BOTA

Kandidatit pro rus ju ndalua pjesëmarrja në garë, mbështetësit e tij protestojnë me akte dhune, plagosen 13 oficerë policie

b.z Përditësimi i fundit 10 Mars 2025, 16:06
Kandidatit pro rus ju ndalua pjesëmarrja në garë,
Protesta

GJERMANI - Komisioni zgjedhor i Rumanisë ndaloi të dielën politikanin e ekstremit të djathtë Calin Georgescu të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Zyra elektorale tha në një deklaratë se kishte miratuar "refuzimin e regjistrimit të kandidaturës së pavarur" të Georgescut, pa dhënë detaje që justifikonin masën.

Georgescu e denoncoi lëvizjen në një postim në platformën e mediave sociale X, duke thënë se ishte "një goditje e drejtpërdrejtë në zemrën e demokracisë në mbarë botën".

"Evropa tani është një diktaturë, Rumania është nën tirani!", Ai pritet ta çojë në apel vendimin.

Mbështetësit e kandidatit të ekstremit të djathtë me akte dhune në Bukuresht

Qindra mbështetës të Georgescut dolën në rrugë në kryeqytetin Bukuresht dhe u përpoqën të futeshin me forcë në ndërtesën e komisionit zgjedhor, thanë autoritetet.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës pasi protestuesit depërtuan nëpër barrikada të dielën vonë. Më pas ata nisën të gjuajnë me gurë dhe i vunë zjarrin objekteve në kafenetë fqinje.

Mediat rumune raportuan gjithashtu përmbysjen e një furgoni që i përkiste një kanali televiziv që konsiderohet të jetë mbështetës i rivalëve të Georgescut.

Shtatë vetë u arrestuan dhe 13 oficerë policie u plagosën në shpërthimin e dhunës, raportoi Pro-TV i Rumanisë.

"Katër prej tyre janë në spital dhe duan mjekim," tha një zëdhënës i policisë, sipas kanalit televiziv.

Pse u anulua fitorja elektorale e Georgescut?

Politikani i ekstremit të djathtë fitoi papritur raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të kaluar, por Gjykata Kushtetuese e Rumanisë e anuloi votimin pak përpara se të mbahej balotazhi. Gjykata e mori vendimin në lidhje me akuza për ndërhyrjen e Rusisë në emër të Georgescut, diçka që ai dheMoska e kanë mohuar.

Përpara se kandidatura e tij të anulohej, Georgescu kryesonte në sondazhet e opinionit me rreth 40% të votave.

Por ai aktualisht po përballet me një mori problemesh ligjore. Përveç akuzës për mbajtjen e lidhjeve të ngushta me Rusinë, ai përballet me akuza të shumta, duke përfshirë dhënien e "deklaratave të rreme" për financimin e fushatës së tij.

Ai është akuzuar gjithashtu për "tentativë për nxitje të veprimeve kundër rendit kushtetues", si dhe "fillim ose themelim i një organizate fashiste, raciste ose ksenofobike, anëtarësim ose mbështetje në çfarëdo mënyre në një grup të këtij lloji".

Qëndrimi "ultra pro" Trumpit i Georgescut

Georgescu ka bërë fushatë kundër dërgimit të ndihmave në Ukrainë dhe gjithashtu është paraqitur si "ultra pro" presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Zyrtarë të lartë të administratës Trump e kanë mbështetur publikisht Georgescu-n.

"Kjo është çmenduri!", tha në "X" këshilltari i Trumpit, Elon Musk, në përgjigje të vendimit të komisionit zgjedhor. Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për vendimin e saj për të anuluar votën presidenciale, duke akuzuar qeverinë rumune se "anuloi zgjedhjet sepse nuk i pëlqeu rezultati" dhe se "keni aq frikë nga populli juaj sa i mbyllni gojën"./DW

protesta rumani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan