Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit mbajti një ceremoni të ngritjes së flamurit të enjten për pengjet dhe të burgosurit që mbahen padrejtësisht në shtetet e tjera. Ceremonia riafirmon angazhimin e Uashingtonit për të siguruar kthimin e qytetarëve amerikanë dhe banorëve të përhershëm të ligjshëm të ndaluar jashtë vendit.
“Politikat tona janë 100% të përqendruara në kthimin e tyre në vend", tha Adam Boehler, i dërguari special i Presidentit Donald Trump për pengjet. “Gjatë ditëve në vazhdim do të ketë zhvillime”, tha ai pa dhënë detaje.
“Presidenti Trump është i përkushtuar për lirimin e të gjithë amerikanëve të mbajtur peng ose të ndaluar padrejtësisht jashtë shtetit. Këtu përfshihen amerikanët dhe të gjitha pengjet e tjera që ende mbahen nga Hamasi në Gazë”, tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
“Përpjekjet për t'i sjellë ata në shtëpi janë të vazhdueshme dhe të ndjeshme. Për momentin nuk kemi ndonjë njoftim për takime”, tha zëdhënësi.
Më 9 mars bëhen 18 vjet që kur ish-agjenti i FBI-së Robert Levinson u rrëmbye në Iran. Me këtë rast, me mbështetje dypartiake, Kongresi caktoi në mënyrë simbolike ‘Flamurin e Pengjeve dhe të Burgosurve Padrejtësisht’.
Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha të enjten se Uashingtoni është i vendosur që t’i çojë deri në fund përpjekjet për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve padrejtësisht, si dhe të riatdhesojë eshtrat e atyre që nuk ka qenë e mundur të sillen në vend, përmes përpjekjeve diplomatike dhe të zbulimit.
Një ditë më parë, Presidenti Trump priti në Shtëpinë e Bardhë tetë ish-pengje të mbajtura nga grupi terrorist Hamas. Të mërkurën, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se zyrtarët amerikanë janë angazhuar në diskutime të vazhdueshme me Hamasin. Bisedimet e mbajtura në Katar shënojnë angazhimin e parë të drejtpërdrejtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Hamasit që kur Departamenti i Shtetit e caktoi grupin si organizatë të huaj terroriste në vitin 1997.
Adam Boehler, i dërguari special i Presidentit Donald Trump për pengjet, udhëhoqi bisedimet e drejtpërdrejta me Hamasin, të cilat thuhet se u përqendruan në sigurimin e lirimit të pengjeve amerikane dhe eksplorimin e një fundi të mundshëm të luftës në Gazë pa Hamasin në pushtet.
Mes pengjeve që ende mbahen nga Hamasi, pesë janë shtetas amerikanë, përfshirë 21-vjeçarin Edan Alexander, i cili besohet të jetë pengu i fundit amerikano-izraelit ende i gjallë në Gazë.
Nëna e tij, Yael Alexander, foli kohët e fundit në ‘Sheshin e Pengjeve’ në Tel Aviv. “E vërteta e thjeshtë është se situata me pengjet bëhet çdo ditë e më urgjente”, tha ajo.
“Ata po punojnë për fazën e dytë. Ne nuk e shohim atë si një fazë, por si një mënyrë për të sjellë djalin tonë në shtëpi. Nuk ka rëndësi si e quani. Ajo që ka rëndësi është se ka një marrëveshje për të sjellë pengjet e mbetura në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.
Këtë javë, zyrtarët izraelitë thanë se janë gati të ecin përpara me fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gazë, me kusht që Hamasi të pranojë të lirojë më shumë nga 59 pengjet që ende mban./ VOA
pamje nga brukseli BRUKSEL- Udhëheqësit evropianë – me përjashtim të Hungarisë – mbështetën presidentin...
UKRAINË- Udhëheqësit opozitarë ukrainas, Petro Poroshenko dhe Yulia Tymoshenko, kanë refuzuar mundësinë e mbajtjes së ...
pamje nga videoja e bujshme GAZA- Palma, resorte luksoze dhe statuja të arta. Më pas dollia mes Trump dhe Netanyahu duke pirë një kokt...
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten një rezolutë për të dënuar sjelljen e ligjvënësit demokrat Al ...
foto ilustruese KOSOVË- Gjetja e mënyrave për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe ndërtimi i besimit, t&eu...
KOSOVË- Gati një muaj pas ditës së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numë...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa prej 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës, si dhe 10% tarifa të reja ndaj Kinës, duke e rr...
KANADA- Kryeministri Justin Trudeau ka deklaruar se Kanadaja do të vazhdojë të jetë në një luftë tregtare me Shte...
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, një ditë pas fjalës së Emmanuel Macron, në të cilën presidenti francez e quajti Rusin...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të enjten "ngrirjen" e tarifave për produktet meksikane të mbuluara nga marrëves...