Princi William, trashëgimtar i fronit britanik, ka një pasuri neto prej 1.6 miliardë dollarësh, sipas llogarive të reja vjetore nga Granti Sovran, duke tejkaluar babanë e tij, Mbretin Charles III.
William e mori këtë shumë falë Dukatit të Cornwall-it, një pronë private mbretërore që ai mori në vitin 2022, kur Charles u bë mbret. Sipas të dhënave të publikuara, William kishte të ardhura private prej 28.5 milionë dollarësh në vitet 2025-2026, dhe që kur u bë Princ i Uellsit, thuhet se ka paguar më shumë se 26 milionë dollarë në taksa.
Ndryshe nga ai, Charles ende nuk e ka arritur statusin e miliarderit. Sipas listës më të fundit të të pasurve të Sunday Times, pasuria personale e mbretit 77-vjeçar u vlerësua në 846 milionë dollarë, që është pothuajse 40 milionë dollarë më shumë se një vit më parë.
Dukati i Cornwall-it është burimi kryesor i të ardhurave të William dhe mbulon aktivitetet zyrtare, bamirëse dhe private të tij, Kate Middleton dhe tre fëmijëve të tyre. Pasuria u krijua në vitin 1337 nga Mbreti Edward III për të siguruar të ardhura për trashëgimtarin e fronit dhe sot përfshin rreth 205 milje katrorë tokë në më shumë se 20 qarqe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas gazetës Times, William planifikon të shesë 20 përqind të Dukatit në dhjetë vitet e ardhshme për të kanalizuar më shumë se 670 milionë dollarë në projekte strehimi dhe ruajtjeje të natyrës në zonat Cornwall, Dartmoour, Ishujt Scilly, Bath dhe Kennington.
“Ka kaq shumë gjëra të mira që mund të bëjmë. Mundohem të sigurohem që t’i jap përparësi gjërave që do të përmirësojnë jetën e njerëzve që jetojnë në këto zona.“, tha ai.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
27 Qershor20:49
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të jap&eum...
BOTA
27 Qershor17:59
Tërmet i fortë në Afganistan
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë i shkallës Rihter goditi sot rajonin Hindu Kush në Afganistan, njoftoi Qendra Sizmologjike Evrop...
BOTA
27 Qershor16:51
Mrekulli nën rrënoja! I porsalinduri nxirret gjallë 32 orë pas tërmetit në Venezuelë, e ëma shpëtohet një orë më vonë
VENEZUELË- Një foshnjë e porsalindur është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur, 32 orë pasi d...
BOTA
27 Qershor14:48
VIDEO nga momenti/ Deputetët e kthejnë Parlamentin në arenë boksi
Një përleshje me grushte shpërtheu në parlamentin e Gjeorgjisë të premten (26 qershor) gjatë një seance pyetje-përg...
BOTA
27 Qershor14:44
“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
Nuk është më thjesht verë. Është një rreth i zjarrtë që ka mbërthyer Europën nga jugu në veri, duke ...
BOTA
27 Qershor14:32
Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
Ndërkohë, “dhjetëra” gazetarëve të pavarur turq u është mohuar akreditimi për samitin e udhëheqësv...
BOTA
27 Qershor14:00
Nxehtësi rekord në Bruksel/ Komisioni i BE-së fik kondicionerin...por jo për Ursula von der Leyen
Të premten pasdite, sistemi i ajrit të kondicionuar në ndërtesën Berlaymont, selia e Komisionit Evropian në Bruksel, u fik. Kjo ma...
BOTA
27 Qershor13:29
Trump kërcënon sërish evropianët me tarifa 100%
Rikthehen kërcënimet doganore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për vendet evropiane. T. Tarifat do të zë...
BOTA
27 Qershor12:38
VIDEO shokuese/ Turisti 45-vjeçar del nga hoteli me trupin e minorenes në valixhe
Një turist 46-vjeçar është arrestuar pasi trupi i një vajze 17-vjeçare u gjet i futur në një valixhe dhe i hedhur pr...
BOTA
27 Qershor12:16
SHBA publikon marrëveshjen Izrael-Liban, në fokus çarmatimi i Hezbollahut
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik tekstin e një marrëveshjeje kornizë trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara, Izra...