Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

GREQIA- Në fillim të prillit u mbytën të paktën shtatë emigrantë, ndër ta dy fëmijë, për shkak se varka e tyre - sikurse dyshohet - u përplas nga një anije e rojes bregdetare greke. Agjencia Evropiane e Mbrojtjes Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) e klasifikon këtë incident si tepër serioz. Aktualisht Frontex-i po kryen një numër hetimesh lidhur me shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut në kufirin grek.
Megjithatë shpesh nuk ka prova të qarta se forcat greke të sigurisë po i dëbojnë me forcë refugjatët që ata të rikthehen në Turqi ose në ujërat turke. Shpesh nuk është më e mundur të përcaktohet nëse një anije kishte arritur vërtetë të hynte në ujërat territoriale greke. Athina e mohon me forcë se ka dëbime sistematike dhe se refugjatët deportohen përtej kufirit pa pasur mundësinë që kërkesa e tyre për azil dhe mbrojtje të gjykohet individualisht.
"Një shkelje e tillë e ligjeve evropiane sigurisht që do të kishte pasoja për punën tonë", thotë Lars Gerdes, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Agjencisë Kufitare të BE-së, Frontex. Ai nuk e përjashtom as mundësinë që Frontex-i qëllimisht mbyll sytë ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut. "I ngarkuari ynë për të drejtat e njeriut, i cili punon në mënyrë të pavarur nga agjencia, po heton aktualisht të dhënat për shkelje të mundshme", tha Gerdes. "Shkeljet, sigurisht, mund të kenë pasoja, dhe kjo është arsyeja pse drejtori ynë ekzekutiv, Hans Leijtens, i shqyrton ato me kujdes dhe personalisht."
Greqisë mund t'i ndërpriten ndihmat financiare
Si rezultat drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kufitare të BE-së, Frontex, mund t'i kërkojë Komisionit të BE-së t'i ngrijë ndihmat financiare ose të fillojë kundër Greqisë procedurat për shkelje të rregulloreve. Vetë Frontex mund ta zvogëlojë mbështetjen e tij, për shembull, të tërheqë disa nga pajisjet.
Aktualisht agjencia kufitare e BE-së i ofron Greqisë burime të konsiderueshme. Siç shpjegon Zëvendësdrejtori Gerdes "Për shkak të ishujve të shumtë dhe kufijve të gjatë detarë, Greqia luan një rol të rëndësishëm në kontekstin e migrimit të paligjshëm në Evropë." Prandaj Frontex-i aktualisht e mbështet Greqinë me pothuajse 700 kufitarë, automjete patrullimi, nëntë anije dhe një avion.
Sigurimi i kufijve të jashtëm të BE-së, dhe mbikëqyrja e njëkohëshme e respektimit të të drejtave të njeriut, është shpesh një akt balance për zyrtarët e Frontex-it, sidomos për faktin se komanda operative është deri tani gjithmonë përgjegjësi e shtetit anëtar të BE-së që është përgjegjës për kufirin përkatës./ DW
KANADA- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke përgëzuar kryeministrin kanadez Mark Carney për fitoren e tij n&...
EUROPA- Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një ndërprerje masi...
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një intervistë për Corriere della Sera, e përshkroi takimin e presidentit amer...
KANADA- Miliona kanadezë votuan të hënën në zgjedhjet e parakohshme federale, të cilat janë përqendruar kryesisht n&eu...
VATIKAN- Pas vdekjes së Papa Françeskut, duhet të zgjidhet një Papë i ri. E ashtuquajtura konklavë, nga radh&eu...
KANADA- Partia Liberale e udhëhequr nga Mark Carney ka dalë fituese në zgjedhjet federale në Kanada. Carney ka mbajtur fjalimin e tij t&eu...
KANADA- Partia Liberale e kryeministrit kanadez Mark Carney ka fituar zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vendin e Amerikës s&...
foto ilustruese SERBI- Studentët serbë të hënën i dhanë fund një bllokade dyjavore të zyrave të transmetuesit...
SHBA- Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldber...
SPANJË- Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpalluar gjendjen e jashtëzakonshme pasi një ndërprerje e energjisë elektrike mbar&e...