Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
Këshillimet dyditore në Villa Borsig në Berlin kanë për synim gjetjen e përgjigjeve për reformat e shumta që e presin vendin në ekonomi por edhe përfunksionimin e kabinetit qeveritar.
Qeveria gjermane e CDU/CSU dhe SPD ka vendosur në agjendë forcimin e aftësisë së konkurrencës së kompanive gjermane dhe reduktimin e shpejtë të burokracisë. "Disa kompani janë në gjendje të rëndë dhe kanë probleme të mëdha. Kjo është arsyeja pse duhet të arrijmë rezultate shpejt", paralajmëroi kancelari Friedrich Merz para takimit.
Steffen Bilger, i partisë CDU sheh po ashtu se ka nevojë për veprim: "Bëhet fjalë për hedhjen e themeleve që Gjermania të mbetet një nga kombet kryesore në botë nesër".
Së pari konsultimet, pastaj vendimet
Ditën e parë do të ketë konsultime mes partnerëve. Përveç Kancelarit Merz dhe 17 ministrave, në tryezë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga biznesi dhe shkenca. Ndërsa vendimet konkrete do të merren në ditën e dytë, në të ashtuquajturën agjenda për modernizim.
Sipas Karsten Wildberger, ministër i Ministrisë për Çështjet Digjitale dhe Modernizimin e Shtetit, kjo agjendë do të përfshijë rreth 80 masa. Ato përfshijnë, për shembull, një portal të unifikuar për regjistrimin online të makinave dhe një portal raportimi të burokracisë ku qytetarët mund të paraqesin sugjerime konkrete për përmirësim. Ulja e burokracisë duhet të rezultojë edhe me uljen e shpenzimeve. Kostot nga burokracia do të ulen me rreth 25 përqind - për shembull, përmes reduktimit të planifikuar prej tetë përqind të personelit federal.
Megjithatë, ministri është i vetëdijshëm se reduktimi i burokracisë nuk mund të arrihet menjëherë. "Vendi është i ngatërruar në shumë nyje, ekonomia është prekur nga burokracia për shumë vite, le të themi 20 apo 25 vite," theksoi Wildberger, ndaj ky është një proces që nuk mund të realizohet shpejt.
Kancelari Merz kërkon ndryshime të shpejta. Ai foli për një "vjeshtë reformash".
Por edhe ai është i vetëdijshëm se kjo duhet të vazhdojë hap pas hapi. "Vjeshta e reformave" do të "pasohet nga një dimër, një pranverë, një verë dhe një vjeshtë tjetër me reforma".
Jo më shumë debate
Përveç reformave, koalicioni CDU/CSU dhe SPD i ka vënë vetes një qëllim tjetër: të sigurojë që vendimet të merren sa më lehtë të jetë e mundur, pa grindje midis partnerëve të koalicionit.
Ka pasur shumë fërkime midis CDU/CSU dhe SPD në javët dhe muajt e fundit. Qoftë për heqjen e taksës së energjisë elektrike për të gjithë, qoftë për zgjedhjen e dështuar të gjyqtarëve të rinj për Gjykatën Kushtetuese.
CDU/CSU dhe SPD kanë nevojë urgjente për sinjale të bashkëveprimit. Në fund të fundit, sipas ARD DeutschlandTrend, 77 përqind e qytetarëve u japin partnerëve të koalicionit një notë të dobët për bashkëveprimin. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ka ardhur koha për konsultimet të përbashkëta për veprim në të ardhmen./DW
"Unë nuk mund të punoj 13 orë në ditë dhe këtë nuk mund ta kërkoj as nga punonjëset e mira", thotë Anni, shefe...
Tre vjet pas sulmit ndaj linjës gazsjellëse Nord-Stream në Detin Baltik u arrestua një i dyshuar i dytë në Poloni. Sipas të d...
Kur qytetarët çekë t’iu drejtohen kutive të votimit këtë fundjavë, shumëkush në Çeki dhe jashtë...
Është rënduar bilanci nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë që goditi Filipinet qendrore të martën. A...
Sporting Lisbon përballet me vështirësi logjistike para ndeshjes së tyre të Ligës së Kampionëve kundër Napolit, p...
I dërguari i SHBA-së në Ukrainë, Keith Kellogg, është pyetur se çfarë do të duhej të bënte Presidenti...
Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka deklaruar se disa pika në planin e presidentit amerikan Donald Trump për Gaz&eu...
Këtë të hënë ka nisur mega-gjyqi “Sky ECC” në Namur të Belgjikës. Plot 58 persona po ndiqen penalisht p&eu...
Kamerat e anijeve tregojnë flotën Sumud duke iu afruar Gazës teksa mbajnë ndihma humanitare për civilët palestinezë, nd&eum...
Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi aftësitë e tij paqeruajtëse në një fjalim para udhëheqësve ushtarakë t&...