EMRAT/ Revolta në burgun e Pisas, kush janë shqiptarët organizatorë dhe ai që e transmetoi live në Tik Tok
Katër të burgosur, mes tyre 3 shqiptarë janë akuzuar për organizimin e revoltës në burgun e Pizës në Itali pak dit&...
Katër të burgosur, mes tyre 3 shqiptarë janë akuzuar për organizimin e revoltës në burgun e Pizës në Itali pak dit&...
Thellohet skandali në kopshtin e fëmijëve në Korçë, pas rastit të gjashtë fëmijëve që u paraqitën ...
Një operacion kompleks shpëtimi në det u zhvillua mëngjesin e sotëm për një 49-vjeçare me origjinë shqiptare, e c...
Qeveria ukrainase thuhet se ka vendosur t’i përgjigjet valës së re të bombardimeve nga Moska, me sulme masive ndaj rafinerive ruse, ed...
Gjashtë fëmijë, të cilët dyshohet se janë paraqitur me simptoma të njëjta gastrointestinale, kanë marrë ndihm&...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj në protestën e 126 kundër qeverisë deklaroi se krimi i organizuar është n&...
Altin Fani, një prej njerëzve më të besuar të biznesmenes Vilma Nushi, është emërua drejtor operacional pranë Ope...
Ministria e Mbrojtjes ka sfiduar hapur Prokurorinë e Posaçme SPAK për skandalin “Kayo”. Në 9 shtator, në ditën kur p...
Policia ka arrestuar afganin që dyshohet se është përfshirë në incidentin me të shtëna me armë zjarri, i cili ndodh...
Ndërsa bota po nxiton drejt një epoke tërësisht të digjitalizuar, Shqipëria po mbetet pas, duke shënuar nivelet më t&e...
Propozimi dypartiak për një ligj për Serbinë, i cili i është dërguar Senatit Amerikan, është i rëndësishëm jo vetëm për shkak se pas tij qëndrojnë një senator republikan dhe një demokrat, por edhe sepse “tregon se të dyja partitë i ndjekin zhvillimet në Serbi në mënyrë të pavarur nga qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë”, thotë Olivia Olson, bashkëpunëtore e Qendrës Evropiane të Këshillit Atlantik.
Propozimin për ligj e kanë paraqitur Chuck Grassley, senator republikan, dhe demokrati Richard Blumenthal.
Çfarë propozohet me ligjin për Serbinë?
Në projektligj parashihet, ndër të tjera, vendosja e sanksioneve financiare dhe të vizave ndaj individëve që pengojnë marrëveshjet ndërkombëtare me rëndësi për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përafrimi i politikës së jashtme të Serbisë me politikën e BE-së dhe NATO-s, si dhe distancimi nga ndikimi i Rusisë, Kinës dhe Iranit.
Serbisë i kërkohet forcimi i sundimit të ligjit, hetimi i rasteve të korrupsionit, si dhe një hetim i plotë i rrethanave të tragjedisë së Novi Sadit, shembjes së strehës së çatisë në stacionin hekurudhor dhe vdekjes së 16 personave, si dhe hetimi i, siç thuhet, përdorimit të tepruar të forcës ndaj demonstruesve në Serbi.
Që ligji të hyjë në fuqi, është e nevojshme të miratohet në të dyja dhomat e Kongresit, në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
Para dy muajsh, një projektligj pothuajse identik me këtë, i cili iu dorëzua Senatit për miratim, në fund të gushtit iu paraqit Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit nga kongresmeni republikan Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating.
Projektligji në Senatin amerikan dhe zgjedhjet në Serbi
Duke pasur parasysh zhvillimet intensive në javët para zgjedhjeve, Vuçiçi – i cili më 27 shtator, një muaj para ditës së votimit, dha dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë – është kryesisht i orientuar drejt çështjeve të brendshme, shton Olson.
“Marrëdhëniet e tij me SHBA-në historikisht kanë qenë më të afërta me degën ekzekutive të pushtetit. Dialogu i ri strategjik SHBA-Serbi dhe interesi i administratës për EXPO 2027 në Serbi konsiderohen si kulmi i marrëdhënieve ndërmjet qeverisë së tij dhe administratës së Trumpit”, thotë ajo.
Projektligji, ndërkaq, parasheh edhe pezullimin e dialogut strategjik, i cili pas më shumë shtyrjesh dhe një vit e gjysmë pasi ishte hapur, dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-ve u rinovua me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në fushat e energjisë dhe infrastrukturës në korrik të këtij viti.
Pse është propozimi në Senat “vendimtar”?
Momenti në të cilin propozimligji dypartiak për Serbinë i është dërguar Senatit amerikan për procedurë është vendimtar, vlerëson Ilva Tare, bashkëpunëtore e Qendrës Evropiane të Këshillit Atlantik, në një deklaratë për REL-in.
“Vetë ligji përfaqëson një mesazh të rrallë dypartiak nga të dyja dhomat e Kongresit, të dërguar vetëm tri javë para zgjedhjeve të 25 tetorit”, thotë kjo bashkëbiseduese.
