Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
BRUKSEL- Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të mblidhen të enjten në Bruksel për një samit dyditor, temat kryesore të të cilit do të jenë shpërndarja e pozitave kyçe drejtuese në institucionet e bllokut dhe agjenda strategjike për pesë vjetët e ardhshme, si dhe Ukraina dhe Lindja e Mesme.
Udhëheqësit e shteteve anëtare duhet t’i emërojnë presidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri. Meqenëse është një paketë, ata duhet të bien dakord edhe për emrin e presidentit të ardhshëm të Këshillit Evropian, emërimi i të cilit është përgjegjësi e krerëve të shteteve ose qeverive të shteteve anëtare, si dhe presidentit të Parlamentit Evropian, i cili zgjidhet nga eurodeputetët.
Negociatorët nga tre grupe politike, Partia Popullore Evropiane (EPP), Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) dhe Liberalët (Renew), arritën një marrëveshje për pozitat e larta në bllok. Ata ranë dakord që Ursula von der Leyen të marrë një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian.
Presidenti i Këshillit Evropian, siç është rënë dakord, duhet të jetë ish-kryeministri portugez i krahut të majtë, Antonio Costa, kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas nga Renew duhet ta zëvendësojë spanjollin Josep Borrell në udhëheqjen e politikës së jashtme të bllokut, ndërsa president i Parlamentit Evropian duhet të mbetet maltezja Roberta Metsola për dy vjetet e ardhshme.
Sipas agjencive kryenegociatorët nga tri grupet kryesore parlamentare – kryeministri polak, Donald Tusk dhe ai grek, Kyriakos Mitsotais nga EPP-ja; kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez nga S&D; dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte nga Reneë – diskutuan për marrëveshjen për tri orë, duke mos përfshirë liderët e tjerë në diskutime.
Emërimi i Ursula von der Leyen duket i sigurt pas kësaj marrëveshjeje, por është më pak e sigurt se ajo do ta marrë një shumicë të madhe (361 vota) në Parlamentin Evropian, edhe pse këto parti kanë një shumicë prej 399 deputetësh, sepse ato jo gjithmonë votojnë ashtu siç votojnë shumica në grupet e tyre parlamentare.
Të martën, kryeministri hungarez Viktor Orban kritikoi ashpër "marrëveshjen e PPE-së me të majtët dhe liberalët", duke thënë se ajo është "kundër çdo gjëje në të cilën bazohet BE-ja”.
"Në vend të përfshirjes, ai mbjell farën e ndarjes. Zyrtarët më të lartë në BE duhet të përfaqësojnë të gjitha shtetet anëtare, jo vetëm të majtët dhe liberalët", tha Orban, vendi i të cilit do të marrë kryesimin e BE-së më 1 korrik.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, vlerësoi të mërkurën se marrëveshja e gjashtë liderëve evropianë për shpërndarjen e posteve kyçe nuk respekton vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet evropiane. Në samitin dyditor, krerët e BE-së duhet të miratojnë gjithashtu një program strategjik që përcakton udhëzimet për veprimet e BE-së në pesë vjetët e ardhshme.
Samiti do të fillojë të enjten pasdite me një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, vendi i të cilit hapi zyrtarisht negociatat e pranimit të martën. Në samit, udhëheqësit duhet të mirëpresin miratimin e kornizave negociuese për Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe qëndrimet e përbashkëta për kapitujt mbi drejtësinë dhe të drejtat themelore për Malin e Zi, të cilat duhet ta lejojnë atë të përshpejtojë negociatat.
“Samiti do të jetë një mundësi për të mirëpritur miratimin e kornizave të negociatave dhe mbajtjen e konferencave ndërqeveritare me Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi”, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në letrën e ftesës për samitin, duke shtuar se këto janë “hapa historikë në mbështetje të rrugës së këtyre vendeve drejt anëtarësimit evropian”.
Është gjithashtu e domosdoshme që të shtojmë mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe të vazhdojmë të marrim mbështetje të gjerë ndërkombëtare për një paqe të drejtë në Ukrainë bazuar në Kartën e OKB-së, shtoi ai. Kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme, liderët e BE-së në samit pritet të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar, zbatimin e propozimit për armëpushim të përfshirë në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përsërisin thirrjen për armëpushim në Gazë, lirimin e të gjitha pengjeve dhe kërkesa për shtimin e ndihmave humanitare./ REL
Foto ilustruese SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar vdekjen e punonjësit të ambasadës amerikane në Kiev. Matthew Miller...
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ishte "jashtëzakonisht i zemëruar" që ekipi ...
Foto ilustruese SHBA- Konsumi i drogave dhe substancave ilegale, sipas OKB, është në rritje në mbarë botën. Zyra e OKB-s...
Gjenerali bolivian Juan Jose Zuniga arrestohet pas një tentim grusht shteti në La Paz, Bolivi, 26 qershor. BOLIVIA- Forcat e Armatosura të B...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke u larguar nga ceremonia e nënshkrimit të marërveshjes dypalëshe ...
kryengritja ne bolivi BOLIVI- Presidenti bolivian, Luis Arce, hodhi poshtë një tentativë për grusht shteti të mërkurën, ...
trump, biden SHBA- Përballja në Atlanta mes Joe Biden dhe Donald Trump të enjten në mbrëmje ka një shans t&eum...
Foto ilustruese IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se është arritur “progres domethënës” për t&rs...
fo BOLIVI- Presidenti i Bolivisë Luis Arce ka denoncuar mobilizimin e parregullt të njësive të caktuara të ushtrisë boliviane...
Foto ilustruese SHBA- I pari nga dy debatet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të zhvillohet të enjten. Pak ditë para, siç ...