Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
SERBI- Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, dhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e nisën të dielën një vizitë dypalëshe në Beograd. Kjo është vizita e parë e një personaliteti të lartë ukrainas në Serbi prej se Moska e filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Vizita e tyre filloi me një vizitë në Bibliotekën e Qytetit të Beogradit, ku u shoqëruan nga Tamara Vuçiç, bashkëshortja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Zelenska vizitoi qytetin dhe kështjellën mesjetare serbe Kalemegdan, njoftoi agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Ndërkohë, Zelenska shkroi në rrjetin social Instagram se e vizitoi vendin arkeologjik me ekspozitën "Salla romake" në bibliotekën e qytetit të Beogradit, si dhe "Raftin ukrainas", një cep i bibliotekës me libra ukrainas që u themelua nën patronazhin e saj.
Ajo mori pjesë edhe në nënshkrimin e një marrëveshjeje për bashkëpunim në mes të universiteteve të Beogradit dhe Kievit, siç u raportua. Serbia e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, e cila përfshin gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia në 2014. Megjithatë, edhe pse një kandidate për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE) prej vitit 2012, Serbia nuk e ka përshtatur politikën e vet të jashtme me atë të Brukselit, duke mos vendosur sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës fqinje.
Zelenska dhe Kuleba mbërritën për të vizituar Serbinë dhjetë ditë pas zgjedhjes së Qeverisë së re serbe, pjesë e të cilës janë edhe dy ministra të afërt me Rusinë, gjë për të cilën Beogradi është kritikuar nga BE-ja dhe SHBA-ja. Aleksandar Vulin - i cili është nën sanksionet e SHBA-së prej korrikut 2023, mes tjerash, për shkak të lidhjeve me Rusinë – u emërua zëvendëskryeministër. Ndërsa, Nenad Popoviq, i cili është në listën e zezë të SHBA-së për shkak të lidhjeve me Rusinë – u emërua ministër pa portofol.
Ndërkohë, presidenti Vuçiq është takuar me liderin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tre herë prej shkurtit 2022, kur filloi pushtimi rus, gjatë forumeve ndërkombëtare jashtë vendit dhe herën e fundit në një takim rajonal në Tiranë në shkurt. Prej vitit 2022, Serbia ka pranuar mijëra refugjatë ukrainas, ka dërguar ndihma humanitare në Ukrainë dhe ka premtuar se do ta ndihmojë Kievin në përpjekjet e tij për rindërtim të pasluftës.
Marrë nga REL
Foto ilustruese VATIKAN- Punonjësit e Muzeut historik të Vatikanit janë ankuar se kushtet e tyre të punës janë problemat...
Gordana Silanovska-Davkova GREQI- Betimi i presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova ka marrë v&...
foto ilustruese RUSI- Ky është momenti kur blloku i ndërtesave shembet në Rusi nga sulmi ukrainas në qytetin rus përgjatë...
Arben Çejku MAQEDONIA E VERIUT- Arben Çejku, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Qeverisje të Mirë tha për Zërin e ...
GAZA- Ushtria izraelite njoftoi sot se ka hapur një kalim të ri për transportin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazë...
foto ilustruese GJEORGJI- Kryeministri gjeorgjian Irakli Kobakhidze u zotua të dielën të shtyjë përpara një ligj për "ag...
Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar zëvendësimin e ministrit të mbrojtjes dhe aleatit të tij të gjatë...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij të përnatshme para mbështtës...
foto ilustruese AFGANISTAN- Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në provincën veriore Baghlan të Afganistanit &eum...
Gordana Silanovska-Davkova MAQEDONIA E VERIUT- Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur keqardhje që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gord...