Dhjetëra avokatë kallëzojnë në SPAK kreun e Policisë së Shtetit
Dhjetëra avokatë, organizata të shoqërisë civile, studentë dhe qytetarë depozituan në SPAK këtë të premte...
Dhjetëra avokatë, organizata të shoqërisë civile, studentë dhe qytetarë depozituan në SPAK këtë të premte...
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të mërkurën një paketë masash legjislative dhe administrative ndaj personave të përfs...
Bashkëpunëtorë shqiptarë dyshohet se kishin lidhje me strukturën financiare të organizatës që pastronte para përmes...
Është shtuar numri i qytetarëve të mbledhur përballë Kryeministrisë, ndërsa situata paraqitet e qetë, pa incidente ...
Disa persona dyshohet se kanë humbur jetën pas shembjes së një ndërtese të papërfunduar në Kenia. Ekipet e shpëtimi...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë të kërkesës së magjistratëve për çështjen e pagave, duke...
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve shqiptarë që t&...
Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacionit para...
“ Janë aktualisht 7 efektivë të pezulluar nga vetë Policia e Shtetit, të cilët i janë shtruar hetimit nga Agjencia e...

Tingëllon si diçka e dalë nga një histori horror, por në Porto Riko ekziston një lloj peme që kap dhe vret zogjtë e vegjël, e më pas ushqehet me lëndët ushqyese që çlirohen nga trupat e tyre.
Pemët Pisonia, të njohura edhe si “pemët që kapin zogj”, janë një dëshmi se natyra mund të jetë jashtëzakonisht e egër. Në degët e tyre mund të shihen trupat e mumifikuar të zogjve të joshur nga këto pemë vrasëse, ndërsa poshtë tyre toka shpesh është e mbuluar me kufoma dhe eshtra zogjsh të ngordhur.
Këto pemë i tërheqin viktimat e tyre në një mënyrë shumë të zgjuar. Ato prodhojnë fruta të vegjël dhe ngjitës, të mbuluar me qindra grepëza mikroskopike. Këto ngjiten në trupin e zogjve që ushqehen me frutat. Nëse shumë prej tyre mbeten të ngjitura, zogjtë mund të bllokohen në degët e pemës, ku ngadalë vdesin nga uria, ose bien në tokë kur përpiqen të fluturojnë.
Megjithatë, rezulton se këto pemë nuk po i vrasin zogjtë qëllimisht. Kjo është një pasojë e padëshiruar e përpjekjes së tyre për të përhapur farat dhe për të siguruar mbijetesën e llojit.
Siç shpjegon Alan Burger, ekolog në Universitetin e Viktorias, i cili i ka studiuar këto pemë për më shumë se 20 vjet:
“Rezultatet e eksperimenteve të mia treguan mjaft bindshëm se Pisonia nuk përfitonte ndonjë avantazh të dukshëm nga ngatërrimi fatal i zogjve.”
Burger zbuloi se ngjitshmëria ekstreme e farave shërben për t’u siguruar që ato të mbeten të kapura pas zogjve detarë, të cilët ushqehen rregullisht me frutat e pemës. Duke qëndruar të ngjitura në puplat e tyre deri në katër javë dhe pa u larë menjëherë nga uji i detit, farat mund të transportohen në distanca shumë më të mëdha.
Kjo u mundëson pemëve të kolonizojnë territore të reja dhe të rrisin shanset për mbijetesën e specieve të tyre.
“Mbajtja gjallë e zogjve është çelësi i shpërndarjes së farave, por një pasojë fatkeqe e farave tepër ngjitëse dhe e prodhimit të tyre në grupe të mëdha është se disa zogj mbeten të bllokuar fatalisht,” thotë Burger.
Pra, këto pemë që vrasin zogj nuk po kryejnë vrasje me paramendim; më shumë bëhet fjalë për një pasojë aksidentale të strategjisë së tyre të mbijetesës. Në fund të fundit, nuk është “vrasje”, por ndoshta mund të quhet me humor “zogvrasje nga pakujdesia”./Piranjat News
Më shumë se 100 ditë pasi bombat amerikane dhe izraelite filluan të binin mbi Iranin, të dyja palët po shpallin fitoren, një...
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov deklaroi se Evropa dëshiron të blejë kohë me çdo mjet të nevojshëm nevojsh&eum...
Kancelari gjerman Merz e përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes SHBA-Iran dhe tha se Gjermania mund të ndihmojë me anije pë...
Thatësira, përmbytje dhe valë të nxehti: shkencëtarët paralajmërojnë se dukuria El Niño këtë herë...
Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për uljen e tensioneve në rajonin e Gjirit Persik...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hedhur poshtë kritikat se lufta me Iranin zbuloi kufijtë e aftësisë së tij për të ush...
Ky është momenti tronditës kur një grup personash të maskuar nxjerrin me forcë një të ri nga një banesë dhe e ...
Ishte prej kohësh ndërmjetësi i padiskutueshëm në negociatat midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara përpara se t&eu...
Një turist 18-vjeçar vdiq në Nju Jork pasi kali që tërhiqte karrocën e tij filloi të vraponte pa pushim nëpër Cen...
Një moment i papritur gjatë Samitit të G7 ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, ndërsa protagonistja e tij u bë vajza e...