Duke folur nga samiti që po mbahet në Kinë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin justifikoi sërish agresionin ndaj Ukrainës, duke fajësuar Perëndimin për nisjen e konfliktit.
Putin shpreh se kriza nisi me grushtin e shtetit në Ukrainë më vitin 2014, të mbështetur nga vendet perëndimore.
Kreu i Rusisë theksoi se aneksimi i Krimesë dhe mbështetja për separatistët ishin reagim ndaj këtyre zhvillimeve.
Më tej Vladimir Putin akuzoi gjithashtu Perëndimin për përpjekje për ta futur Ukrainën në NATO, gjë që sipas tij kërcënon sigurinë ruse.
Në fund në prani të liderëve të Kinës, Indisë dhe Iranit, Putin falënderoi aleatët për përpjekjet drejt paqes, duke përmendur marëveshjen e arritur në një samit me kreun e SHBA-ve, Donald Trump si një hap pozitiv.