Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se do t’i prezantojë kërkesat e Serbisë, për shkak të “sulmeve substanciale dhe brutale ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës”.
Ai ka thënë se në 72 orët e ardhshme do t’i adresohet publikut për “ato që bashkësia ndërkombëtare nuk i ka përmbushur, për ato që Serbia kërkon, dhe synon të bëjë”.
Presidenti serb i ka bërë këto komente pasi është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Përveç me Lajçakun, ai është takuar edhe me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill. Vuçiç ka thënë se Serbia është gjithmonë gati për dialog.
“Mirëpo, Serbia nuk është gati dhe nuk do të lejojë persekutimin e popullsisë serbe, dhe është e qartë që ky është synimi i vetëm i Qeverisë së Kurtit”, ka thënë ai duke iu referuar kryeministrit të Kosovës.
Presidenti serb ka thënë se në tetor do të prezantojë para Parlamentit serb “propozime me ndikim të gjerë”.
Pas takimit me Vuçiçin, Lajçak nuk ka folur për mediat. Ai ka thënë ditë më parë se do të shkojë në Beograd për t’u përgatitur për takimin e radhës mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.
Sa i përket mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës, Vuçiq ka thënë se ato janë “veprime ilegale dhe kriminale” të Albin Kurtit, dhe që vendet e QUINT-it i kanë dënuar vetëm me fjalë ato veprime.
Bashkimi Evropian, por edhe vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Italia dhe Gjermania) e kanë kritikuar Kosovën, për ato që i kanë konsideruar veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri të Kosovës.
Këto kritika kanë ardhur pasi autoritetet e Kosovës kanë mbyllur më 30 gusht pesë institucione paralele serbe në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe – duke thënë se ato kanë vepruar në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Në institucionet e mbyllura nga autoritetet e Kosovës, më 30 gusht, janë: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.
Në Kosovë ekzistojnë komuna, sipërmarrje publike, kopshte fëmijësh, shkolla fillore e të mesme, dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt prej Qeverisë së Serbisë, dhe gjenden nëpër qytetet ku jetojnë serbët.
Sipas ligjeve të Kosovës, këto institucione janë ilegale. Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për mbyllje të strukturave paralele serbe prej vitit 2013, mirëpo ajo nuk është zbatuar plotësisht.
Gjatë vizitës në Prishtinë, ditë më parë, Lajçak ka thënë se është arritur pajtueshmëri për rundin e ri të dialogut mes kryenegociatorëve – Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit – mirëpo nuk ka dhënë hollësi se kur do të zhvillohet takimi.
Ai e ka konfirmuar që Serbia është tërhequr prej letrës së dërguar në Bruksel vitin e kaluar, në të cilën ka shprehur rezerva për zbatim të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si për Aneksin e zbatimit.
Kryeministrja e atëhershme e Serbisë, Ana Bërnabiq, ia pati dërguar BE-së një letër, përmes së cilës pati thënë se marrëveshja është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës.
Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Lajçak ka thënë së fundmi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se konsideron që shoqëritë në Kosovë dhe Serbi, nuk janë gati për normalizim. Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, prej vitit 2011. Palët kanë arritur disa marrëveshje, por deri tash vetëm disa janë zbatuar./ REL
Millosh Vuçeviç SERBI- Kryeministri serb Millosh Vuçeviç së fundmi është shprehur se ka vetëm dy rrugë...
Foto ilustruese MAL I ZI- Mali i Zi dhe Serbia vazhdojnë të konsiderohen si vende udhëheqëse në procesin e anëtarësimit ...
Foto ilustruese MOSKË- Zyrtarët ukrainas kanë thënë më 10 shtator se sulme të shumta ruse me dronë dhe raketa kan&e...
Foto ilustruese SHBA- Donald Trump dhe zëvendëspresidenti i tij J.D. Vance përballen me kritika të reja nga brenda partisë: Haley,...
Foto ilustruese MADRID- Njerëzit me diabet të tipit 2 kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit t&eu...
Foto ilustruese KORE- Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se Pheniani do të rrisë arsenalin e armëve bërthamore, ka rapo...
ura e shembur VIETNAM- Një urë në Vietnamin verior u shemb pasi u godit nga tajfuni Yagi, i cili ka vrarë më shumë ...
banderola MAL I ZI- Një akt i rëndë është shënuar të dielën në afërsi të kufirit me Shqipërin&e...
Foto ilustruese PAKISTAN- Grupi ekstremist, The Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), ka rifituar terren në veriperëndim të Pakistanit, duke impo...
Foto ilustruese SHBA- Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të klasifikuar mbi strategjinë e saj p&eum...