Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
SPANJA- Socialistët e kryeministrit spanjoll, Pedro Sachez, shënuan fitore në zgjedhjet rajonale katalonase të mbajtura të dielën, më 12 maj, në të cilat Carles Puigdemont dhe separatistët e tjerë humbën shumicën pas dhjetë vjetësh në pushtet. Votimet e së dielës u mbajtën gjashtë vjet pasi Puigdemont udhëhoqi përpjekjen e dështuar për pavarësi, që nxiti një prej krizave më të këqija politike në Spanjë në dekada.
Të udhëhequr nga Salvador Illa – që ka qenë ministër i Shëndetësisë në Spanjë gjatë pandemisë së koronavirusit – partia e Socialistëve Katalanas fitoi 42 nga 135 ulëset e Parlamentit rajonal, apo nëntë ulëse më shumë sesa në zgjedhjet paraprake të mbajtura më 2021. Duke e cilësuar rezultatin si historik, Sanchez shkroi në X – që më herët njihej si Twitter – se këto rezultate zgjedhore do të shënojnë nisjen “e një epoke të re në Katalonjë”.
“Një epokë e re për të gjithë katalanët, pavarësisht se çfarë mendojnë ata”, tha Illa para mbështetësve të tij gjatë një fjalimi pas fitores.
Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës përbëjnë fitore të madhe për Sanchezin, i cili ka dashur të tregojë se ka funksionuar politika e tij për uljen e tensioneve që u nxitën për shkak të krizës katalanase, dhe për të ulur sentimentin pro pavarësisë në rajonin në verilindje të shtetit ku jetojnë 8 milionë banorë. Që kur u bë kryeministër më 2018, disa muaj pas përpjekjes së dështuar të separatistëve, Sanchez ka tentuar që të “shërojë plagët” e shkaktuara nga kriza e paprecedent politike. Më 2021 ai fali separatistët e dënuar për shkak të përpjekjeve për pavarësi, dhe aktualisht është duke shtyrë përpara një projektligj që synon të amnistojë separatistët, në këmbim që ata të mbështesin atë edhe për një mandat në krye të ekzekutivit spanjoll.
Duke fituar më shumë se 200.000 vota, socialistët arritën të parandalonin që partitë pro pavarësisë të fitonin shumicën e nevojshme për të pasur pushteti në rajon, të cilin e kanë udhëhequr në dekadën e fundit. Rezultatet e fundit treguan se partia e linjës së ashpër e Puigdemontit, JxCat, partia e moderuar ERC që udhëhiqet nga lideri në largim katalanas, Pere Aragones, dhe partia më e vogël e krahut të majtë, CUP, kanë fituar 59 ulëse. Në zgjedhjet e mëparshme, ata kishin fituar 74 ulëse në Parlamentin rajonal.
Edhe nëse llogariten edhe dy ulëse të fituara nga Aleanca ultranacionaliste Katalanase, separatistët nuk arrijnë të kenë 68 ulëse, aq sa kërkohet për të krijuar shumicën. Partia JxCat ka fituar 35 ulëse – më shumë se në zgjedhjet e kaluara – ERC ka fituar 20– nga 13 sa kishte më parë – ndërkaq CUP ka fituar katër, më pak se herën e kaluar, kur kishte fituar nëntë ulëse në Parlament.
Puigdemont, 61 vjeç, u largua nga Spanja për të shmangur ndjekjen penale, pas përpjekjes së dështuar për pavarësi. Ai ka zhvilluar fushatën zgjedhore nga jugu i Francës. Edhe pse atij do t’i lejohet të kthehet në Spanjë sapo projektligji për amnisti të shndërrohet në ligj, ai kishte shpresuar se një fitore në zgjedhjet e së dielës, do të hapte rrugën për një rikthim triumfues të tij. Ai ka premtuar se do të largohet nga politika nëse nuk fiton zgjedhjet. Pavarësisht fitores, Illa duhet të arrijë aleanca që të ketë shumicën prej 68 ulësesh të nevojshme.
Socialistët edhe në zgjedhjet e vitit 2021 kishin fituar shumicën e votave, por separatistët kishin arritur të krijonin një koalicion qeverisës. Analistët thanë se opsioni më i mundshëm është që socialistët të krijojnë koalicion me radikalët e majtë të Comuns Sumar, që kanë fituar gjashtë ulëse dhe me ERC-në, që ka 20 ulëse. Së bashku, ata do të kishin fiks 68 ulëse, sa kërkohet që të krijohet shumica.
Në zgjedhjet e së dielës, partitë e djathta kanë shënuar rritje. Partia Popullore fitoi 15 ulëse, nga tre sa kishte në zgjedhjet paraprake, ndërkaq partia e ekstremit të djathtë, Vox 11 ulëse, aq sa kishte në zgjedhjet e kaluara. Që të dy këto parti kanë kundërshtuar lëvizjen pro pavarësisë dhe po ashtu kundërshtojnë projektligjin për amnisti të Sanchezit, që do të shndërrohet në ligj brenda javësh dhe që do të lejojë rikthimin e Puigdemontit./REL
Putin RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin - ushtria e të cilit thuhet se ka pësuar humbje të mëdha gjatë pushtimit n&eu...
Muslim Interaktiv GJERMANI- Kur përkrahësit e një grupimi islamist "Muslim Interaktiv" lëshuan thirrje për Kalifatin, reagimet n&e...
Siljanovska-Davkova MAQEDONI E VERIUT- Pas vitesh grindjeje me Greqinë u zgjidh konflikti për emrin e ri, Maqedoni e Veriut, pas ujdisë. Po...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Tajip Erdogan TURQIA- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë Turqinë...
Ursula von der Leyen Maqedoni e Veriut - Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas deklaratës së presidentes së...
Davkova dhe Mitsotakis GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar ditën e sotme në lidhje me betimin e presidentes së re t&eum...
Protesta GJEORGJIA- Kur filluan protestat në kryeqytetin e Gjeorgjisë kundër projektligjit të vendit për “agjentët...
Olena Zelenska SERBI- Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, dhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e nisën të diel&eum...
Foto ilustruese VATIKAN- Punonjësit e Muzeut historik të Vatikanit janë ankuar se kushtet e tyre të punës janë problemat...
Gordana Silanovska-Davkova GREQI- Betimi i presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova ka marrë v&...