Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...

SHBA- Qeveria amerikane po i jep fund furnizimit me ilaçe me vlerë rreth pesëdhjetë milionë dollarë në vit për Zambian. Lajmin e njoftoi të enjten ambasadori i Uashingtonit në Lusaka, Michael Gonzalez. Ai u shpreh se ilaçet e dhuruara nga Shtetet e Bashkuara po përvetësohen dhe përfundojnë duke u shitur në farmaci në të gjithë vendin jugor afrikan ndërsa autoritetet nuk bëjnë asgjë për të adresuar këtë fenomen.
Sipas tij qeveria amerikane nuk mund t'i justifikojë më taksapaguesve amerikanë vazhdimin e një niveli kaq të lartë ndihme, në të njëjtën kohë që qeveria zambiane refuzon të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të garantuar këtë ndihmë. Vendimi – që pritet të hyjë në fuqi në janar 2026 – është i pavarur nga shkurtimet drastike të ndihmës ndërkombëtare të zbatuara nga administrata e Donald Trump këtë vit, theksoi ambasadori i SHBA-së Gonzalez.
Sipas të dhënave të Uashingtonit, gati një e treta e shpenzimeve publike për shëndetësinë në Zambia financohet nga SHBA-të, me fonde të alokuara kryesisht për blerjen e ilaçeve kundër HIV-it, malaries dhe tuberkulozit.
Qeveria amerikane thotë se zbuloi mashtrimin në vitin 2021 dhe kreu inspektime në më shumë se 2,000 farmaci në të gjithë vendin, ku zbuloi gjithashtu se po shiteshin ilaçe të vjedhura nga Fondi Global për Luftën kundër AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malaries me seli në Gjenevë dhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë.
Edhe pse Zambia ka nëntokë të pasur me bakër, mbi 64% e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Presidenti Akade Itchilema, i cili u zgjodh në vitin 2021, bëri fushatë me premtime për të zhdukur korrupsionin dhe për të tërhequr investitorë të rinj.
Në fillim të mandatit të tij, u kryen arrestime dhe operacione me mbulim të lartë mediatik, siç janë sekuestrimi spektakolar i hoteleve dhe helikopterëve që i përkisnin një ish-ministri. Por ritmi i operacioneve kundër korrupsionit është ngadalësuar që atëherë.
GJERMANI- Numri i sulmeve të dhunshme me thikë është duke u rritur. Masat (parandaluese) kundër kësaj forme dhune po shtohen. &C...
papa leo VATIKAN- Papa Leo do të drejtojë meshën e tij të parë të shenjtë si papë këtë mëngjes, pas...
KASHMIR- Tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen midis Indisë dhe Pakistanit, me zyrtarët indianë që tho...
SHBA- Lufta në Ukrainë dhe mosmarrëveshjet tregtare midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian u diskutuan gjatë një bisede telefonike...
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në tentativën e 13-të për konstituimin e legjislaturës s...
ITALI- Kreyministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka dërguar një letër urimi Papës Leone XIV. Në let&eu...
RUSI- Kreu i Kishës Katolike në Vatikan është zgjedhur ditën e sotme vetëm pak orë më përpara duke berë...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian shpreh keqardhje të thellë për udhëtimin e udhëheqjes serbe në Moskë dhe pjesëmarrjen n&eum...
VATIKAN- Robert Francis Prevost i zgjedhur tashmë si Papa i ri ka mbajtur fjalën e parë para besimtarëve nga ballkoni i Bazilik&...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar kardinalin amerikan Robert Francis Prevost, për zgjedhjen e tij si Papa i ri i Kishës Katolike,...