BOTA

Rënia e Qeverisë, disfatë për Vuçiçiç apo blerje kohe

E.D Përditësimi i fundit 30 Janar 2025, 15:39

Rënia e Qeverisë, disfatë për Vuçiçiç

SERBI- Me dorëheqjen e kryeministrit, a e ka pranuar pushteti në Serbi, i udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç, humbjen? Tre muaj pas vdekjes së 15 personave nga shembja e strehës së rindërtuar të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad dhe më shumë se dy muaj pas fillimit të protestave të studentëve, kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, dhe kryetari i Komunës së Novi Sadit, Millan Gjuriq, dhanë dorëheqje.

Aktualisht, Qeveria serbe është në mandat teknik dhe do të vazhdojë ashtu deri në zgjedhjen e një të reje, ose deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Vuçeviq dhe Gjuriq nuk dhanë dorëheqje në ditët pas aksidentit, por një ditë pasi një grup sulmuesish rrahën disa studentë në Novi Sad me shkop bejsbolli.

Tash për tash, nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar se sulmuesit ishin anëtarë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet - gjë që u spekulua pas deklaratave të Vuçiqit më 28 janar se sulmuesit ishin “djem që dolën nga ambientet e partisë” në Novi Sad.

Ai shtoi se “është e papranueshme që njerëzit e partisë ta bëjnë këtë, pas thirrjes për dialog”.

Qendra për Gazetari Hulumtuese (CINS) raportoi se që nga fillimi i protestave, kishte më shumë se 50 sulme ndaj studentëve, përfshirë përplasje nga makinat dhe goditje me shkopinj, grushte e shqelma.

Në shenjë proteste dhe solidariteti, studentët nisën të enjten një shëtitje dyditore nga Beogradi për në Novi Sad, për të treguar se dorëheqjet nuk janë të mjaftueshme dhe se ata do të vazhdojnë me aksionet e tyre.

Por, e sigurt është se me dorëheqjen e kryeministrit, ky pushtet në Serbi - tashmë në vitin e trembëdhjetë - ka bërë lëshimin më të madh ndonjëherë.

Timothy Less, nga Qendra për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, thotë për Radion Evropa e Lirë se ai e sheh rënien e Qeverisë serbe si dështim të Vuçiqit.

“Ai pësoi një goditje politike që është, gjithashtu, një pranim i heshtur i përgjegjësisë. Kjo konfirmon akuzat e protestuesve se tragjedia në Novi Sad është rezultat i korrupsionit dhe keqmenaxhimit. Nëse ai do të mund të qëndrojë në pushtet pas kësaj, do të varet prej zhvillimeve të ardhshme në Serbi”, thotë Less.

Dushan Spasojeviq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, thotë se Vuçiq po luan me kartën e fundit që ka.

“Dorëheqjet e kryeministrit dhe kryebashkiakut nuk janë një gjë e vogël. Janë, sigurisht, pranim i disfatës dhe fitore për studentët protestues. Por, janë edhe përpjekje për ta tërhequr krizën aty ku ia del më së miri - te partitë politike, Parlamenti dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja”, thotë Spasojeviq.

Less, në anën tjetër, thotë se Vuçiq është duke zbatuar njëkohësisht dy taktika të ndryshme.

“E para është sakrifikimi i Qeverisë, me ç’gjë blen kohë për të negociuar ndoshta me protestuesit dhe për të arritur ndonjë zgjidhje. Këtë e sugjerojnë edhe thirrjet e tij për dialog. Nëse kjo nuk i ka sukses, ai qartazi do të shpallë zgjedhje të reja”.

“Pra, luan me dy skenarë. Nëse i pari nuk i funksionon muajin e ardhshëm, llogarit në fitore në zgjedhje dhe, në atë mënyrë, në shuarjen e protestave”, thotë Less.

Spasojeviq supozon se Vuçiq do t’i peshojë opsionet në periudhën e ardhshme dhe do të përpiqet ta zgjedhë atë që është më pak e rrezikshme për të.

“Nëse vlerëson se blerja e kohës do t’i sjellë dobi, atëherë do të shkojë në një lloj ristrukturimi të Qeverisë. Nëse e sheh se kjo nuk i mjafton, atëherë mund të përpiqet të shpallë zgjedhje, por, në atë rast, do të hyjmë në një krizë të thellë”, vlerëson Spasojeviq.