“Edhe Departamenti i Shtetit, në raportin për Ballkanin Perëndimor, thekson se qeverisja e dobët në Serbi krijon hapësirë për ndikimin rus dhe kinez. Megjithatë, gjuha e këtij ligji është më afër përpjekjeve të Brukselit për avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e institucioneve, veçanërisht kur bëhet fjalë për kushtëzimin demokratik”, nënvizon Tare.
“A do ta ndryshojë ky ligj sjelljen e Vuçiçit? Besoj se kjo nuk do të ndodhë brenda natës dhe as pa presion të brendshëm dhe të jashtëm. Gjithashtu, do të duhet të shohim rezultatin e zgjedhjeve dhe nëse rezultatet do të pranohen”, thotë Tare.
Duke shtuar se, me miratimin e projektligjit, Kongresi do të mbante një qëndrim të rëndësishëm, Tare thekson se nisma vjen në një moment të rëndësishëm, duke pasur parasysh se në Serbi më 25 tetor mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në to merr pjesë Lista e Studentëve, si përfaqësuese e lëvizjes studentore, e cila u formua mbi valën e protestave kundër korrupsionit që zgjatën për më shumë se një vit.
Në projektligj theksohet veçanërisht nevoja për mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira, si dhe garantimin e lirisë së shprehjes dhe tubimit.
“Këto zgjedhje gjithashtu mund t’i japin fund politikës së jashtme shumëvjeçare të Vuçiçit për të mbajtur marrëdhënie me të gjitha palët njëkohësisht, ndërsa ky proces mund të shënojë një moment të së vërtetës”, thekson ajo, duke iu referuar politikës shumëvjeçare të Serbisë, e cila bazohet në bashkëpunimin paralel me Rusinë, Kinën dhe SHBA-të, krahas angazhimit për procesin e integrimit evropian.
A do ta ndryshojë Vuçiçi qasjen?
“Vuçiçi nuk do ta ndryshojë sjelljen, pavarësisht gjithçkaje. Ai do të vazhdojë të zbatojë politikën e tij, e cila në thelb konsiston në qëndrimin në pushtet për aq gjatë sa të jetë e mundur”, beson Ivana Strander, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë.
“Por kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse i dërgon një sinjal shumë të qartë opozitës se Amerika po i ndjek hapat e Vuçiçit”, thotë Strander në një deklaratë për REL-in, duke shtuar se “Vuçiçi është mik me Kinën, Rusinë dhe Iranin, ndërsa me miq si Vuçiçi, Uashingtoni nuk ka nevojë për armiq”.
Ajo shton se Vuçiçi paraqitet si shtyllë e stabilitetit, gjë që, sipas mendimit të saj, nuk është e vërtetë.
“Ai është ai që gjithmonë dëshiron t’i rrisë tensionet, pastaj t’i ulë ato dhe më pas të paraqitet si shtyllë e stabilitetit”, përfundon ajo.
Strander nuk ka dilema sa i përket drejtimit nga vjen mbështetja e jashtme për pushtetin aktual në Serbi.
“Në fakt, Putini është ai që ka thënë hapur se shpreson që Vuçiçi të bëhet kryeministër. Kjo në fakt do të thotë se Moska është e gatshme ta destabilizojë Serbinë dhe t’i sigurojë Vuçiçit një pako masash për ruajtjen e regjimit”, thotë ajo.
Vladimir Putini, presidenti i Rusisë, deklaroi në një forum në Moskë para dy ditësh se shpreson që Vuçiçi të jetë kryeministri i ardhshëm serb. Kjo deklaratë deri më tani është i vetmi sinjal se në çfarë drejtimi po shikon Kremlini në prag të zgjedhjeve të ardhshme./Rel
Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e qyteteve të ndryshme të Spanjës, duke kërkuar masa më të forta p&...
Një padi e ngritur muajin e kaluar nga një ish-studente e Universiteti Cornell, e cila pretendon se është përdhunuar në grup n&eum...
Christa Pike arriti që t’u mbijetonte dy dozave të injektimit vdekjeprurës në Tennessee. Gazetari amerikan, Michael Graczyk, ka ndjeku...
Një tjetër urë kryesore e Kievit është goditur nga forcat ruse, duke shtuar presionin mbi infrastrukturën e transportit të kr...
Ministria e Mbrojtjes e Polonisë po përgatit një projektligj të ri që synon të rrisë gatishmërinë e shtetit p&eum...
Numri i personave që paraqitën për herë të parë kërkesë për azil në Gjermani u rrit në shtator krahasua...
Përmbytje të rënda kanë goditur disa zona të Spanjës, duke shkaktuar situata të rrezikshme dhe dëme të mëdha...
Të shtunën në mëngjes, në Selanik u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të protokolleve për dorëzimin dhe marrjen re...
Detaje të reja po dalin nga hetimi për rrethanat e vdekjes së këngëtarit grek Giorgos Mazonakis në klinikën Karneadou n&eum...
Gazetari amerikan Evan Gershkovich ka rrëfyer për herë të parë në detaje përvojën e tij gjatë 16 muajve të k...