Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
HAGË- Sipas raporteve të mediave izraelite, qeveria në Tel Aviv po shikon me ankth drejt Hagës, ku ndodhet Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC). Thuhet se kjo gjykatë mund të lëshojë urdhër-arreste ndërkombëtare këtë javë për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Yoav Galant dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm izraelit, Herzi Halevi.
Të premten e kaluar, Netanyahu komentoi mbi procedimet e mundshme penale para asaj gjykate: Nën udhëheqjen e tij, Izraeli nuk do të pranojë kurrë asnjë përpjekje nga Gjykata Penale për të minuar "të drejtën e tij për vetëmbrojtje", shkroi Netanyahu në platformën X, dikur Twitter.
Çfarë lloj procedimi penal mund të ngrejë GJNP kundër Netanyahut?
Gjykata Ndërkombëtare Penale kryen hetime ekskluzivisht kundër individëve. Gjykata aktivizohet vetëm nëse një person dyshohet, se është përgjegjës për një nga katër krimet themelore në kohën kur kryen një funksion drejtues: gjenocid, krime të rënda lufte, krime kundër njerëzimit ose luftë agresioni.
Që nga viti 2021, GJNP ka hetuar dhunën në Gaza në verën e vitit 2014 dhe krimet e mundshme të luftës kundër atyre që dyshohet se janë përgjegjës në Izrael. Sipas të dhënave të saj, Gjykata po zhvillon hetime me të njëjtën akuzë kundër luftëtarëve të Hamasit. Ka hetime të vazhdueshme edhe për dhunën e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor.
Në të njëjtën kohë, duhet të merren parasysh edhe zhvillimet e fundit në luftë: ajo luftë filloi pasi militantët islamikë Hamas në Izrael vranë rreth 1.200 njerëz dhe rrëmbyen më shumë se 240 pengje më 7 tetor 2023. Hamasi është klasifikuar si një organizatë terroriste nga një numër vendesh perëndimore, duke përfshirë vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-në. Si pasojë e përgjigjes ushtarake të Izraelit ndaj sulmit deri më tani janë vrarë më shumë se 34,000 njerëz, sipas autoriteteve të udhëhequra nga Hamasi në Rripin e Gazës. Ky informacion nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Kur mundet Gjykata Penale Ndërkombëtare të hetojë qytetarët izraelitë?
Në parim, Gjykata Ndërkombëtare Penale mund të aktivizohet vetëm nëse shtetet nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të ndjekin penalisht krimet e lartpërmendura në nivel kombëtar. Për momentin, dhe për shkak të luftës në vazhdim, nuk ka gjasa që gjykatat izraelite të jenë në gjendje të nisin procedimet penale kundër kreut të qeverisë, ministrave ose udhëheqjes ushtarake.
Përveç kësaj, gjykatën duhet të njohë ose vendi i autorit të krimeve – Izraeli nuk e njeh këtë gjykatë – ose vendi ku janë kryer krimet e supozuara. Kjo e fundit mund të veprojë, pasi territoret palestineze kanë aderuar në Traktatin për Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Përveç Izraelit, Gjykatën Ndërkombëtare Penale nuk e njeh as SHBA-ja, Kina, Rusia dhe India, si dhe gati asnjë vend arab dhe Irani. Nëse asnjë nga zonat e prekura nuk është palë e GJNP-së, vetëm Këshilli i Sigurimit i OKB-së me një rezolutë mund të urdhërojë Gjykatën të aktivizohet. Ky ishte, për shembull, rasti kur ishte fjala për Sudanin dhe Libinë.
Çfarë pasojash do të kishte urdhër-arresti për kryeministrin izraelit?
Një urdhër-arresti nuk është një gjykim. Para së gjithash, është një shenjë se GJNP-ja i merr mjaft seriozisht akuzat ndaj një personi të dyshimtë. Siç thekson GJNP në faqen e saj të internetit, kjo gjykatë lëshon një urdhër-arresti vetëm nëse gjyqtarët e gjykojnë të nevojshme që personi në fjalë të paraqitet në gjykim. Prania e një personi është e nevojshme në procesin e ICC. Arsye të tjera mund të jenë se gjyqtarët kanë frikë se i akuzuari mund të ndërhyjë në procedurë ose të kryejë krime të reja.
Megjithatë, duke qenë se Gjykata nuk ka forcën e vet policore për të arrestuar të dyshuarit, nuk ka gjasa që anëtarët e qeverisë izraelite të dalin në gjyq në Hagë.
Por urdhër-arresti do të kufizonte rëndë lirinë e lëvizjes së Netanyahut dhe ministrave të cilët gjithashtu mund të kërkohen, pasi të 124 vendeve që e njohin GJNP u kërkohet të arrestojnë personat e kërkuar nëse gjenden në territorin e tyre dhe t'i sjellin ata në gjykatë.
Për shembull, Vladimir Putin ka qëndruar larg shumicës së takimeve ndërkombëtare që kur gjykata lëshoi një urdhër-arresti kundër tij për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas në Rusi. Presidenti i Federatës Ruse udhëton vetëm në vendet që nuk e njohin GJNP-në.
Çfarë lidhje ka një urdhër-arrest me akuzat për gjenocid?
Hetimi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk duhet të ngatërrohet me akuzën e gjenocidit që disa vende kanë ngritur kundër Izraelit. Republika e Afrikës së Jugut, ndër të tjera, akuzoi Izraelin përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për numrin e madh të të vdekurve gjatë luftës në Rripin e Gazës. Edhe kjo Gjykatë është në Hagë, por nuk heton individë dhe nuk lëshon urdhër-arreste. Gjykata është përgjegjëse për mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve.
Në fund të janarit të këtij viti, GJND-ja njohu "rrezikun e gjenocidit në Rripin e Gazës”. Megjithatë, kërkesa urgjente e Afrikës së Jugut që Izraeli të ndërpresë të gjitha armiqësitë nuk u pranua. Pas këtij vendimi fillestar, gjyqi i gjenocidit ka të ngjarë të vazhdojë për muaj apo vite.
Jorn Rohde KOSOVË- Gjermania do ta mbështesë Kosovën me 90 milionë euro për dy vitet e ardhshme, nga të ...
Foto nga protesta pro-palestineze e 30 prillit në Universitetin e Kolumbisë në SHBA. SHBA- Policia e Nju Jorkut arrestoi dhjetëra prote...
Foto ilustruese BRUKSEL- “Big Bang”, Ribashkimi i madh europian u realizua më 1 maj 2004 me raundin e madh të zgjerimit lindor. Por t...
Foto nga vendi i ngjarjes KINA- Të paktën 19 persona kanë humbur jetën në provincën Guangdong, në Kinë, nga sh...
Harta KROACIA- Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 05:38 ë në Kroaci përgjat...
Foto ilustruese SHBA- Çmimet e naftës ranë me 1% të martën, duke zgjeruar humbjet nga e hëna, si pasojë e rritjes s&eu...
Donald Trump SHBA- Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shkeli urdhrin e gjykatës që e ndalon...
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar “mot jashtëzakonisht të nxehtë” në qytetet verilindore të vendi...
Shpyllëzimi në Amazonën e Brazilit ra me 33.6% në gjashtë muajt e parë të mandatit të Presidentit Luiz Inácio L...
Të gjitha aktivitetet eksploruese të Ocean Gate janë pezulluar. Kjo masë u mor pas fundosjes së Titanit muajin e kaluar, që...