Një samit ndërkombëtar i nivelit të lartë për zgjidhjen me dy shtete mes Izraelit dhe Palestinës po zhvillohet sot në Nju Jork (22 shtator), nën kryesinë e Francës dhe Arabisë Saudite. Në takim marrin pjesë dhjetëra vende, shumë prej të cilave pritet të shpallin njohjen zyrtare të shtetit palestinez.
Samiti vjen në një kohë tensioni ekstrem në Lindjen e Mesme, teksa Izraeli ka nisur një ofensivë tokësore në Gaza dhe dhuna e kolonëve është shtuar në Bregun Perëndimor. Përballë kësaj, SHBA dhe Izraeli e kanë kundërshtuar nismën, duke e bojkotuar. Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, e quajti takimin “një cirk politik” dhe paralajmëroi masa kundër Francës.
Nga ana tjetër, administrata amerikane ka paralajmëruar pasoja për vendet që njohin Palestinën, duke përfshirë edhe Francën, presidenti i së cilës, Emmanuel Macron, e po e pret takimin në Nju Jork.
Samiti zhvillohet vetëm pak ditë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku çështja palestineze pritet të dominojë diskutimet. Në fillim të shtatorit, Asambleja miratoi një deklaratë me shtatë pika për hapa të qartë drejt zgjidhjes me dy shtete, por SHBA dhe Izraeli e kanë cilësuar si një manovër të dëmshme.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, tha për mediat:
“Deklarata e Nju Jorkut nuk është një premtim i vagullt për të ardhmen, por një plan konkret me prioritete: armëpushim, lirimi i pengjeve dhe hyrje e ndihmave humanitare në Gaza.”
Franca pritet të shpallë sot njohjen e shtetit palestinez, bashkë me disa vende të tjera. Një ditë më parë, këtë hap e ndërmorën Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia.
Izraeli ka reaguar ashpër ndaj këtyre zhvillimeve. Kryeministri Benjamin Netanyahu përsëriti se “nuk do të ketë shtet palestinez” dhe paralajmëroi zgjerim të vendbanimeve hebraike. Ministrat e linjës së ashpër në qeverinë e tij, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, kanë bërë thirrje për aneksim të plotë të territoreve palestineze.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, theksoi se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të trembet nga kërcënimet për hakmarrje:
“Pavarësisht çfarë bëjmë, veprimet do të vazhdojnë. Duhet të veprojmë për të ndaluar aneksimin e heshtur të Bregut Perëndimor.”
Artikuj te sugjeruar
BOTA
22 Shtator09:47
Ngjarja makabre/ Groposi nënën në stallë për t’i marrë pensionin, grekja: Më ndihmoi një shqiptar, ja si e ka emrin
“Nëna ime vdiq nga shkaqe patologjike. Kur ajo ndërroi jetë, vendosa ta varrosja me ndihmën e Janisit, shqiptarit, sepse po përba...
BOTA
22 Shtator09:27
Gjiganti rus i gazit, Gazprom del nga pronësia e Industrisë së Naftës së Serbisë
Gjiganti rus i gazit, Gazprom, ka dalë praktikisht nga pronësia e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), pasi aksionet e tij ...
BOTA
22 Shtator09:16
Gruaja e Charlie Kirk: E kam falur vrasësin e tij, nuk dua të më peshojë gjaku i tij
Erika Kirk, e veja e Charlie Kirk, tha të dielën se e fal të riun e akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të saj.
“Në kr...
BOTA
22 Shtator08:33
Dy mocione ndaj Komisionit Evropian
Komisioni Evropian i Ursula von der Leyen do të përballet me një tjetër votë mosbesimi në Parlamentin Evropian në fillim t&eu...
BOTA
22 Shtator08:30
NATO-ja forcon mbrojtjen në krahun lindor pas depërtimit të dronëve rusë
Operatorë të survejimit punojnë në bord të një avioni mbikëqyrës mbi hapësirën ajrore të Polonisë, s...
BOTA
22 Shtator07:43
Tragjedia hekurudhore/ Humbi të birin, qindra qytetarë i bashkohen grevës së babait shqiptar para Parlamentit grek
Sheshi përpara Parlamentit grek në Athinë u mbush plot të dielën nga qindra qytetarë dhe dhjetëra shoqata që shprehë...
BOTA
22 Shtator07:29
Nderimet për Charlie Kirk/ Trump: Dhuna vjen prej të majtëve. Vendit iu rrëmbye një nga dritat më të ndritura të kohës sonë!
Presidenti Donald Trump e quajti të dielën aktivistin konservator të vrarë Charlie Kirk, “dëshmor për lirinë amerikane&...
BOTA
21 Shtator23:43
Shoferët po blejnë hibride plug-in dhe harrojnë t'i karikojnë ato – Toyota ka gjetur një zgjidhje!
Toyota ka zhvilluar aplikacionin ChargeMinder për karikimin e rregullt të hibrideve plug-in dhe makinave elektrike.
Shumë shoferë të h...
BOTA
21 Shtator23:38
Pjeshka gjigante e pemishteve të Virxhinias thyen rekord botëror
Një pemishte në Virxhinia zyrtarisht fitoi titullin e Rekordeve Botërore Guinness, për pjeshkën më të rëndë duke ku...
BOTA
21 Shtator22:34
Nderimet për Charlie Kirk/ Trump del para amerikanëve i mbuluar me një xham mbrojtës
Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shfaqur në audiencën gjigante në nderim të Charlie...