Ikën Sokol Sadushi/ Kush do të jetë kreu i ri i Gjykatës së Lartë?
Gjykata e Lartë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të zëvendësojë Sokol Sadushin ...
Gjykata e Lartë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të zëvendësojë Sokol Sadushin ...
Markos Rodrigez Pantoha, i njohur si “fëmija-ujk i Sierra Morenës”, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeç...
Në 7 qershor të vitit të 2024, Gjykata e Arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë përmbylli me vendim të...
Një moment qetësie dhe heroizmi shmangu një tragjedi të mundshme në një autostradë në Suedi, kur dy pasagjerë t&eum...
Disa ndryshime nga më të ndryshmet, duke nisur nga ato sociale tek ato infrastrukturore, i detyrojnë shqiptarët në zona të ndryshm...
Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar, n&...
Sokrat Lipan alias Sokrat Vata dhe 10 persona të tjerë të përfshirë në hetimin për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel ...
Hapet rruga gjyqësore për operatorët e naftës që kanë paditur shtetin për mënyrën e përcaktimit të &cce...
Sezoni turistik i këtij viti, është njollosur nga disa ngjarje të rënda, që kanë pasur për protagonistë edhe staf...
Roberto Galanti, së bashku me mikun e tij Gian Pietro Tonti, u hodh menjëherë në ujë për t’i shpëtuar. “A...
Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja tregojnë momentet kaosi, ku policia franceze përplaset me emigrantët në një plazh në veri të Francës. Përplasja mes tyre ka ardhur pasi, autoritetet franceze po përpiqeshin të pengonin nisjen e një gomoneje drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Në pamjet e publikuara shihen disa persona me jelekë shpëtimi duke hedhur objekte në drejtim të policisë, në përpjekje për të mbajtur efektivët larg gomones. Por, policia përdori spraj dhe më pas çau gomonen me thikë për të parandaluar nisjen e saj. Këto pamje janë publikuar në një kohë kur Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rritur bashkëpunimin për ndalimin e kalimeve me gomone në Kanalin Anglez.
Qeveria britanike ka deklaruar më herët se gjatë tre muajve të fundit janë parandaluar 185 tentativa për kalim me varka të vogla, në kuadër të një marrëveshjeje të re mes dy vendeve, me vlerë rreth 660 milionë paund. Sipas autoriteteve britanike, operacionet përfshijnë ndërhyrje në det, sekuestrimin e gomoneve, motorëve dhe jelekëve të shpëtimit, si dhe arrestimin e personave të dyshuar për kontrabandë.
Pas marrëveshjes së re, në plazhet franceze janë angazhuar edhe njësi shtesë policore, përfshirë një skuadër prej rreth 50 efektivësh të specializuar për kontrollin e trazirave. Autoritetet britanike thonë gjithashtu se që nga marsi janë ndaluar 12 “anije taksi”, të cilat përdoren për të transportuar emigrantë drejt pikave ku nisen gomonet për në Britani.
Rekord prej 230 personash në një gomone
Grupet e kontrabandës duket se kanë ndryshuar taktikat. Sipas autoriteteve, gjithnjë e më shumë persona po futen në një gomone të vetme. Vetëm këtë muaj, 230 persona, një numër rekord, kanë kaluar në një varkë të vetme. Qeveria britanike thekson se numri i kalimeve të suksesshme është në rënie. Deri tani, rreth 15,897 emigrantë kanë kaluar Kanalin drejt Britanisë, 43% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 18% më pak se në të njëjtën pikë të vitit 2024.
Megjithatë, organizatat humanitare paralajmërojnë se shtimi i ndërhyrjeve policore në plazhet franceze mund t'i ekspozojë emigrantët ndaj rreziqeve edhe më të mëdha. Organizata Utopia 56 ka kritikuar përdorimin e forcës nga policia franceze. Organizata pretendon se presioni i shtuar policor po i shtyn njerëzit të ndërmarrin tentativa gjithnjë e më të rrezikshme për të arritur te gomonet.
Përplasje politike për kthimin e emigrantëve
Në Mbretërinë e Bashkuar, Reform UK ka propozuar përdorimin e Marinës Mbretërore për të ndaluar emigrantët në Kanal dhe për t'i transportuar ata drejt Francës ose Belgjikës, duke e cilësuar masën si një zgjidhje humanitare. Franca e ka kundërshtuar këtë ide, duke argumentuar se një veprim i tillë do të përbënte shkelje të sovranitetit francez, si dhe të ligjit detar dhe atij ndërkombëtar.
Sekretarja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, tha se marrëveshja me Francën ka një ndikim të vërtetë, duke parandaluar kalimet përpara se të ndodhin dhe duke goditur rrjetet kriminale të kontrabandës.
Ndërsa Charlie Eastaugh, nga Komanda e Sigurisë Kufitare, deklaroi se bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë dhe se autoritetet do të vazhdojnë të rrisin presionin ndaj grupeve të kontrabandës. Sipas tij, policia franceze po ndërmerr veprime në kushte të vështira dhe të rrezikshme për të parandaluar nisjet e anijeve dhe për të shpëtuar mijëra jetë në det.
El Niño, fenomeni klimatik që po zhvillohet në Oqeanin Paqësor, mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar ndonjëher&eum...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka hedhur poshtë idenë e një “Italie të nënshtruar” dhe ka theksuar nevojën q&...
Më shumë se 50 miliardë dollarë janë shpenzuar tashmë për të transformuar një hapësirë të gjerë...
Një moment qetësie dhe heroizmi shmangu një tragjedi të mundshme në një autostradë në Suedi, kur dy pasagjerë t&eum...
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës disamujore me Shtetet e Bashkuara, duke thek...
Turqia i ka kërkuar Interpolit të lëshojë një njoftim të kuq për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në kuadë...
Një fytyrë djaloshare në një portret identifikues, ndërsa pas saj, sipas hetuesve, fshihet një nga vrasësit me pagesë ...
Më shumë se 750 ushtarë amerikanë janë plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit, sipas të dhënave të Pentag...
Kur Duka dhe Dukesha e Sussex lanë punën për Familjen Mbretërore në vitin 2020 dhe u zhvendosën në Kaliforni, ata sollë...
Gati gjashtë muaj pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua për një fitore të shpejtë ndaj Iranit, konflikti duket se &eu...