
Të them të drejtën, nuk më bëri shumë përshtypje, sepse kryeministri e ka treguar se çfarë dëshiron të bëjë në këtë vend, e bën dhe nuk pyet njeri. Pra, nuk ishte ndonjë surprizë e madhe. Shumë të rinj artistë rrinë pesë-gjashtë vjet pranë Teatrit të Operës dhe Baletit duke kërkuar punë, shfrytëzohen me honorare jashtëzakonisht të ulëta dhe nuk arrijnë të punësohen, sepse nuk janë as patronazhistë dhe as pjesë e partisë.
Padyshim që këto fonde mund të ishin përdorur, siç e kanë thënë edhe shumë gazetarë dhe njerëz të artit, për shumë gjëra për të cilat Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë, sidomos për Akademinë e Arteve dhe për vetë artin, sepse po shuhet dalëngadalë prania e të rinjve që studiojnë muzikë. Impakti është shumë negativ dhe, kuptohet, të japësh 4.2 milionë euro për një natë dhe të mendosh se pas këtyre 4.2 milionë eurove do të gjenerohen 100 milionë euro, është absurde. Kjo është vetëm vazhdimësia e gënjeshtrës së radhës.
Pra, duhet ta kuptojnë shqiptarët, dhe ne bashkë me ta, se kryeministri, në 100 fjalë apo fjali retorike politike që përdor, 99.9% i ka gënjeshtra. Vetëm 0.1% është e vërtetë. Ai 0.1% është si pickimi i grerëzës për ata njerëz që e votojnë dhe janë të betuar pas tij. Mjafton t'u injektojë një fjali dhe ai është në rregull.
Shteti më i varfër i Europës të paguajë 4.2 milionë euro për një natë... Atëherë, së pari, po e nis nga vetja. Kur më kanë ftuar për të performuar në një opera, së pari bëhet një kontratë me këngëtarin, me individin. Pra, këngëtarin ta heqim nga kjo histori, sepse nuk ka lidhje fare me këto 4.2 milionë euro.
Së dyti, për të organizuar një aktivitet duhet të parashikosh mirë buxhetin tënd. Aktivitetet nuk bëhen që ti të përfitosh nga biletat dhe të fitosh para. Jo. Ti duhet të dalësh të paktën baras me projektin që bën, përmes sponsorëve, projektit që i dorëzon Ministrisë së Kulturës apo atij që i dorëzon Bashkisë së Tiranës. Dhe, në momentin që e sheh se projekti nuk e realizon anën financiare që ke menduar, atëherë nuk ke pse e merr përsipër ta vazhdosh. Pra, ky është...
Po, ky është një autogol që ka bërë kryeministri bashkë me ministrin e Kulturës, zotin Blendi Gonxhja. Por unë mendoj se ai këtë gjë e ka bërë për të parapërgatitur zgjedhjet lokale të vitit 2027, për të mbledhur para, për të krijuar fonde dhe për ta blerë votën më shtrenjtë. Sa më shumë të varfër të ketë Shqipëria, aq më shumë njerëzit do të kenë nevojë për para që të ushqejnë familjet e tyre.
Kështu që ai thotë: "Një votë sa e kam sot? 200 euro? Po e bëj 500 euro, se unë prapë ua kam marrë lekët këtyre." Bën një aktivitet tjetër, ngre një institucion tjetër, fut fonde te emergjencat, fiton disa miliona euro dhe u thotë shqiptarëve: "Hajde, votoni! Më jepni votën mua, se unë ua bleva të gjithëve."
Pra, unë mendoj se këto aktivitete dhe këto fonde i përdor edhe në funksion të zgjedhjeve lokale që po afrohen.
Dhe, e fundit fare, që ta mbyll, sepse ndoshta e zgjata, mendoj se tani e ka vënë nën kontroll edhe ministrin e Kulturës dhe i ka thënë: "Tani nuk do të jesh vetëm ushtar i bindur, por ushtar i betuar që të japësh jetën për mua, sepse me këtë lëvizje që bëra, unë të çoj në SPAK kur të dua."
Pra, i ka thënë që do ta bëjë këtë veprim dhe nuk do t'i dalë më nga rreshti. Tani, edhe ai nuk është se ka shumë besim te njerëzit që ka rreth e rrotull dhe kërkon të jetë i sigurt.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
14 Korrik08:56
Mziu: Asgjë nuk bëhet pa urdhrin e Ramës, është kryekapoja i tenderave
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, deklaroi se kryeminist...
POLITIKE
13 Korrik23:50
Vangjeli: 40 mijë bileta të koncertit të Kanye West u blenë nga shteti
Gazetari Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet politike pas nisjes së prote...
POLITIKE
13 Korrik23:08
‘Nesër më shumë’/ Mbyllet protesta e 44 radhazi në Tiranë, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Ramës
Ka përfunduar protesta e 44-t radhazi e qytetarëve para Kryeministrisë, ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qe...
POLITIKE
13 Korrik23:01
Berisha ndan pamje nga Asambleja e IDC-CDI: Diskutime me liderët politikë në Bruksel
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet e tij sociale një video nga pjesëmarrja e tij në punimet e Asamble...
POLITIKE
13 Korrik22:17
Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta
Analisti Andi Bushati deklaroi se debati për koncertin e Kanye West është përdorur nga qeveria për të zhvendosur vëmendjen ng...
POLITIKE
13 Korrik19:49
Eurodeputetja franceze vjen në Tiranë në mbështetje të protestave, takohet me Koçekun: Natyra nuk negocion me vendimet e gabuara
TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, ka zhvilluar një takim me eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit ...
POLITIKE
13 Korrik19:16
Berisha nga Brukseli: Do të krijohet një grup pune mbi narko-shtetin dhe lidhjet direkte të qeverisë shqiptare me kartelet e drogës
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për punimet e asamblesë së Përgjithshme të IDC-CDI-së...
POLITIKE
13 Korrik18:24
‘4.2 milionë euro për koncertin privat’/ Këlliçi: Rama voton faturën e turpit në Kuvend
Pas miratimit në Kuvend të aktit normativ që lidhet me financimin e koncertit të Kanye West, deputeti i Partisë Demokratike, Belind K&e...
POLITIKE
13 Korrik17:59
SPAK: Nëna e Monika Kryemadhit të dënohet me 5 vjet burg, pastroi paratë
Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit e cila akuzohet për pastrim parash. SPA...
POLITIKE
13 Korrik16:46
“Kanye West në SPAK“/ Bardhi-Manjës: Bën rolin e budallait për llogari të Ramës
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj ish-ministrit Ulsi Manja në lidhje me denoncimin që selia blu i bër...