Kur Kuvendi i Serbisë konfirmon dorëheqjen e kryeministrit, fillon edhe periudha 30-ditore për zgjedhjen e qeverisë së re.

Nëse nuk zgjidhet, shpallen zgjedhjet e reja.

Duke u thirrur në raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendas, opozita në Serbi pretendon se nuk ka kushte për zgjedhje të ndershme.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, në dhjetor të vitit 2023, Misioni vëzhgues i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) raportoi se fushatën e dominoi pjesëmarrja e presidentit të shtetit, i cili, duke i dhënë mbështetje Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet, krijoi kushte të padrejta.

“Mekanizma efektivë për të parandaluar frikësimin dhe presionin ndaj votuesve nuk u zbatuan”, vlerësoi ODIHR-i.

Misioni dha, gjithashtu, 25 rekomandime për përmirësimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë rishikimin e listave të zgjedhësve dhe parandalimin e abuzimit me burime shtetërore dhe institucione publike.

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë që t’i zbatojë këto rekomandime në raportin e tij të fundit për progresin e këtij vendi.

Shumica e partive opozitare, nga të cilat studentët distancohen, janë kundër zgjedhjeve të reja, pasi, sipas tyre, nuk ka kushte të drejta për mbajtjen e tyre.

Pushteti, në anën tjetër, thotë se kushtet për zgjedhje janë demokratike, ndërsa Vuçiq përsërit vazhdimisht se “pushteti fitohet ekskluzivisht me zgjedhje”.

“Unë nuk do t’i shmang konsultimet. Vuçeviq tashmë ka nisur bisedimet me Partinë Socialiste të Serbisë dhe Ivica Daçiqin, i cili ka thënë se nuk është pro zgjedhjeve. Ne do t’i vazhdojmë bisedimet me të tjerët”, tha Vuçiq më 28 janar.

Pas rënies së Qeverisë së Serbisë, seanca e Kuvendit në të cilën do të mbahej votëbesimi për ekzekutivin, u shty deri në një njoftim të dytë.

Partia Përparimtare Serbe, e udhëhequr nga ish-kryeministri Vuçeviq, ka 112 nga 250 deputetët e Kuvendit të Serbisë, ndërsa partneri më i madh i koalicionit, Partia Socialiste e Serbisë, ka 13.

Koalicioni qeverisës përfshin edhe parti të tjera më të vogla.

Majin e kaluar, 152 deputetë votuan pro zgjedhjes së qeverisë, ndërsa 61 votuan kundër.

Spasojeviq beson se qeveria kalimtare është e vetmja rrugëdalje e mundshme nga kriza aktuale. Ai thekson se kjo qeveri me mandat të kufizuar do t’i kishte dy detyra.

“Një, përmbushja e kërkesave, dhe dy, përgatitja e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thotë Spasojeviq.

Qeveria serbe, e cila tani është në dorëheqje, u formua më 2 maj të vitit 2024, me zgjedhjen e Millosh Vuçeviqit kryeministër.

Më 18 janar, Vuçiq i përsëriti opozitës se nuk do qeveri kalimtare.

“Nuk ka qeveri të re pa zgjedhje”, tha Vuçiq.

Zgjedhjet parlamentare në dhjetor të vitit 2023 ishin të 14-tat në Serbi që nga hyrja e sistemit shumëpartiak.

Zgjedhjet e vitit 2012, të cilat sollën në pushtet Partinë Përparimtare Serbe të Vuçiqit, ishin zgjedhjet e para të rregullta në 15 vjet.

Gjykata e Lartë e Novi Sadit ngriti aktakuzë kundër 13 të dyshuarve për vdekjen e 15 personave dhe plagosjen rëndë të dy të tjerëve në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor.

Kërkesat e studentëve për ndalimin e protestave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin.

Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale.

Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Less beson se Vuçiq do të përpiqet të negociojë me studentët.

“Ai do të përpiqet të bëjë disa lëshime. Nëse nuk arrin, do të dalë në zgjedhje”, sipas tij.

Vuçiq tha më 27 janar se të gjitha kërkesat e studentëve janë përmbushur dhe u bëri thirrje atyre që të angazhohen në dialog.

Ai tha se është duke u bërë publikimi i mëtejmë i dokumentacionit për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit dhe kjo, sipas tij, do të thotë se shteti “ka dhënë gjithçka që ka”./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan