BOTA

Protestat masive dhe dorëheqja e Vuçeviç/ Analiza: Bashkimi Europian i shqetësuar, por i heshtur për krizën në Serbi

r.ll Përditësimi i fundit 29 Janar 2025, 13:24
Protestat masive dhe dorëheqja e Vuçeviç/ Analiza: Bashkimi
protestat ne serbi

BRUKSEL- Bashkimi Evropian nuk është deklaruar asnjëherë nëse i mbështet ose jo kërkesat e studentëve në Serbi, të cilët, për gati tre muaj, protestojnë duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Zyrtarët e BE-së kanë bërë deklarata vetëm pas pyetjeve të gazetarëve për situatën në Serbi dhe ato kanë pasur të bëjnë kryesisht me të drejtën demokratike për të protestuar, apo me nevojën për të lejuar punën e papenguar të gazetarëve dhe të aktivistëve të shoqërisë civile.

Për kërkesat konkrete të studentëve, gazetarët nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, i ngarkuar me procesin e zgjerimit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se janë të shqetësuar për incidentet kundër protestuesve dhe se presin hetime të shpejta nga ana e autoriteteve serbe. Ai u ka kujtuar atyre se e kanë detyrim t’i mbrojnë pjesëmarrësit në tubime nga lëndimet apo dhuna.

“Pjesëmarrja e qytetarëve luan një rol jetik në zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike, duke përfshirë promovimin e transparencës dhe llogaridhënies. Këto janë vlera bazë të Bashkimit Evropian dhe Bashkimi Evropian pret që të gjitha vendet kandidate t’i përqafojnë ato”, ka thënë Mercier.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve relevantë në Serbi që ta zgjidhin situatën përmes dialogut dhe të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve.

“Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog politik ndërpartiak. Kjo do të mundësojë që vëmendja dhe energjia të ridrejtohen drejt përfundimit të reformave në fushat e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore, si dhe harmonizimit me rregullat e BE-së, në mënyrë që procesi i pranimit të Serbisë në BE të përshpejtohet”, ka thënë Mercier.

Ditëve të fundit, reagimi i vetëm i qartë dhe i ashpër nga BE-ja ka ardhur pas dëbimit të një grupi aktivistësh të shoqërisë civile më 22 janar, të cilët kanë qenë në Beograd si pjesëmarrës në një konferencë ndërkombëtare. Por, edhe në atë rast, zyrtarët evropianë i kanë anashkaluar kërkesat e studentëve.

Ndryshe nga Bashkimi Evropian, ku çdo qëndrim zyrtar duhet të miratohet nga 27 kryeqytetet e shteteve anëtare, anëtarët e Parlamentit Evropian kanë liri më të madhe për të shprehur pikëpamjet e tyre, të cilat, në përgjithësi, paraqesin edhe pikëpamjet e grupeve politike që ata i përfaqësojnë në këtë institucion.

Grupi i dytë më i madh politik në PE - Socialdemokratët Evropianë - ka shprehur hapur solidaritet me kërkesat e studentëve.

“Grupi mbështet me vendosmëri të drejtën e popullit për të protestuar dhe dënon fuqishëm të gjitha aktet e frikësimit, dhunën ndaj demonstruesve dhe shtypjen e shtetasve të huaj”, thuhet në deklaratën e Socialdemokratëve.

Megjithatë, grupi më i madh në PE, Partia Popullore Evropiane (EPP), ku anëtare e asociuar është Partia Përparimtare Serbe (SNS) e kryeministrit në largim të Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka një qëndrim të vakët kur bëhet fjalë për krizën brenda Serbisë.

“Studentët dhe qytetarët e Serbisë kanë të drejtë në demonstrata paqësore. Autoritetet në Beograd duhet të dëgjojnë mesazhin e qytetarëve dhe, kështu, të nisin një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv të dialogut me të gjithë aktorët politikë dhe shoqërorë. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se Serbisë nuk i duhet radikalizim, por dialog, paqe dhe përkushtim ndaj reformave evropiane”, ka thënë Davor Ivo Shtier, deputet i Partisë Popullore Evropiane, për Radion Evropa e Lirë.

Kjo deklaratë, sipas tij, është koordinuar me të gjithë përgjegjësit si në klubin e EPP-së, ashtu edhe në parti. Në anën tjetër, Grupi i Gjelbër Evropian në Parlamentin Evropian është i mendimit se Serbia është në krizë të thellë dhe se vendi është në një pikë kthese.

“’Korrupsioni vret’ nuk është thjesht një slogan proteste, por një thirrje e madhe për ndihmë, sepse SNS-ja në pushtet ka kapur plotësisht policinë, gjyqësorin dhe median - institucione që supozohet se duhet të mbrojnë demokracinë, por ato po i pengojnë hetimet e pavarura”, ka thënë eurodeputeti nga të Gjelbrit, Vlladimir Prebilliç, nga Sllovenia.

Sipas tij, protestat e tilla, që rrallë janë parë në historinë e Serbisë, janë “thirrje për drejtësi dhe normalitet në një vend të shkatërruar nga korrupsioni i shfrenuar, kufizimet mediatike dhe shtypja e kundërshtarëve”. Ai ka bërë thirrje për plotësimin urgjent të të gjitha kërkesave të studentëve.

“Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Komisionit Evropian që ta kuptojë seriozitetin e kësaj krize”, ka shtuar Prebilliç.

Studentët dhe qytetarët e tjerë të Serbisë kërkojnë përcaktimin e përgjegjësisë politike dhe penale për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.

Aktualisht, ndaj 13 personave janë duke u zhvilluar procedura penale. Gati tre muaj pas tragjedisë dhe protestave të vazhdueshme, kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, dhe kryetari i Novi Sadit, Millan Gjuriç, kanë dhënë dorëheqje.

Këtij akti i ka paraprirë edhe një sulm ndaj një grupi studentësh në Novi Sad. Komisioni Evropian nuk e ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit, duke vlerësuar se kjo është çështje e brendshme politike në Serbi. Tonino Picula, raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se rënia e Qeverisë serbe është rezultat i presionit të vetë qytetarëve të vendit.

“Rënia e Qeverisë serbe, në radhë të parë, është pasojë e presionit në rritje ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit nga publiku vendas, i cili është mobilizuar spontanisht dhe është udhëhequr nga studentët, e jo nga ndonjë dorë e padukshme nga jashtë, siç e ka prezantuar kryeministri i dorëhequr”, ka thënë Picula.

Ai ka shtuar se beson se disa prej politikanëve më me ndikim nga vendet anëtare të BE-së, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e kanë mbështetur hapur presidentin serb.

“Presidentët dhe kancelarët i kanë ofruar Vuçiqit kontrata për blerjen e avionëve luftarakë, për ndërtimin e termocentraleve bërthamore ose partneritete për mihjen e litiumit. Dhe këto për një regjim që tregon përbuzje të hapur ndaj vlerave evropiane, por jo ndaj mjeteve evropiane”, sipas Piculës.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë ka shtuar se ky institucion ka shprehur gjithmonë interesim për rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe gatishmëri për ta ndihmuar atë në atë rrugë.

“Mbetet të shihet se çfarë do të mbizotërojë në të ardhmen e afërt: a do të mbetet e pandryshuar mbështetja politike dhe financiare për autokracinë, edhe pas rënies evidente të modelit aktual të qeverisjes së Serbisë, apo do të mbizotërojë këmbëngulja në standardet e demokracisë liberale, pa të cilat nuk ka përparim në negociata, e sidomos drejt BE-së”, ka përfunduar Picula./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan