Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

ARABIA SAUDITE- Sekretari i Shtetit Marco Rubio u shpreh sot optimist lidhur me takimin e planifikuar mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite. Por zoti Rubio shtoi se megjithatë, shumë detaje të marrëveshjes për mineralet e ralla mes Uashingtonit dhe Kievit, nuk ishin përpunuar ende. Komentet zoti Rubio i bëri gjatë rrugës për në qytetin saudit Xhedah, ku ai dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz, do të takohen të martën me një delegacion të nivelit të lartë ukrainas. Zoti Rubio tha se Uashingtoni po kërkon të krijojë një ide të përgjithshme se çfarë lëshimesh ishte gati të bënte Kievi. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias na sjell të tjera detaje rreth bisedimeve.
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ndodhet në Xhedah të Arabisë Saudite, për bisedime me një delegacion ukrainas. Synimi, sikurse thuhet në një deklaratë zyrtare është “avancimi i objektivit të Presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë".
Vizita vjen disa ditë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i dërgoi Presidentit Trump një letër me tone pajtuese, pas takimit të nxehtë mes dy udhëheqësve në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt.
Të premten e kaluar Presidenti Trump bëri komente rreth statusit të negociatave për paqe.
"Ne po përparojmë me Rusinë, por aktualisht ata po bombardojnë rëndë Ukrainën. Dhe me thënë të drejtën, me Ukrainën, po has në vështirësi të merrem vesh, në një kohë kur ata nuk kanë asnjë kartë në dorë”, tha zoti Trump.
Si një formë presioni për t’i ulur palët në tryezën e bisedimeve, Presidenti Trump ka ndërprerë ndihmën ushtarake si dhe shkëmbimin e informacioneve të zbulimit me Kievin, ndërsa ka kërcënuar Rusinë me sanksione e tarifa.
Analistët thonë se arritja e një marrëveshjeje është e rëndësishme për Presidentin Trump nga pikëpamja politike.
“Në thelb ai (Donald Trump) ka vënë bast presidencën e tij për arritjen e një lloj marrëveshjeje. Dhe nuk e di çfarë do të ndodhë pasi ka kaq shumë ‘lojtarë’ (aktorë) me pozicione të ndryshme në këto negociata, qoftë Rusia, Ukraina, apo Bashkimi Everopian”, thotë William Pomeranz, i institutit amerikan ‘Kennan’, një institut kërkimor që kryen studime mbi Rusinë, ish-republikat sovjetike si dhe marrëdhëniet e tyre me pjesën tjetër të botës.
Përpara bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në Xhedah që pritet të zgjasin deri më 12 mars, mbështetës të Kievit u mblodhën të shtunën në Uashington ndërsa zyrtarët ukrainas denoncuan një seri sulmesh ruse gjatë fundjavës kundër objektivave ukrainas në Donetsk, krahas rajonesh të tjera./VOA
SHBA- Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkomb...
SHBA- Shumica e dokumenteve zyrtare të nënshkruara nga presidenti Joe Biden dyshohet se përdorën të njëjtin nënshkrim autom...
SHBA- Kur Presidenti Donald Trump njoftoi të martën se kishte krijuar një zyrë të re në Shtëpinë e Bardhë pë...
Rubio SHBA - Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të hënën se Shtetet e Bashkuara po anulonin 83 për qind të programeve ...
SHBA- Fjalimi i presidentit Donald Trump para Kongresit të martën mbrëma ishte një deklaratë e fuqishme për mandatin e tij t&eum...
Protesta GJERMANI - Komisioni zgjedhor i Rumanisë ndaloi të dielën politikanin e ekstremit të djathtë Calin Georgescu t&...
KANADA- Ish-drejtori i bankës qendrore Mark Carney fitoi garën për t’u bërë udhëheqësi i Partisë Liberale që...
ARABIA SAUDITE- Bisedimet për t’i dhënë fund agresionit rus në Ukrainë kanë përfshirë deri tani dy lojtarë ...
Katharina Droge GJERMANI - Të Gjelbrit nuk duan të miratojnë paketën e mbrojtjes dhe infrastrukturës prej miliarda eurosh t&e...
UKRAINA- Ukraina do të propozojë një armëpushim ajror dhe detar me Rusinë gjatë bisedimeve me zyrtarët amerikanë ...