Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

SERBI- Studentët e Universitetit të Beogradit e kanë bllokuar ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë (RTS), transmetuesit publik, për ditën e tetë radhazi duke pretenduar se ky medium nuk raporton në mënyrë objektive për protestat e tyre. Studentët kërkojnë që të shpallet konkurs i ri për anëtarët e Këshillit të Organit Rregullativ për Mediat Elektronike (REM).
Ndërkohë, RTS-ja ka njoftuar se, për shkak të rrethanave të vështira të punës, është e detyruar ta përshtatë skemën programore, dhe se ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Publike Themelore në Beograd kundër personave të panjohur organizatorëve të bllokadës, dhe se ka kërkuar reagim nga institucionet ndërkombëtare.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka njoftuar opinionin se, në rast se ndodh ndonjë vepër penale, kryesit do të identifikohen dhe ndiqen penalisht në përputhje me ligjin. Studentët kanë qëndruar para RTS-së pandërprerë edhe gjatë katër ditëve të festës së Pashkëve. Atyre u janë bashkuar atje edhe studentë nga qytete të tjera të Serbisë. Veçanërisht vëmendjen e kanë tërhequr studentët nga Novi Pazari, qytet në Serbi me shumicë boshnjake.
Që nga nëntori i vitit të kaluar, studentët e universiteteve shtetërore në Serbi i kanë bllokuar dhjetëra fakultete dhe kanë organizuar protesta të vazhdueshme, duke kërkuar përgjegjësi dhe ndjekje penale në lidhje shembjen e strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad, si pasojë e të cilës humbën jetën 16 njerëz.
Gjatë bllokadës, RTS-ja po e përshtat programin e tij, duke transmetuar filma artistikë apo dokumentarë në vend të programeve të mëngjesit ose emisioneve të tjera. Emisionet kryesore informative po realizohen si një seri kronikash të regjistruara, pa prezantues në studio, duke përfshirë edhe pamje të përzgjedhura nga televizione të tjera.
Redaksia e RTS-së ka bërë thirrje disa herë për t’i dhënë fund bllokadës, duke deklaruar se bllokimi i objekteve dhe pengimi i punonjësve të shërbimit publik në punën e tyre përbën presion të papranueshëm ndaj një mediumi në të cilin qytetarët kanë besuar për vite me radhë. Gjithashtu, transmetuesi publik ka njoftuar se në rrjetet sociale dhe në sipërfaqe publike po shpërndahen dhe ekspozohen fotografi të redaktorëve dhe gazetarëve të tyre, të cilët paraqiten si armiq të popullit.
Një pjesë e punonjësve të Radiotelevizionit të Serbisë tha më 22 prill se e kupton pakënaqësinë ndaj disa vendimeve redaktuese në programin informativ të televizionit, dhe se nuk dëshiron të identifikohet me to, por se gjithashtu dëshiron që bllokimi i Shërbimit Publik të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të fillojë puna dhe të ndryshohet RTS-ja.
Studentët që po mbajnë bllokadën kanë deklaruar se transmetuesi publik serb “punon kundër të gjithëve neve”, dhe se Rregullatori i Shërbimeve Mediale nuk ekziston.
Studentët e Universitetit të Beogradit po ashtu i kanë dërguar një letër Komisionit për Kulturë dhe Informim të Kuvendit të Serbisë, në të cilën kanë njoftuar se bllokada dhe protesta para RTS-së do të vazhdojnë derisa Komisioni të shpallë thirrjen publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të REM-it.
Që nga nëntori i vitit 2024, Këshilli i Organit Rregullativ për Mediat Elektronike (REM) nuk është funksional, pasi anëtarëve u ka përfunduar mandati, duke pamundësuar kështu marrjen e shumë vendimeve të këtij institucioni.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dënuar bllokadën studentore në Radiotelevizionin e Serbisë dhe ka bërë thirrje që institucionet përkatëse të ndërmarrin masa të ndryshme në ditët në vijim për të rivendosur rendin dhe qetësinë publike. Ai i ka akuzuar studentët dhe qytetarët që i mbështesin ata në bllokimin e RTS-së se po përpiqen me dhunë ta rrëzojnë shtetin dhe themelet e tij.
Pushteti në Serbi, përndryshe, protestat për rrëzimin e strehës i përshkruan si një revolucion me ngjyra që ka për qëllim rrëzimin e dhunshëm të shtetit. Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar të dielën se bllokimi i RTS-së përbën vepër penale, dhe ka shprehur shpresën që të gjitha institucionet kompetente do ta bëjnë punën e tyre.
Bërnabiq ka përsëritur se kërkesat e studentëve janë vetëm një pretekst për ardhjen në pushtet të opozitës. Bashkimi Evropian, ndërkohë, ka njoftuar se është i vetëdijshëm për bllokimin e RTS-së dhe se po e ndjek nga afër situatën e brendshme politike në Serbi. BE-ja ka bërë thirrje për sundim të ligjit dhe institucione të forta, përgjegjëse dhe demokratike.
Kjo nuk është hera e parë që bllokohen shërbimet publike mediale në Serbi. Studentët e Beogradit dhe Novi Sadit u mblodhën papritur më 10 mars para objekteve të mediave publike dhe ua bllokuan të gjitha hyrjet, duke kërkuar raportim objektiv për protestat. Ajo bllokadë zgjati rreth 20 orë./REL
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se administrata e drejtuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po e ...
VATIKAN- Zyra e shtypit e Vatikanit ka dhënë disa detaje më shumë në lidhje me 24 orët e fundit të Papa Françeskut. ...
INDI- Zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance në një fjalim duke bërë thirrje për lidhje më të ngushta midis vend...
ITALI- Një burrë 80-vjeçar hapi zjarr ndaj dy burrave të martën e Pashkëve në parkingun e një qendre tregtare n...
KOSOVË- Vendosja e çmimit prej 5 centë për qeset plastike ka sjellë rezultate të prekshme: importi ka rënë nga ...
ITALI- Qeveria italiane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut. 5 ditët e zisë u vendos&e...
pete hegseth SHBA- Pete Hegseth nuk u bë sekretar i mbrojtjes në SHBA sepse kishte rezymenë e një burri të madh shteti. Por presid...
SHBA- Çmimi i arit ka kapur një nivel rekord prej 3,500 dollarësh për onz gjatë javës së fundit të prillit 2025, duk...
SHBA- Pas një pauze prej shumë vitesh, qeveria amerikane njoftoi se do të fillojë mbledhjen e kredive studentore të pa pagu...
KOSOVË- Prokuroria e Ferizajt i ka kërkuar të martën gjykatës të urdhërojë një muaj paraburgim për gjasht&eu...