enjten për këto shpronësime nga ambasadat e QUINT-it në Prishtinë (SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë), Zyra e BE-së Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë (OSBE). Zyra e Kurtit i hodhi poshtë kritikat e tyre të enjten.
“Dje institucionet e Kosovës e kanë dhënë shpjegimin e duhur së si është bërë kjo procedurë, e cila është edhe në interes nacional për shkak të sigurisë së Kosovës”, tha Osmani të premten.
Qeveria e Kosovës ka filluar procesin e shpronësimit në komunën e Leposaviqit dhe atë të Zubin Potokut në mes të janarit të vitit 2023, kur disa toka atje i ka shpallur “pasuri të paluajtshme me interes të veçantë publik - të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik”.
Bazuar në vendimin paraprak të Qeverisë, sipërfaqja e përgjithshme e shpronësimit të planifikuar atëkohë ka qenë rreth 104 hektarë në Leposaviq dhe rreth 33 hektarë në Zubin Potok./ REL
Foto ilustruese KOSOVA- Produktet ushqimore me afat të skaduar ose të prishura për shkak që nuk janë mbajtur në temperatur&eu...
Foto ilustruese GAZA- Sulmet ajrore izraelite në Gazën qendrore i kanë vrarë së paku 18 njerëz, përfshirë fëmi...
Biden Zelensky SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u takua në Paris me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ku njoftoi...
Foto ilustruese BRUKSEL- Në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që kanë nisur më 6 qershor dhe do të mbahen deri më 9 qershor, ...
Foto ilustruese SERBI- Zyrtarët e Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, kanë arritur të premten n&e...
Osmani KOSOVË- Këshilltari për mediat i presidencës së Kosovës, Bekim Kupina ka reaguar pas një deklarate që ka b&e...
HIMALAJE- Ushtria nepaleze njoftoi se këtë vit, se 11 ton mbeturina u mblodhën nga majat e Everestit, Nuptsa dhe Lotsa në Himalajet dhe se...
SHBA- Vapa ekstreme në Arizona ka dërguar 11 persona në spital ndërsa mijëra njerëz prisnin të hynin në një tubim...
Dmitry Peskov RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për rritjen e mbë...
RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë Maria Zakharova tha se Ukraina po përdor raketa të ofruara nga Shtetet e Bashkuara për të...