
Ushtria amerikane njoftoi se ka kryer një valë të re sulmesh ajrore kundër objektivave në Iran, me synimin për të siguruar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Sulmet u kryen vetëm disa orë pasi presidenti Donald Trump tha se po rikthente bllokadën në këtë rruge ujore strategjike.
“Këto sulme do t’u shkaktojnë kosto të lartë forcave iraniane dhe do të dobësojnë aftësinë e tyre për të sulmuar civilët e pafajshëm dhe anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM, në një deklaratë të publikuar vonë më 13 korrik.
Sipas saj, kjo është dita e tretë radhazi e sulmeve amerikane.
Mediat shtetërore iraniane raportuan për shpërthime në disa ishuj në jug të vendit, përfshirë Kish, Keshm dhe Abu Musa.
Sulmet janë edhe një shenjë e shpërbërjes së marrëveshjes së arritur muajin e kaluar, e cila përcaktonte kushtet për negociata drejt një marrëveshjeje të paqes mes dy palëve.
Mediat amerikane raportuan më herët, më 13 korrik, se presidenti Donald Trump e ka njoftuar Kongresin gjatë fundjavës se Shtetet e Bashkuara janë sërish në luftë me Iranin.
Ky njoftim i jep administratës një periudhë 60-ditore për të përdorur forcat ushtarake pa kërkuar miratim formal nga Kongresi.
Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, vonë më 13 korrik, Trump tha se sulmet synojnë të neutralizojnë aftësinë e Iranit për të penguar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit.
Ai shtoi se, pavarësisht tri netëve radhazi me sulme ndaj Iranit, ende beson se është e mundur të arrihet një marrëveshje për t’u dhënë fund luftimeve.
“Po, mendoj se është e mundur. Sigurisht që po”, u tha ai gazetarëve në Zyrën Ovale.
“Ne kishim një marrëveshje me ta dy ditë më parë, por pastaj ata thanë: ‘Nuk mund ta bëjmë këtë marrëveshje. Duhet të negociojmë më tej’”, shtoi ai.
Më herët gjatë ditës, në një intervistë për Fox News, Trump tha se Shtetet e Bashkuara mund të marrin kontrollin e Ngushticës së Hormuzit - një rrugë detare përmes së cilës, në kohë paqeje, kalon rreth një e pesta e tregtisë botërore të energjisë, e që tani është shndërruar në një nga pikat kryesore të konfliktit.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi se SHBA-ja, “nga ky moment e tutje, do të njihet si ‘Roja e Ngushticës së Hormuzit’” dhe se, “për hir të drejtësisë”, do të kërkojë kompensim prej 20% për çdo ngarkesë që kalon nëpër Ngushticë, për të mbuluar kostot e garantimit të sigurisë.
Pak para këtij postimi, Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) deklaroi se mënyra e vetme për rikthimin e lundrimit normal në Ngushticën e Hormuzit është ndërprerja e ndërhyrjes ushtarake amerikane në këtë zonë.
Komanda e lartë e përbashkët ushtarake e Iranit deklaroi se SHBA-ja nuk ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e Ngushticës së Hormuzit, duke paralajmëruar se çdo shtet që bashkëpunon me Uashingtonin “mban përgjegjësi të plotë për përkeqësimin e sigurisë dhe përshkallëzimin e luftës në rajon”.
Po më 13 korrik, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se dy cisterna të vendit u goditën nga raketa lundruese iraniane në korsinë jugore të Ngushticës së Hormuzit, brenda ujërave territoriale të Omanit.
Si pasojë, humbi jetën një anëtar indian i ekuipazhit, ndërsa tetë të tjerë u plagosën.
Irani sulmoi disa vende fqinje të Gjirit, si dhe anije që kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit, për të cilat tha se kanë shkelur rregullat e tij për transit në këtë rrugë ujore.
Ndërkohë, pasiguria për fatin e marrëveshjes që kishte ngjallur shpresa për paqe, është shtuar edhe më shumë ditëve të fundit.
Trump tha javën e kaluar se, sipas tij, memorandumi i mirëkuptimit nuk kishte më vlerë.
Megjithatë, ai shtoi se negociatorët mund t’i vazhdojnë bisedimet nëse besojnë se mund të arrihet ndonjë marrëveshje e paqes.
Në një intervistë për CNN-in më 12 korrik, Trump tha se SHBA-ja “i goditi shumë rëndë” forcat iraniane një natë më parë dhe pretendoi se Uashingtoni dhe Teherani ishin pranë një marrëveshjeje para përshkallëzimit të fundit.
“Ata ishin gati të pranonin gjithçka, por papritur, dy orë më vonë, goditën një anije me dron. Ka diçka që nuk shkon me këta njerëz”, tha Trump.
Sipas autoriteteve iraniane, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, u takua gjatë fundjavës me ministrin e Jashtëm të Omanit, Sayyid Badr Albusaidi, për të diskutuar mënyrat e garantimit të lundrimit të sigurt në Ngushticën e Hormuzit.
Më herët, Omani bëri të ditur se bisedimet me Iranin do të vazhdojnë, si në nivel teknik ashtu edhe politik, me synimin për të arritur marrëveshje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për lundrimin në këtë rrugë ujore.
Në këto bisedime nuk morën pjesë zyrtarë amerikanë.
Radio Evropa e Lirë mësoi nga burime diplomatike se ndërmjetësuesit nga Omani i kanë dorëzuar delegacionit iranian propozime që synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me lundrimin detar në Ngushticën e Hormuzit.
Zyrtarë të lartë nuk pranuan të komentojnë përmbajtjen e këtyre propozimeve./REL
Artikuj te sugjeruar
BOTA
13 Korrik23:30
Shpërthime të reja në Bandar Abbas, aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore
hpërthime të reja janë raportuar në rajonin lindor të Bandar Abbas në Iran, njofton agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Sipa...
BOTA
13 Korrik23:19
Parlamenti hungarez shkarkon Presidentin, Magyar: Do të zëvendësojmë kukullat politike të Orban-it
Parlamenti hungarez pritet të shkarkojë presidentin Tamas Sulyok nga detyra, sapo të hyjë në fuqi amendamentin i miratuar me 139 vota p...
BOTA
13 Korrik18:41
VIDEO/ Aksident tragjik në Meksikë, konfirmohen 10 viktima
MEKSIKË- Një tragjedi ndodhi të dielën në një autostradë në shtetin e Jaliscos, Meksikë, pas&nb...
BOTA
13 Korrik18:14
Deklaratat e Trump për Hormuzin, vjen përgjigjja e Iranit: Nuk do të lejojmë ndërhyrjen e SHBA-së
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke paralajmëruar se nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje t&e...
BOTA
13 Korrik17:44
Zbulohet plani/ Si Mossadi e përdori si “kalë troje” ish-presidentin e Iranit për të përmbysur regjimin e mullahëve, takimet sekrete në Hungari
Ishte fillimi i vitit 2024 kur rektori i Universitetit të Administratës Publike Ludovika në Budapest, Profesor Gergely Deli, mori një kë...
BOTA
13 Korrik17:14
EMRI/ Ekzekutohet vëllai i bosit famëkeq të drogës në Ekuador
David Macias, vëllai i bosit më famëkeq të drogës në Ekuador, u qëllua për vdekje nga disa persona të armatosur t&e...
BOTA
13 Korrik16:13
Alarm në Gjirin e Adenit, cisterna sulmohet nga gjashtë motoskafe të dyshimta
GJIRI ADENIT- Një incident i ri sigurie është regjistruar të hënën në Gjirin e Adenit, duke rikthyer shqetësimet p&...
BOTA
13 Korrik15:44
Trump: SHBA do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe këtë herë do të paguhet!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe se k&eu...
BOTA
13 Korrik15:40
Ukraina prezanton në Paris programin e raketave antibalistike, kërkon mbështetje nga aleatët evropianë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se Ukraina do t’u prezantojë aleatëve evropianë programin e saj të raketave antibalis...
BOTA
13 Korrik15:37
Përshkallëzohem tensionet/ SHBA intensifikon sulmet, Irani godet bazat amerikane në Gjirin Persik
Përshkallëzohet ndjeshëm konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa Teherani pretendon se ka ndërmarrë sulme nd...