BOTA

"Rendi evropian dhe global në rrezik", sfidat e sigurisë mbledhin në takim ministrat e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor

M.B. Përditësimi i fundit 23 Qershor 2024, 14:46
"Rendi evropian dhe global në rrezik", sfidat e sigurisë
Foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian është duke e rritur bashkëpunimin me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme. BE-ja e konsideron këtë si prioritet, pasi sfidat për sigurinë e këtij rajoni janë të ngjashme me ato që përballet edhe BE-ja. Për këtë temë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më 24 qershor në Luksemburg. BE-ja përgatiti një dokument orientues për bashkëpunimin me vendet e rajonit në këtë fushë dhe ai do të diskutohet në takimin e përbashkët ministror.

“Sfidat që lidhen me politikën e jashtme dhe të sigurisë, janë gjithnjë e më komplekse në rrethanat e tashme gjeostrategjike dhe kjo e vë rendin evropian dhe global në rrezik”, thuhet në dokumentin që pa Radio Evropa e Lirë.

“Rëndësia e unitetit, vlerave të përbashkëta dhe qëllimi i përbashkët brenda familjes evropiane janë gjëra parësore, sidomos me partnerët që aspirojnë t’i bashkohen BE-së. Duke qëndruar së bashku me BE-në - gjë që po ashtu reflektohet përmes përshtatjes së partnerëve tanë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë - është një shenjë e orientimit strategjik, të bazuar në vlerat dhe parimet e përbashkëta, sidomos për respektimin e sundimit të ligjit dhe të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet po ashtu në këtë dokument.

Aty përmendet se si vendet e Ballkanit Perëndimor, krahas procesit të integrimit të tyre në BE, e kanë rritur edhe pjesëmarrjen në proceset evropiane, në fushën e politikës së jashtme dhe atë të sigurisë. Kjo thuhet se është bërë përmes samiteve të rregullta BE-Ballkani Perëndimor, pjesëmarrjes së vendeve të rajonit në takime të përbashkëta ministrore, ngjarjeve të nivelit të lartë të BE-së, bashkëpunimit në shmangien e sanksioneve ndaj vendeve të treta, bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare, si OKB dhe OSBE, por edhe bashkëpunimit ushtarak dhe zhvillimit të forcave të rendit.

Bashkimi Evropian thuhet se është duke i ndihmuar vendet e rajonit edhe në proceset e pastrimit të minave, në luftën kundër manipulimit dhe dezinformimit që vjen nga jashtë, sidomos nga Rusia, si dhe në goditjen e grupeve të krimit të organizuar. Për BE-në, siç thuhet në dokument, me rëndësi është edhe bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe trafikimit të armëve. Angazhimi më i madh i BE-së në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor është misioni Althea në Bosnje e Hercegovinë, i cili përbëhet prej rreth 1.600 trupash, si dhe misioni në fushën e rendit dhe ligjit në Kosovë, EULEX.

“Vitin e fundit, misioni i EULEX-it në Kosovë ka dhënë kontribut jo vetëm në ruajtjen e sigurisë në Kosovë, si reaguesi i dytë, por edhe në përmirësimin e sundimit të ligjit. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja [mes Kosovës dhe Serbisë] ka shërbyer jo vetëm si platformë për avancimin e normalizimit të raporteve, por edhe për parandalimin e tensioneve dhe menaxhimin e krizave“, thuhet në dokumentin e BE-së.

Aty përmendet edhe ambicia e BE-së për të forcuar edhe më shumë angazhimin e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, edhe para se këto vende të bëhen anëtare formale të bllokut.

“Ne duhet ta intensifikojmë angazhimin politik në të gjitha nivelet, përfshirë edhe përmes vizitave të rregullta dhe të koordinuara“, thuhet në këtë dokument.

Bashkimi Evropian si prioritet të angazhimit në rajon e sheh avancimin e procesit të pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut që lehtëson vetë. Prioritet është edhe vazhdimi i asistencës për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, si dhe ndihmës për luftimin e manipulimit dhe dezinformimit. Si ndihmë e veçantë përmendet edhe plani për rritje dhe reforma në vendet e Ballkanit Perëndimor që e ka miratuar tashmë BE-ja, e që ka për qëllim përshpejtimin e përgatitjes së tyre për t’u bërë anëtare të BE-së.

BE-ja pret që vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë ta japin kontributin e tyre edhe në ndihmat për Ukrainën, e cila është duke luftuar kundër pushtimit nga Rusia. Ndonëse në dokument nuk përmenden veç e veç vendet e rajonit, të gjitha ato - me përjashtim të Serbisë - kanë përshtatje të plotë me qëndrimet e Bashkimit Evropian në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Serbia, ndërkaq, nuk i ka mbështetur sanksionet që Bashkimi Evropian i ka vendosur kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Diskutimi të hënën në takimin e ministrave konsiderohet si kontribut në përpjekjet e përgjithshme të BE-së që të arrijë një konvergjencë sa më të madhe me vendet e rajonit në të gjitha fushat. Prej tyre, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina ose i kanë hapur tashmë negociatat për anëtarësim në BE, ose janë vende kandidate. Kosova vetëm se ka aplikuar për anëtarësim në këtë bllok në vitin 2022./ REL

be ballkani perendimor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan