U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...

BRUKSEL- Shefi i NATO-s,Mark Rutte, në fund të vitit bëri të ditura përparësitë e Aleancës për 2025, përmes një fjalimi ogurzi ku theksoi se lufta është shumë afër pragut të aleancës ushtarake.
"Mjafton një ditë që të udhëtosh me makinë nga Brukseli në Ukrainë” – tha ai gjatë një fjalimi në muajin dhjetor nga Carnegie Europe. "Bombardimet ruse po ndodhin shumë pranë. Afër po fluturojnë dhe dronët iranianë. Dhe jo shumë larg, po luftojnë ushtarët koreano-veriorë”.
Rutte shfrytëzoi këtë rast për të kërkuar mbështetjen e publikut për rritjen e shpenzimeve dhe investimeve për mbrojtjen, jo vetëm për të forcuar sigurinë europiane, por edhe për të ndihmuar Ukrainën dhe ndaluar Rusisë që të përparojë më tutje.
Më shumë shpenzime për mbrojtjen nënkupton fitore ndaj Trump?
Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga ana e anëtarëve europianë të NATO-s do të ndihmonte aleancën në sfidën e saj për të menaxhuar një president amerikan të papërballueshëm si Donald Trump. Ndërkohë që të gjithë presidentët e viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar kombeve europiane për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen e tyre, Trump është i vetmi i cili ka kërcënuar se do t'i braktisë anëtarët e Aleancës të cilët nuk kanë mundur të paguajnë më tepër.
Në përpjekjen për të fituar ndaj këtij presioni të Trump, gjatë vitit të fundit, shumë shtete europiane e arritën pragun prej 2% të PBB për mbrojtjen. Tani, teksa Trump përgatitet të bëjë betimin si president, thuhet se NATO mund ta çojë këtë përqindje nga 3-4.
"Na duhet më shumë kohë që të konsultohemi me njëri-tjetrin dhe të vendosim saktësisht se në çfarë niveli duhet të jenë shpenzimet. Por do të jenë patjetër më shumë se 2%” – konfirmoi Rutte. "Më lejoni të jem krejt i sinqertë me ju: nëse doni thjesht të shpenzoni më tepër dhe jo më cilësisht, atëherë duhet të arrini kuotën prej të paktën 4%”.
Ekspertët thonë se Trump me shumë mundësi do të votojë për 4% dhe aleatët europianë do të jenë të këshilluar mirë për të ofruar marrëveshje që ai i konsideron si të duhurat.
"Europianëve u nevojitet që t'i ofrojnë marrëveshje të mirë Shteteve të Bashkuara” – thotë për DW Gesine Weber, studiuese pranë "Fondit Marshall” në Gjermani (GMF). "Një model në të cilin SHBA-të mund të ishin ‘prapavijë' ose një ‘mbrojtësi i çasteve të fundit', ndërkohë që europianët japin siguri për të gjithë mbrojtjen europiane dhe përmbushin të gjitha kriteret”.
Përpjekjet dhe mangësitë europiane në forcimin e NATO-s
Anëtarët europianë të NATO-s kanë rënë dakord se u nevojitet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e tyre, duke marrë përsipër të prodhojnë më shumë dhe të mbushin boshllëqet logjisitike.
Në vitin 2024 NATO organizoi "Steadfast Defender”, stërvitjen më të madhe ushtarake të saj që nga Lufta e Ftohtë. Në dhjetor vendosi të rishikojë strategjinë e luftës hibride të hartuar në vitin 2015, pas shtimit të rasteve të dyshuara për sabotazh me urdhër të Moskës gjatë viteve të fundit.
Ka gjithashtu një përpjekje të bashkërenduar për të shtuar trupat e pozicionuar në kufijtë e NATO -s. Gjermania, për shembull, ka vendosur që të dërgojë 5 mijë ushtarë në Lituani deri në vitin 2027.
Anëtarët europianë të NATO-s përballen me një disavantazh specifik kur vjen puna tek inteligjenca, mbikqyrja dhe aftësitë zbuluese, si: satelitë që vëzhgojnë territorin e armikut ose helikopterë transporti që mund të mbajnë pajisje të përmasave të mëdha apo numër të madh trupash në distanca të largëta.
Përmirësimet e vitit të ardhshëm përfshijnë edhe këtë sektor, por ekspertët mendojnë se nevojitet më shumë se një dekadë për rritjen e këtyre kapaciteteve për të cilat, europianët për momentin varen krejtësisht nga Shtetet e Bashkuara.
"Europianët kanë pak satelitë dhe do të duhen 10-15 vjet për të mbushur këtë boshllëk, por sfida parësore për shtetet europiane është që të bëjnë gati paratë për projekte të tilla” – tha për DW Rafael Loss, studies i politikave në Këshillin Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili ka në qendër të punës së tij studimin e sigurisë dhe mbrojtjes në zonën e Euro-Atlantikut.
Përfitimet e NATO-s shkojnë përtej Atlantikut Verior
Aleatët europianë të NATO-s argumentojnë se aleanca jo vetëm garanton siguri dhe prosperitet në të dyja anët e Atlantikut, por përforcon përgjigjen e Uashingtonit ndaj Pekinit, në rajonin Indo-Paqësor.
Ata kanë përmirësuar lidhjet me katër partnerët e tyre, të ashtuquajturit "AP4”: Australinë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut dhe Japoninë, me qëllim përballimin e partnertitet "të pakufishëm” mes Kinës dhe Rusisë. Bashkëpunimi i NATO-AP4 pritet të sjellë më shumë shkëmbim informacionesh të inteligjencës gjatë vitit 2025.
"Aleatët po përpiqen t'i tregojnë Trump se brakisja e NATO-s do t'ia bënte shumë më të vështirë atij përballjen me Kinën” – thotë Loss.
Si do ta menaxhojë Trump Ukrainën? "E panjohura e madhe”
Ndërkohë që pushtimi rus në Ukrainë hyn së shpejti në vitin e tretë dhe udhëheqësit europianë kanë ripërsëritur mbështetjen e tyre për Kievin, gjithsesi nuk ka dyshime se nëse SHBA-ja ndërpret ndihmën, atëherë Europa s'do të ishte në gjendje të plotësonte më pas hapësirat boshe.
Shkurtimet e buxhetit kombëtar kanë bërë që edhe shtetet më të pasura europiane të bëjnë premtime më të përmbajtura për Ukrainën, veçanërisht pa ditur nëse SHBA, mbështetësja kryesore financiare dhe ushtarake e saj, do të vazhdojë me të njëjtën linjë.
"Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ishte një tjetër ‘pikë madhore fërkimi' brenda Aleancës” – thotë për DW Kristine Berzina, drejtuese e "GMF Geostrategy North” në Uashington.
Shtetet europiane të NATO -s e mbështesin në përgjithësi anëtarësimin e Ukrainës në Aleancë - me Gjermaninë paksa ‘më jashtë vije' - por nëse administrata Trump është kundër zgjerimit, atëherë ky angazhim do të ishte i kotë.
Sipas Berzinës, presidenti ukrainas Zelenskyy ka qenë shumë i qartë në qëndrimet e tij, se e ardhmja e Ukrainës duhet të jetë në NATO. Por ajo shtoi se zëvendëspresidenti i ardhshëm amerikan, JD Vance "ka shprehur dyshime rreth kësaj trajektoreje”.
Presidenti francez Emmanuel Macron e mikpriti Zelenskyyn në rihapjen e katedrales së "Notre Dame” pak javë më parë. Ekspertët thonë se qëllimi ishte që të zbuste qëndrimin e Trump rreth Ukrainës dhe të ndikonte në favor të Kievit.
Por askush nuk e di se si do të veprojë Trump. "Kjo është një e panjohur e madhe” – thotë Loss./DW
Tesla LAS VEGAS- Autori që drejtoi një Tesla Cybertruck që shpërtheu jashtë hotelit Trump në Las Vegas ishte një ushtar ...
vendngjarje KALIFORNI- Një avion i vogël u rrëzua në një ndërtesë tregtare në Kaliforni të enjten, duke vrar&e...
bore ne Britani BRITANI- Një paralajmërim tre-ditor për motin u lëshua në Mbretërinë e Bashkuar të enjten, pas...
refugjate ukrainas SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka kërcënuar se do të shkurtojë mbështetjen financiare p&e...
Cecilia Sala ITALIA- Italia i ka bërë thirrje ambasadorit të Iranit për lirimin e menjëhershëm të një gazetari ita...
LINDJE E MESME- Të paktën 54 persona u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës të enjten, duke përfshirë t...
KORE E JUGUT- Autoritetet e Koresë së Jugut kanë pezulluar një përpjekje për të arrestuar presidentin e fajësuar Yoon ...
SHBA- Do Kwon, sipërmarrësi koreano-jugor i kriptomonedhave i cili ishte përfshirë në krijimin e dy monedhave dixhitale që humb&...
SHBA– Të dhënat paraprake të hetimit nga sulmi i përgjakshëm i ditës së parë të vitit të ri në Nj...
SHBA- Personi brenda Teslës së tipit ‘Cybertruck’ që shpërtheu dhe u përfshi nga flakët para hotelit të kompani...