Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...

SERBI- Më shumë se 20 anëtarë të parlamentit britanik kanë kërkuar një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e politikës së jashtme ndaj Serbisë pas pjesëmarrjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në paradën ushtarake në Moskë më 9 maj.
"Sot i kam shkruar një letër ministrit të Jashtëm, duke kërkuar një ndryshim të madh në qasjen tonë të politikës së jashtme ndaj Serbisë, pas pjesëmarrjes së presidentit Vuçiç në paradën ushtarake në Moskë më 9 maj. Letra është nënshkruar edhe nga 25 parlamentarë të tjerë”, ka shkruar në rrjetin X deputetja britanike Emma Lewell.
Në letër, ndër të tjera, thuhet se Serbia nën Aleksandar Vuçiçin ka forcuar lidhjet me presidentin rus Vladimir Putin, “veçanërisht si i vetmi shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj Rusisë, pavarësisht krimeve të tmerrshme të kryera kundër Ukrainës që nga viti 2014”.
“Për më tepër, presidenti Vuçiç po përpiqet të destabilizojë Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe rajonin më të gjerë të Ballkanit, duke bashkëpunuar ngushtë me Rusinë e Putinit, e cila synon të largojë vëmendjen nga pushtimi i saj i plotë i Ukrainës”, thuhet në letrën drejtuar ministrit të Jashtëm britanik.
Në letër theksohet gjithashtu se gjatë sundimit të Vuçiçit, Serbia ka përjetuar një regres të madh demokratik, me sulme të vazhdueshme ndaj mediave, opozitës politike dhe shoqërisë civile, si dhe korrupsion të përhapur, që ka kontribuar në protestat masive kundër qeverisë së tij në muajt e fundit.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi më 9 maj, gjatë takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, se Moska “vlerëson kursin e pavarur dhe sovran të Serbisë në çështjet ndërkombëtare”. Takimi bilateral ndërmjet Putinit dhe Vuçiçit në Moskë ishte takimi i tyre i parë zyrtar pas më shumë se tre vjetësh nga pushtimi rus i Ukrainës.
Bashkimi Evropian kishte shprehur keqardhje të thellë për udhëtimin e udhëheqjes serbe në Moskë dhe pjesëmarrjen në shënimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore – një ngjarje që Rusia, sipas Brukselit, e shfrytëzon për qëllime propagandistike.
“Nga Serbia pritet të dëshmojë përkushtim të besueshëm ndaj vlerave evropiane dhe të na bindë për orientimin e saj strategjik drejt Bashkimit Evropian”, u tha në një përgjigje me shkrim të një zëdhënësi të Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.
Nga Moska, Vuçiç u tha gazetarëve se Serbia do të vazhdojë rrugën e saj evropiane dhe shtoi se “nëse dikush duhet ta paguajë çmimin e kësaj vizite, ai do të jem unë, jo shteti”. Pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit, autoritetet në Beograd kanë vazhduar të ruajnë marrëdhënie të ngushta me Moskën./ REL
KOSOVË- Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Nd&eu...
KOSOVË- Pas disa përpjekjesh të dështuara për formimin e institucioneve, presidentja e Kosovës, Osmani njoftoi se nga 15 maji do...
KOÇAN- Ajo që po ndodh pas tragjedisë në Koçan është një polarizim selektiv etnik, partiak dhe politik për t&...
ARABIA SAUDITE- Donald Trump, i cili po bën një vizitë zyrtare në mbretëri dhe vendet e Gjirit, kishte vetëm fjalë t&e...
ANGLI- Një 21-vjeçar është arrestuar në lidhje me sulmin me zjarrvënie në shtëpinë e Keir Starmer, ndë...
SHBA- Ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëviz drejt marrëveshjeve tregtare me Britaninë dhe madje edhe me Kinën, Bashki...
BRUKSEL- Brukseli po përgatitet të përdorë kontrolle kapitale dhe tarifa kundër Rusisë nëse Hungaria bllokon zgja...
ARABIA SAUDITE- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Arabinë Saudite, ndalesa e parë e një turneu kat&e...
AUSTRALI- Partia Liberale e Australisë ka zgjedhur për herë të parë një grua si udhëheqëse të saj, me Sussan Ley ...
SHBA- Me një histori të një “miku” të biznesmenit “mbipeshë”, Donald Trump e justifikoi nënshk...