Ditmir Bushati godet Ramën: Raporti i ngushtë Tiranë-Beograd është i gabuar
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kritikuar qasjen e politikës shqiptare ndaj Serbisë, duke thënë se ra...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kritikuar qasjen e politikës shqiptare ndaj Serbisë, duke thënë se ra...
Shqipëria mund t’i mbyllë kapitujt e negociatave me BE-në në vitin 2027, por përpara ka ende shumë punë, veçan&e...
Gjykata e Apelit në Kinë ka rrëzuar dënimin me vdekje për shqiptarin Klaudio Kanani, i akuzuar për trafik droge, duke lën&eum...
Ishte menduar të ishte një mbrëmje e qetë buzë detit në Malaga. Trofeu i Kupës së Botës, të cilin Spanja e kis...
Një turist i huaj ka vjedhur në një sasi të konsiderueshme parash pranë recepsionit të një hoteli në Rinas. Nga pamjet ...
Marisa që shihni në foto vuan nga një sëmundje e rëndë, e cila nuk trajtohet as në Shqipëri dhe as në Greqi. E vet...
Edhe Mimoza Ahmeti ka reaguar pas skandalit të fundit të publikimit të videove intime të kompozitorit Adi Hila. Nëpërmjet një...
Blerina Matraku ka reaguar publikisht pasi u shfaqe në videot intime të kompozitorit Adi Hila, duke zgjedhur të mos mbrohet apo të justifi...
Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një...
Demokratët kërkojnë rikthimin e balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve të Bashkive. Një model i tillë parashikon q&eum...
Në fund të gushtit, NASA u kërkoi partnerëve të saj të përgatiteshin për të ndërtuar një reaktor bërthamor të aftë të përballojë udhëtimet në hapësirë dhe të funksionojë pa mirëmbajtje pranë polit jugor të hënës.
Një plan që deri tani mund të dukej si temë e fantashkencës, agjencia hapësinore amerikane dëshiron ta ketë gati për zbatim deri në dhjetor 2030.
“Nxitimi”, vëren New York Times, nuk është rastësi. Rusia synon të ketë reaktorin e saj bërthamor hënor në funksion deri në vitin 2036, si pjesë e partneritetit të saj kryesisht me Kinën. NASA tashmë e ka përshpejtuar afatin e saj kohor, duke kërkuar të kalojë rivalët e saj gjeopolitikë.
Gara në thelb ka të bëjë me të ardhmen e eksplorimit të hapësirës. SHBA-të dhe Kina po kërkojnë të jenë të parat që krijojnë një bazë të përhershme në Hënë, të kërkojnë burime të tilla si akulli i ujit dhe ta përdorin hënën si një platformë nisjeje për misione më të thella në Sistemin Diellor.
Kontrollimi i aksesit në burimet e Hënës shihet si thelbësor për këtë strategji. Të dy superfuqitë e shohin një reaktor bërthamor si një element kyç të kësaj ambicieje. Ato planifikojnë të aktivizojnë reaktorët e tyre vetëm pasi të arrijnë në Hënë.
Por shkencëtarët paralajmërojnë se qeveritë po veprojnë shumë shpejt, në një kohë kur eksplorimi i hapësirës ka regjistruar tashmë dështime serioze. Në 6 vitet e fundit, disa raketa kineze, amerikane dhe ruse kanë dështuar dhe shpërthyer, ndërsa një anije ruse për ulje në Hënë u rrëzua. Në të njëjtën kohë, mbeturinat hapësinore bien rregullisht në Tokë.
Një dështim i reaktorit bërthamor mund të ketë një efekt domino. Mbeturinat që bien mund të përhapin material radioaktiv, siç ndodhi në Kanada në fund të viteve 1970. Në mënyrë të ngjashme, një shpërthim ose shkrirje në sipërfaqen e Hënës mund t’i bëjë zona të tëra të papërdorshme.
“Gjithmonë do të ketë një garë hapësinore, dhe nëse i shtoni kësaj energjinë bërthamore, ajo mund të marrë një kthesë potencialisht shumë më të rrezikshme”, – paralajmëron Edwin Lyman, drejtor i sigurisë bërthamore në Unionin e Shkencëtarëve të Shqetësuar.
Një analizë e specifikimeve teknike, dokumenteve të prokurimit dhe kërkimit akademik, si dhe bisedat me njerëz të industrisë, zyrtarë qeveritarë dhe kritikë të planeve, zbulon se si Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po e çojnë përpara këtë ambicie bërthamore. Në të njëjtën kohë, ato “ndriçojnë” një aspekt thelbësor të bashkëpunimit ruso-kinez në Hapësirë, një aleancë që Presidentët Xi Jinping dhe Vladimir Putin e kanë promovuar personalisht.
Energjia bërthamore duket të jetë misioni i vetëm kyç në programin hënor që Kina ia ka besuar partnerit të saj rus. Dhe kjo për shkak se asnjë vend nuk ka më shumë përvojë në këtë fushë sesa Rusia.
Moska ka lëshuar më shumë se 30 reaktorë bërthamorë në orbitë, kryesisht në vitet 1970 dhe 1980, të integruar në satelitë të epokës së Luftës së Ftohtë. Ajo gjithashtu mbetet një nga fuqitë kryesore në botë në energjinë bërthamore civile.
Rusia gjithashtu kontrollon furnizimin më të madh të disponueshëm të një karburanti bërthamor që konsiderohet ndër më të sigurtit për misionet hapësinore: uraniumin e papasuruar. Në Shtetet e Bashkuara, ky karburant është në furnizim të kufizuar. “Rusia praktikisht nuk ka konkurrentë në fushën e energjisë bërthamore hapësinore”, – tha për agjencinë ruse të lajmeve TASS Mikhail Kovalchuk, president i Institutit Kurchatov, i cili është i përfshirë në projektimin e reaktorit hënor rus.
NASA, nga ana tjetër, po përpiqet të kapë ritmin. Agjencia amerikane lëshoi një reaktor në vitin 1965, por ai u çaktivizua pas një dështimi të anijes kozmike që nuk lidhet me këtë. Që atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar më shumë se 20 miliardë dollarë në programet e energjisë bërthamore hapësinore, pa vendosur një reaktor tjetër operativ.
Gara për të ndërtuar reaktorin e parë hënor nuk ka të bëjë vetëm me eksplorimin, por edhe me shfaqjen e fuqisë. Presidenti Donald Trump e ka bërë supremacinë amerikane në hapësirë axhendën e tij “Amerika e Para”. Si Xi Jinping ashtu edhe Vladimir Putin kanë bërë deklarata të ngjashme.
Ukraina ka nisur të përdorë në fushëbetejë një pajisje të re kundër dronëve me fibra optikë. Ajo funksion...
Një incident i ri sigurie është regjistruar në Ngushticën e Hormuzit, ku një anije cisternë është goditur nga nj&eu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Barriera di Milano të Torinos, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka tentuar të vra...
Protestat masive në Francë kanë shkaktuar dëme të mëdha në shkolla. Sipas zyrtarëve rajonalë, dëmet në rr...
Tre lëkundje të njëpasnjëshme u regjistruan mesditën e së dielës në provincën e Adanës, në Turqi. Të...
Në Parlamentin grek pasditen e së dielës u ngrit, pasi një person i panjohur telefonoi në numrin qendror të Parlamentit dhe parala...
“Të hani vakte të lehta dhe të hidratoheni”. Kjo ishte këshilla e fundit që mjekët e spitalit të Campobassos i dh...
Shtëpia e Bardhë ka krijuar një task-forcë për të vlerësuar rreziqet dhe mundësitë që paraqet inteligjenca art...
Mbetet e pazbardhur prej më shumë se tre vitesh zhdukja e çiftit britanik Anthony “Tony” Dinis, 73 vjeç, dhe bashkëshor...
Moti i keq ka shkaktuar përmbytje të mëdha në Kretë, duke sjellë dëme të konsiderueshme në banesa, rrugë, infr...