BOTA

REL: Asnjë përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

E.D Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 20:41

REL: Asnjë përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se do ta dërgojë një delegacion të nivelit të ulët për bisedime me zyrtarët rusë në Stamboll. Shpresat për ndonjë përparim në përfundimin e luftës në Ukrainë u zbehën pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shmangu pjesëmarrjen në këto bisedime.

Bisedimet e para të drejtpërdrejta mes dy vendeve në më shumë se tri vjet janë planifikuar të zhvillohen më 15 maj në Stamboll dhe do të mbahen në mënyrë private, pa praninë e mediave.

Por, pas vendimit të Putinit për të mos marrë pjesë dhe për ta dërguar në vend të tij një delegacion teknokratësh, që Zelensky i përshkroi si "dekorativë", optimizmi është i vogël se këto bisedime do t'i afronin palët drejt përfundimit të konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

"Për fat të keq, ata nuk janë mjaftueshëm seriozë për sa i përket negociatave", u tha Zelensky gazetarëve në Ankara, pas një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke shtuar se ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov do ta udhëheqë delegacionin ukrainas.

Zelensky mbërriti në Ankara më herët gjatë ditës, edhe pse tashmë ishte bërë e ditur se Putin nuk do të udhëtonte për të marrë pjesë në bisedime.

Ai gjithsesi u takua me Erdoganin në kryeqytetin turk, por nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll, duke thënë: "të gjithë e dimë kush i merr vendimet në Rusi".

Zelensky kishte deklaruar më herët se ishte i gatshëm të takohej vetëm me Putinin dhe jo me zyrtarë të tjerë të nivelit të ulët nga Moska.

Pritshmëritë se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të merrte pjesë në bisedime u shuan, kur një deklaratë e Kremlinit njoftoi se Putin kishte nënshkruar më 14 maj një urdhër për të emëruar katër negociatorë dhe katër ekspertë që do të përfaqësojnë Rusinë.

Trump, i cili po zhvillon një vizitë katërditore në disa vende të Lindjes së Mesme, kishte thënë më herët se mund të ndalej në Turqi, nëse kjo do ta bënte Putinin të merrte pjesë.

“Nuk e di nëse ai [Putini] do të shkonte, nëse unë nuk jam atje”, u tha Trump gazetarëve nga Air Force One më 14 maj, teksa po fluturonte nga Arabia Saudite në Katar.

“E di që ai do të donte të isha atje – dhe kjo është e mundur. Nëse do të mund ta ndalonim luftën, do ta konsideroja me seriozitet”.

Mediat amerikane raportuan se të dërguarit amerikan, Steve Witkoff dhe Keith Kellogg, pritet të jenë në Stamboll.

Deklarata e Kremlinit konfirmoi se zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Aleksandr Fomin, i cili kishte marrë pjesë në bisedimet e para mes palëve pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, do të jetë pjesë e delegacionit rus.

Delegacioni do të drejtohet nga Vladimir Medinsky, këshilltar i Putinit, i cili gjithashtu kishte marrë pjesë në rundin e fundit të bisedimeve më shumë se tre vjet më parë. Medinsky konsiderohet si një figurë me ndikim në promovimin e pretendimeve historike të Rusisë ndaj një pjese të madhe të territorit ukrainas dhe ka qenë autor i disa librave shkollorë me interpretim nacionalist të historisë ruse, që janë kontestuar nga historianë të pavarur.

Ndër negociatorët e emëruar është edhe Igor Kostyukov, drejtor i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës (GRU) – agjencia e inteligjencës ushtarake të Rusisë. Kostyukov është përmendur nga Kremlini si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse.

Përzgjedhja e delegacionit rus për bisedimet e para të drejtpërdrejta me Ukrainën, pas më shumë se tre vjetësh, po shihet si një degradim i qëllimshëm diplomatik, sipas ekspertëve që folën për Current Time.

Margarita Zavadskaya nga Instituti Finlandez për Çështje Ndërkombëtare tha se delegacioni është “një listë pa emra të njohur”, i udhëhequr nga ish-ministri Vladimir Medinsky, të cilin ajo e cilësoi si “të tërhequr politikisht”.

“Kjo mund të jetë një përpjekje për të zvarritur apo shmangur përfshirjen në nivel të lartë”, tha ajo, duke shtuar se mund të jetë edhe një taktikë për të mos e provokuar presidentin amerikan, Donald Trump, ndërkohë që Putin mban hapur mundësinë për manovrim.

Analistja ukrainase, Olesya Yakhno, tha se përfshirja e zyrtarëve të lartë ushtarakë rusë tregon se temat ushtarake do të jenë në fokus. Por, ajo paralajmëroi se nuk priten rezultate konkrete: “Asnjëri prej tyre nuk ka autoritet për të marrë vendime përfundimtare pa aprovimin e Putinit”.

Ajo shtoi se bisedimet duhet të përqendrohen në çështje praktike, si përcaktimi i vijës së armëpushimit, dhe jo në tema të pazgjidhura si statusi ligjor i territoreve. “T’i vësh këto në tryezë tani vetëm do të bllokojë përparimin”, tha ajo.

Negociatorët kishin zhvilluar disa runde bisedimesh në mars të vitit 2022 në Bjellorusi dhe në Turqi, por ato bisedime u ndërprenë pa rezultat.

Presidenti ukrainas, Zelensky, i cili kishte sfiduar Putinin për një takim ballë për ballë në bisedimet që do të zhvillohen në Stamboll, deklaroi më herët gjatë javës se mungesa e Putinit është një sinjal i qartë se ai nuk është i interesuar realisht për paqe.

“Po pres të shoh kush do të vijë nga Rusia. Më pas do të vendosim çfarë hapash duhet të ndërmarrë Ukraina”, deklaroi Zelensky, më 14 maj.

Ai kishte shprehur gatishmërinë për një takim të drejtpërdrejtë me Putinin pas thirrjes së këtij të fundit për bisedime direkte. Megjithatë, Zelensky kishte theksuar se nuk do të pranonte të takohej me një delegacion rus, por vetëm me presidentin Putin.

Putin kishte propozuar negociata direkte, “pa asnjë parakusht”.

Bisedimet synojnë të çojnë drejt një marrëveshjeje paqeje midis Kievit dhe Moskës, për t’i dhënë fund konfliktit më të rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithatë, mungesa e presidentëve ka zbehur ndjeshëm pritjet për ndonjë përparim të madh në këtë proces.

Skepticizmi për suksesin e bisedimeve ishte i pranishëm edhe para se të bëhej e qartë se as Putin dhe as Trump nuk do të merrnin pjesë.

Ambasadori i Lituanisë në Suedi, Linas Linkevičcius, i tha televizionit Current Time se edhe pse të gjithë dëshirojnë një përparim, ai nuk sheh asnjë bazë reale për këtë, pasi qëndrimet fillestare të të gjitha palëve janë thellësisht të ndryshme.

“Nuk po flitet për interesat e Ukrainës, për përgjegjësinë ligjore [të Rusisë], e cila është thelbësore për të gjitha krimet që janë kryer nga ajo dhe udhëheqësi i saj”, tha Linkevicius. “Nuk mund t’i anashkalojmë këto dhe të pretendojmë sikur gjithçka është në rregull dhe po vazhdojmë si zakonisht”.

Linkevicius parashikoi se Rusia do të mbajë fjalime për “shkaqet rrënjësore” të konfliktit dhe vetëm pasi të adresohen ato, mund të jetë e gatshme të flasë për një armëpushim të mundshëm. “Me fjalë të tjera, nuk do të ketë armëpushim sërish”, tha ai. “Ata do të zvarriten për të fituar kohë dhe, sipas mendimit tim, për t’u përgatitur për një ofensivë verore”.

Në një intervistë për gazetën franceze Le Monde, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, deklaroi se mungesa e Putinit më 15 maj në Turqi do të jetë një tregues se “Moska nuk dëshiron paqe dhe nuk është e gatshme për negociata serioze”.

“Ne nuk i besojmë Rusisë... Por duam ta përfundojmë këtë konflikt dhe jemi të gatshëm të pranojmë çdo format negociatash”, tha Yermak për Le Monde.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, ka mbërritur në Antalia, në bregdetin jugor të Turqisë, ku sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po kryeson një takim joformal të ministrave të jashtëm të aleancës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili pritet të marrë pjesë në bisedimet për paqe bashkë me përfaqësuesit Steve Witkoff dhe Keith Kellogg, u takua me Sybihan më 14 maj në margjinat e takimit të NATO-s.

Sybiha shkroi në rrjetin X se kishte shpjeguar “vizionin e Zelenskyt për përpjekjet e mëtejshme për paqe” gjatë “kësaj jave kritike”. Ai tha se me Rubion “diskutuan në detaje logjikën e hapave të ardhshëm dhe ndanë qëndrimet tona”.

Ndërkohë, Rusia ka vazhduar valën e sulmeve me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës gjatë javëve të fundit, pavarësisht thirrjeve për armëpushim.

Kryetari i përkohshëm i qytetit Sumy, Artem Kobzar, tha se sulmet në këtë rajon më 14 maj shkaktuan vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve – numri i të vdekurve më pas u rrit në tre./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan