Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA - Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të hënën se Shtetet e Bashkuara po anulonin 83 për qind të programeve të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), pasi që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po shkurton shpenzimet që nuk përputhen me agjendën e saj.
USAID-i shpërndan ndihma humanitare në mbarë botën, me programe shëndetësore dhe emergjente në rreth 120 vende, dhe kritikët paralajmërojnë se reduktimi i punës së saj do të ndikojë miliona njerëz.
“Pas një rishikimi 6-javor, ne po anulojmë zyrtarisht 83 për qind të programeve të USAID-it”, tha Rubio në platformën e rrjeteve sociale X.
“5.200 kontratat që tani janë anuluar shpenzuan dhjetëra miliarda dollarë në mënyra që nuk i shërbenin (dhe në disa raste madje dëmtonin) interesat kombëtare thelbësore të Shteteve të Bashkuara”, shtoi Rubio.
Trump, i cili ka kërkuar mbylljen e agjencisë humanitare, nënshkroi një urdhër ekzekutiv në janar duke kërkuar ngrirjen e të gjithë ndihmës së huaj të SHBA-së për të lejuar kohë për të vlerësuar shpenzimet jashtë vendit.
Ky vendim kishte bërë jehonë edhe në Kosovë, ku USAID-i thotë se ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës që nga viti 1999.
Përgjatë 25 vjetëve, USAID-i në Kosovë ka zhvilluar programe për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.
Në shkurt të këtij viti, teksa listonte disa nga programet e USAID-it si shembuj të shpenzimeve të panevojshme qeveritare, Trumpi përmendi edhe një donacion për riciklim në Kosovë.
Më 30 dhjetor të vitit të kaluar, faqja zyrtare e USAID-it kishte postuar në Facebook lidhur me këtë program, për dhurimin e 1.000 koshave të mbeturinave.
“Ky donacion do të ndihmojë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të grumbullimit të mbetjeve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian për të pastruar rrugët këtu dhe për të devijuar materialet nga vendgrumbullimet lokale”, shkruhej në postimin e USAID-it.
Edhe pse ende nuk dihet se cilat programe do të anulohen, Rubio tha se 1.000 programet e mbetura do të administrohen nga Departamenti i Shtetit.
Rubio të hënën falënderoi në mënyrë të veçantë Departamentin për Efiçencë Qeveritare (DOGE), të cilin miliarderi Elon Musk po e udhëheq në një përpjekje për të reduktuar shpenzimet dhe vendet e punës në nivel federal.
Musk, të cilin Rubio raportohet se e ka kritikuar për masat e tij të rrepta të kursimit, u përgjigj në X duke përshkruar shkurtimet e USAID si “të ashpra, por të nevojshme”.
Departamenti amerikan i Shtetit kishte njoftuar muajin e kaluar synimin e tij për të shkurtuar 92 për qind të kontratave të USAID, duke identifikuar 5.800 grante që do të eliminohen.
Trump dhe aleatët e tij kanë argumentuar se ndihma e huaj është e kotë dhe nuk i shërben interesave të SHBA-së, por grupet humanitare thonë se një pjesë e madhe e ndihmës mbështet interesat amerikane duke promovuar stabilitetin dhe shëndetin jashtë vendit./REL
SHBA- Fjalimi i presidentit Donald Trump para Kongresit të martën mbrëma ishte një deklaratë e fuqishme për mandatin e tij t&eum...
Protesta GJERMANI - Komisioni zgjedhor i Rumanisë ndaloi të dielën politikanin e ekstremit të djathtë Calin Georgescu t&...
KANADA- Ish-drejtori i bankës qendrore Mark Carney fitoi garën për t’u bërë udhëheqësi i Partisë Liberale që...
ARABIA SAUDITE- Bisedimet për t’i dhënë fund agresionit rus në Ukrainë kanë përfshirë deri tani dy lojtarë ...
Katharina Droge GJERMANI - Të Gjelbrit nuk duan të miratojnë paketën e mbrojtjes dhe infrastrukturës prej miliarda eurosh t&e...
UKRAINA- Ukraina do të propozojë një armëpushim ajror dhe detar me Rusinë gjatë bisedimeve me zyrtarët amerikanë ...
RUMANIA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani ia ndaloi kandidatit pro-rus Calin Georgescu të marrë pjesë në përsë...
Foto ilustruese ANGLI - Të paktën 32 persona janë shpëtuar pasi një cisternë nafte dhe një anije mallrash u rrëzuan...
SHBA- I dërguari i administratës Trump si negociator për lirimin e pengjeve i cilësoi si “të dobishme” takimet e tij t&eu...
foto ilustruese SARAJEVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca mbështet sovranitetin dhe integritetin e Bosnj...