BOTA

Presidenti Xi nis vizitën në Serbi në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj ambasadës kineze

E.D Përditësimi i fundit 7 Maj 2024, 15:27
Presidenti Xi nis vizitën në Serbi në 25 vjetorin e bombardimeve
foto ilustruese

SERBI- Vizita e Presidentit Xi Jinping të martën, në Serbi, një vend aleat i Kinës në Evropë, bëhet në një ditë simbolike, 25 vjetorin e bombardimit të ambasadës së Kinës në Beograd në kohën e fushatës ajrore të NATO-s gjatë luftës në Kosovë.

Avionët amerikanë hodhën 5 bomba në ambasadën e Kinës në kryeqytetin serb në 7 maj të 1999. Ndërtesa u përfshi nga flakët, tre shtetas kinezë humbën jetën, 20 persona të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e ngjarjes, e cila, që atëherë, ka rënduar në marrëdhëniet mes dy fuqive.

Presidenti Xi iu referua bombardimeve në një artikull të botuar në gazetën serbe “Politika” të martën, duke shkruar se “nuk duhet të harrojmë se 25 vjet më parë, NATO-ja haptazi bombardoi ambasadën e Kinës në Jugosllavi”, sipas përkthimit të publikuar në median shtetërore kineze.

“Populli kinez e vlerëson paqen, por nuk do të lejojë më kurrë që të ndodhin përsëri tragjedi të tilla”, shtoi ai.

Aleaca ushtarake perëndimore kishte nisur ndërhyrjen ajrore në mars të atij viti për të detyruar Slobodan Milosheviçin që t’i jepte fund spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës.

Aso kohe, Shtetet e Bashkuara kërkuan ndjesë dhe thanë se bombardimi ndaj ambasadës ishte një gabim që ndodhi për shkak të të dhënave të pasakta të shërbimeve inteligjente. Uashingtoni tha se bombardimet kishin si objektiv godinën kryesore të eksportuesit shtetëror serb të armëve, që gjendej në të njëjtën rrugë, në një distancë të afërt me ambasadën.

“Imagjinoni nëse dikush, edhe gabimisht, godet ambasadën amerikane, një nga selitë e saj kudo nëpër botë. Reagimi do të ishte i menjëhershëm”, thotë Sven Biscop, profesor mbi politikat e jashtme dhe të sigurisë evropiane në Universitetin “Ghent” dhe Institutin “Egmont”. “Ndaj, për një vend si Kina, është e qartë se kjo është diçka e madhe. Dhe sigurisht që nuk është harruar”.

Ngjarja shkaktoi zemërim tek qytetarët kinezë dhe nxiti ndjenjat anti-amerikane dhe spekulimet se sulmi ishte i qëllimshëm dhe jo një gabim. Mosbesimi lidhur me incidentin vazhdon edhe sot e kësaj dite. “Ka të ngjarë të mos e dimë kurrë përfundimisht se cila është e vërteta”, tha zoti Biscop. “Por një gjë është e sigurtë. Në luftë, incidente të tilla ndodhin dhe unë zakonisht kam prirjen të anoj nga shpjegimi më i thjeshtë se sa të shpik teori të ndërlikuara”.

Bombardimi shkaktoi tendosje të marrëdhënieve të Pekinit me Shtetet e Bashkuara dhe afroi marrëdhëniet mes Kinës dhe Serbisë. Kina është investitori më i madh i huaj në Serbi dhe partneri i dytë tregtar më i madh pas Bashkimit Europian. Pekini e kundërshtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s dhe që atëherë ka mbështetur synimet e Beogradit për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, të mbështetur nga Perëndimi. Në këmbim, Serbia ka qenë një një aleat besnik i Pekinit dhe u ka hapur dyert, pa kufizime, investimeve kineze prej miliarda dollarësh, edhe pse formalisht kërkon anëtarësim në Bashkimin Europian.

Miqësia mes popullit kinez dhe serb do të na frymëzojë të vazhdojmë përpara. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me miqtë tanë serbë për synimet tona, për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit drejt përparimit, për të shkruar një kapitull të ri në zhvillimin dhe rijetësimin kombëtar dhe drejt ndërtimit të një komunitet kinezo-serb me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, në këtë epokë të re”, shkruante Presidenti Xi.

Sinjalet e mbështetjes së Kinës ishin qartësisht të dukshme para vizitës së Presidentit Xi, të martën dhe të mërkurën. Në Beograd, flamuj të mëdhenj kinezë ishin vënë në muret e godinave të larta si edhe në aksin rrugor që lidh aeroportin me kryeqytetin. Pas vizitës në Serbi, Presidenti Xi do të udhëtojë drejt Hungarisë. Ai pritet të vizitojë vendin e ish-ambasadës kineze dhe të nderojë viktimat e bombardimeve. Aty ku ndodhej ambasada tani gjendet një qendër kulturore kineze. Kompleksi i gjerë thuhet se përfshin një Institutin “Konfuci”, ekspozita, zyra, hapësira banimi dhe një hotel. Ai shihet si simbol i ndikimit në rritje të Kinës në Serbi dhe në mbarë Evropën./VOA

xi jinping

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan