Ikën Sokol Sadushi/ Kush do të jetë kreu i ri i Gjykatës së Lartë?
Gjykata e Lartë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të zëvendësojë Sokol Sadushin ...
Gjykata e Lartë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të zëvendësojë Sokol Sadushin ...
Markos Rodrigez Pantoha, i njohur si “fëmija-ujk i Sierra Morenës”, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeç...
Në 7 qershor të vitit të 2024, Gjykata e Arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë përmbylli me vendim të...
Një moment qetësie dhe heroizmi shmangu një tragjedi të mundshme në një autostradë në Suedi, kur dy pasagjerë t&eum...
Disa ndryshime nga më të ndryshmet, duke nisur nga ato sociale tek ato infrastrukturore, i detyrojnë shqiptarët në zona të ndryshm...
Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar, n&...
Sokrat Lipan alias Sokrat Vata dhe 10 persona të tjerë të përfshirë në hetimin për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel ...
Hapet rruga gjyqësore për operatorët e naftës që kanë paditur shtetin për mënyrën e përcaktimit të &cce...
Sezoni turistik i këtij viti, është njollosur nga disa ngjarje të rënda, që kanë pasur për protagonistë edhe staf...
Roberto Galanti, së bashku me mikun e tij Gian Pietro Tonti, u hodh menjëherë në ujë për t’i shpëtuar. “A...

Roberto Galanti, së bashku me mikun e tij Gian Pietro Tonti, u hodh menjëherë në ujë për t’i shpëtuar. “Ajo ishte plotësisht në panik, ndërsa ai ishte në vështirësi të dukshme, dukej sikur nuk dinte të notonte. I kishte sytë të zgurdulluar, dukej plotësisht i tronditur”.
Nga Federico Tommasini, IL RESTO DEL CARLINO
“Ishte ajo që përpiqej ta mbante atë në sipërfaqe, ndërsa makina po fundosej”.
Kjo është pamja që Roberto Galanti ka para syve kur kujton ato momente.
Të mërkurën, së bashku me mikun Gian Pietro Tonti, ai nuk hezitoi të hidhej në portin e Cattolica-s në Itali pasi pa një Golf të përfundonte në ujë me një grua dhe partnerin e saj brenda.
Ismail Picari, 45-vjeçari shqiptar, e kishte futur qëllimisht makinën në ujërat e portit të Cattolica-s, me gruan ende brenda.
Golf-i kishte përfunduar në ujë në hyrje të dokut, në një pikë ku thellësia ishte 3 metra. Dy peshkatarë u hodhën në ujë për t’i ndihmuar burrin dhe gruan.
Intervistë me peshkatarët që shpëtuan gruan dhe burrin
Roberto dhe Gian Pietro, të dy peshkatarë, kanë pas vetes një përvojë të gjatë në det, e cila në ato minuta të trazuara u tregua shumë e vlefshme. Fillimisht për të arritur te të dy në ujë, pastaj për t’i kthyer në bregun e portit.
“Ishim në një bar aty pranë dhe papritur dëgjuam një zhurmë të fortë, të mbytur”, kujton ai. “Pamë njerëzit në breg duke vrapuar sa andej-këndej, shumë prej tyre me telefonat në dorë. Ishin të alarmuar. Kuptuam se kishte ndodhur diçka.”
Kur mbërritët, çfarë skene ju doli përpara?
“Të dy kishin dalë tashmë mbi sipërfaqen e ujit. Kishin arritur të dilnin nga kabina e makinës, por situata ishte dramatike. Ajo ishte plotësisht në panik dhe bërtiste, ndërsa ai ishte në vështirësi të dukshme, dukej sikur nuk dinte të notonte. Ishte ajo që, me shumë vështirësi, po e mbante atë në sipërfaqe.”
Në atë moment u hodhët në ujë bashkë me mikun tuaj.
“Po, por nuk foli asnjëherë. I kishte sytë të zgurdulluar, dukej plotësisht i tronditur, pothuajse në trans. Ajo vazhdonte të bërtiste, ndërsa ai nuk reagonte.”
“Sapo arriti në breg, u ngjit dhe më pas iku me vrap. Në ujë kapej pas çdo gjëje që mund t’i shërbente si mbështetje, edhe sepse e kishte të vështirë të qëndronte në sipërfaqe; ndërsa sapo doli në tokë, vrapoi.”
“Për të kërkuam një litar nga njerëzit që ishin në breg. E lidhëm me të, e tërhoqëm nga lart dhe e shtynim nga poshtë; kështu arritëm ta nxirrnim lart.”
Si mendoni se arritën të dilnin nga makina?
“Unë besoj se i kishin xhamat e ulur dhe arritën të dilnin para se makina të fundosej plotësisht.”
Ju keni një të kaluar si zhytës, vepruat instinktivisht?
“Më erdhi natyrshëm të ndërhyja kur i pashë në atë gjendje. Nuk bëra asgjë të jashtëzakonshme. E rëndësishme është që dolën shëndoshë e mirë.”
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj ish-kreut të ARRSH-s...
Gazetari Osman Stafa ka ngritur shqetësime për rastin e një 17-vjeçareje të shtruar në QSUT, duke kërkuar sqarime mbi kom...
Një pretendim se disa kamera sigurie ishin drejtuar nga biznesi i autorit të plagosjes dje në Shkodër ka qenë shkak i nisjes së ...
Një konflikt që dyshohet se nisi pas ngacmimit të një gruaje në rrugët e Ksamilit përfundoi në mënyrë tragji...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News, ku ngrihen shqetësime serioze për sigurinë e pasagjerëve në...
Florjan Vuka, i njohur edhe me aliasin Vathaj, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga P...
Autopsia e kryer ndaj Ornella Forastefanos ka konfirmuar se 46-vjeçarja italiane humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj sa...
Dy turistë çekë, të moshës 43 dhe 76 vjeç, janë shpëtuar nga forcat e kërkim-shpëtimit pasi mbetën ...
Një violinist profesionist, anëtar me raste i Orkestrës Simfonike të Bourgogne-Franche-Comté në Francë, është a...
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në rrugën ...