BOTA

SHBA/ Hyjnë në fuqi tarifat për importet e çelikut dhe aluminit, cilat vende preken

b.z Përditësimi i fundit 12 Mars 2025, 16:34
SHBA/ Hyjnë në fuqi tarifat për importet e çelikut dhe
Foto ilustruese

SHBA - Të mërkurën hynë në fuqi tarifat e reja prej 25% për të gjitha importet e çelikut e të aluminit që hyjnë në territorin amerikan. Në këtë mënyrë Uashingtoni u dha fund përjashtimeve që kishin qenë në fuqi, për një numër vendesh aleate.

Vendimi prek importet nga Argjentina, Australia, Brazili, Britania, Kanadaja, Japonia, Meksika, Koreja e Jugut dhe Bashkimi Evropian.

“Në gjykimit tim, këto ndryshime janë të domosdoshme për të reduktuar peshën e konsiderueshme e në rritje të importeve të çelikut dhe nënprodukteve të tyre që vijnë nga këto vende, duke kërcënuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, tha Presidenti Donald Trump në një deklaratë ndërsa njoftoi tarifat.

Bashkimi Evropian u kundërpërgjigj të mërkurën duke njoftuar se do të vendosë tarifa për 28 miliardë dollarë mallra amerikane, duke filluar nga muaji prill.

Ne do të vazhdojmë të jemi gjithmonë të hapur për negociata. Ne besojmë fuqishëm se në një botë të mbushur me pasiguri gjeopolitike dhe ekonomike, nuk është në interesin tonë të përbashkët, të ngarkojmë ekonomitë tona me tarifa”, tha në një deklaratë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Kryeministri australian Anthony Albanese e quajti vendimin e Uashingtonit "krejtësisht të pajustifikuar", por përjashtoi mundësinë për vendosjen e tarifave reciproke.

Tarifat dhe përshkallëzimi i tensioneve tregtare janë një formë e vetdëmtimit ekonomik dhe një recetë për rritje më të ngadaltë ekonomike e inflacion më të lartë. Ato paguhen nga konsumatorët. Kjo është arsyeja pse Australia nuk do të vendosë tarifa reciproke ndaj Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Albanese të mërkurën.

Po sot Kanadaja njoftoi sot se do të vendosë tarifa për 29.8 miliardë dollarë mallra amerikane, që hyjnë në fuqi të enjten në mëngjes. Njoftimi u bë nga ministri kanadez i Financave Dominic LeBlanc.

Tarifat kanadaze synojnë produktet e çelikut, në vlerën e 12.6 miliardë dollarëve, ato të aluminin në vlerën e 3 miliardë dollarë, si dhe mallra shtesë amerikane, në vlerën e 14.2 miliardë dollarëve.

Kanadaja është furnizuesi më i madh i çelikut dhe aluminit për Shtetet e Bashkuara.

Produktet e prekura nga kundër-tarifat e Kanadasë përfshijnë kompjuterë, pajisje sportive dhe produkte prej gize, tha zoti LeBlanc në një konferencë për shtypin.

Ndërkohë dje Presidenti Trump u tërhoq nga vendimi për të dyfishuar tarifat për çelikun dhe aluminin kanadez, nga 25 në 50%.

Javën e kaluar Presidenti Trump ndezi një luftë ekonomike me Kanadanë, një vend tradicionalisht aleat i vendosur i Shteteve të Bashkuara, si dhe partneri i dytë më i madh tregtar pas Meksikës, duke shpallur fillimisht, e më pas shtyrë me një muaj, tarifat prej 25% ndaj të gjitha produkteve kanadeze.

Presidenti Trump tha se ai po i bën presion Kanadasë që të frenojë më tej fluksin e emigrantëve dhe drogave, kryesisht fentanilit, që hyjnë në territorin amerikan.

Si përgjigje, provinca e Ontarios vendosi një tarifë prej 25% për energjinë elektrike që u shet 1.5 milionë klientëve amerikanë, një vendim që nxiti zemërimin e Presidentit Trump, i cili kërcënoi me dyfishim të tarifave për çelikun dhe aluminin kanadez (nga 25 në 50%).

Por pas bisedimeve, zyrtarët amerikanë dhe kanadezë, ranë dakord të martën të ndryshojnë kurs. Ontario anuloi tarifën mbi energjinë dhe administrata Trump i uli tarifat e çelikut dhe aluminit, sërish në 25%.

Javën e kaluar në një reagim ndaj njoftimeve të Uashingtonit për tarifa Kryeministri kanadez në largim Justin Trudeau njoftoi rritje të tarifave për produktet amerikane.

Mark Carney, kryeministri i ardhshëm i Kanadasë, tha të martën se synimi i qeverisë të tij të ardhshme do të jetë minimizimi i ndikimit të tarifave në vend.

“Qeveria ime do t’i mbajë tarifat në fuqi derisa amerikanët të tregojnë respekt e të angazhohen në mënyrë të besueshme për tregti të lirë e të ndershme”, tha zoti Carney në një deklaratë.

Presidenti Trump ka nxitur edhe më tej tensionet me Kanadanë duke sugjeruar që vendi të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.

"Kjo do t'i zhdukte të gjitha tarifat dhe gjithçka tjetër", shkruante Presidenti Trump të martën në platformën e tij të medias sociale "Truth Social".

Taksat e kanadezëve do të ulen ndjeshëm, ata do të jenë më të sigurt se kurrë më parë, ushtarakisht dhe përgjithësisht. Ata nuk do të jenë më një problem dhe kombi më i madh dhe më i fuqishëm në botë do të jetë më i madh, më i mirë dhe më i fortë se kurrë – dhe Kanadaja do të jetë një pjesë e rëndësishne e tij”.

Presidenti Trump tha se himni kombëtar kanadez mund të vazhdonte të këndohej "por tashmë duke përfaqësuar një shtet të madh e të fuqishëm brenda kombit (amerikan) më të madh që bota ka parë ndonjëherë!".

Lufta tregtare e Presidentit Trump me Kanadanë dhe Meksikën ka shkaktuar rënien e çmimit të aksioneve për ditë të tëra, duke ndikuar jo vetëm tek amerikanët e pasur, por dhe kursimet e shumë investitorëve modestë.

Disa informacione për këtë artikull janë siguruar nga ‘Associated Press’, ‘Agence France-Presse’ dhe ‘Reuters’. /VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan