Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...

RUMANIA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani ia ndaloi kandidatit pro-rus Calin Georgescu të marrë pjesë në përsëritjen e garës zgjedhore për president. Kandidati i ekstremit të dajthtë Georgescu, fitoi në raundin e parë në muajin nëntor, por votimet u anuluan nga Gjykata Kushtetuese pas akuzave për ndërhyrje nga Moska në favor të tij. Zoti Georgescu tha sot (të hënën) se ai do ta apelojë vendimin te Gjykata Kushtetuese e vendit. Vendimi i Komisionit Zgjedhor në Bukuresht për të mos pranuar kandidaturën e zotit Georgescu nxiti protesta të dhunshme të mbështetësve të tij.
Kaosi shpërtheu në kryeqytetin e Rumanisë të dielën në mbrëmje ndërsa mbështetësit e zemëruar të populistit të ekstremit të djathtë Calin Georgescu protestuan kundër vendimit që e ndalon atë të marrë pjesë në garën zgjedhore. Qindra protestues u mblodhën para selisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Bukuresht, pas shpalljes së vendimit. Disa protestues hodhën copa të kalldrëmit të thyer dhe objekte të tjera ndaj një numri të madh të policisë speciale.
“Dëgjova që Komisioni Zgjedhor ka anuluar kandidaturën e zotit Calin Georgescu. Nuk bëhet fjalë më për atë se kush fiton, por për demokracinë e shkelur nga të gjitha anët. Njerëzve po u tregohet se jetojmë në një diktaturë”, thotë Sisi, mbështetëse e zotit Georgescu.
Nëse Gjykata Kushtetuese nuk e hedh poshtë këtë vendim, tre partitë ultra-nacionaliste, që kanë 35% të vendeve në parlament dhe që mbështesin zotin Georgescu për president, rrezikojnë të mbesin pa një kandidat në zgjedhjet e majit.
“Jam së bashku me dy udhëheqësit e opozitës me të cilët ndaj vlera të përbashkëta. Ne duhet t’iu kërkojmë sërish që të mos bëjmë dhunë , ashtu siç ndodhi mbrëmë. Ne po ecim përpara me besim të fortë për të ardhmen e vendit tonë”, tha zoti Georgescu të hënën.
Kandidati pro rus fitoi raundin e parë të zgjedhjeve. Gjykata Kushtetuese e vendit më pas anuloi zgjedhjet me arsyetimin se u ndikuan nga Moska, në favor të zotit Georgescu përmes një fushate në internet. Tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia hoqi të drejtën për të ri-kandiduar. Analisti politik Kristian Pirvulescu thotë se anulimi i zgjedhjeve nuk kishte të bënte me shtypjen e fjalës së lirë, por me prova për parregullsi financiare.
“Kandidati i të djathtës ekstreme deklaroi zero shpenzime elektorale”, thotë eksperti nga Shkolla Kombëtare e Studimeve Politike.
Elena Lasconi doli kandidatja e dytë më e votuar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Zonja Lasconi, kandidate e partisë progresive “Shpëtoni Bashkimin Rumun” vuri në dyshim vendimin e gjykatës për anulimin e zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke i thënë Zërit të Amerikës se ajo mund të kishte fituar në balotazh.
“Dua të shoh prova. Mendoj se çdo rumun dëshiron të shohë prova sepse më shumë se 9 milionë rumunë votuan vitin e kaluar dhe të gjithë janë të shqetësuar. Është kaq e thjeshtë”, thotë zonja Lasconi.
Analistët vlerësojnë se ka pak gjasa që Gjykata më e lartë e vendit t’a lejojë kandidatit pro-rus të vazhdojë garën zgjedhore në vendin anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Gjykata krijoi një precedent për këtë në muajin tetor kur ia ndaloi një tjetër kandidateje të të djathtës ekstreme garën zgjedhore duke thënë se qëndrimet e saj anti-evropiane dhe pro ruse e bëjnë atë të padenjë për të udhëhequr vendin. Përsëritja e raundit të parë mbahet më 4 maj. Nëse asnjë kandidat nuk fiton mbi 50% të votave, balotazhi mbahet më 18 maj./ VOA
Foto ilustruese ANGLI - Të paktën 32 persona janë shpëtuar pasi një cisternë nafte dhe një anije mallrash u rrëzuan...
SHBA- I dërguari i administratës Trump si negociator për lirimin e pengjeve i cilësoi si “të dobishme” takimet e tij t&eu...
foto ilustruese SARAJEVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca mbështet sovranitetin dhe integritetin e Bosnj...
marco rubio SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka njoftuar ditën e sotme se SHBA ka anuluar zyrtarisht 83% të programeve në USA...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ai do të udhëheqë sërish me ekzekutivin e ri të dal&eum...
Personi i ngjitur në urë LONDËR- Ura ikonë "Tower Bridge" e Londrës është mbyllur ditën e sotme për ...
Pamje nga vendngjarja ANGLI- Autoritetet britanike janë alarmuar pasi një cisternë dhe një anije mallrash u pë...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se situata e sigurisë në Ballkan është "seriozisht e lëkun...
SHBA- Platforma e rrjeteve sociale "X" është rikthyer pas një ndërprerjeje të shkurtër. Ende nuk dihet arsyeja se p&eu...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për procesin zgjedhor. KQ...