BOTA

Shërbimi Sekret Britanik paralajmëron për rrezikun e një sulmi rus ndaj NATO-s

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2025, 16:55

Shërbimi Sekret Britanik paralajmëron për rrezikun e një

Britania e Madhe ndodhet tashmë në vijën e frontit kundër Rusisë dhe duhet të jetë e përgatitur që “eksporti i kaosit” nga Presidenti Putin të vazhdojë derisa ai të detyrohet të ndryshojë strategjinë e tij, paralajmëroi drejtuesja e MI6, Blaise Metreweli, në fjalimin e saj të parë publik që nga marrja e detyrës. 

Metreweli, gruaja e parë dhe më e re që udhëheq shërbimin sekret britanik, tha se “vijë e frontit është kudo” për shkak të përdorimit nga Moska i luftës hibride, duke përfshirë dezinformimin, sabotazhin dhe sulmet kibernetike. Ajo paralajmëroi se Britania po përballet me një “epokë pasigurie” ndërsa rregullat e konfliktit po ri-shkruhen nga Rusia dhe aktorë të tjerë armiqësorë. 

“Putin nuk duhet të ketë dyshime, mbështetja jonë është e qëndrueshme. Presioni që ushtrojmë për Ukrainën do të vazhdojë,” tha Metreweli, duke përshkruar Rusinë si “agresive, ekspansioniste dhe revisioniste”. Ajo theksoi se “eksporti i kaosit” është pjesë e strategjisë ruse për të krijuar paqëndrueshmëri ndërkombëtare dhe për të nxjerrë përfitime politike ose për të tërhequr vëmendjen e Perëndimit. 

Strategjia e Moskës përfshin, sipas analistëve, valë migrantesh, përdorimin e mercenarëve në konflikte jashtë vendit, sulme kibernetike, aktet e sabotazhit, manipulimin e informacionit dhe depërtimin e avionëve në hapësirën ajrore evropiane. 

Sipas Metrewelit, konceptet tradicionale të vijës së frontit janë tejkaluar, dhe publiku britanik përjeton tashmë pasojat e këtij “eksporti kaotik”. Ajo shtoi se sfida kryesore e shekullit XXI nuk është thjesht kush zotëron teknologjitë më të fuqishme, por kush i përdor me mençuri, pasi siguria, prosperiteti dhe humanizmi varen nga kjo.  Ndërsa, Kryekomandanti i Forcave të Armatosura, Air Chief Marshal Sir Richard Knighton, në fjalimin e tij të parë vjetor në Royal United Services Institute, bëri thirrje për një qasje gjithëpërfshirëse të shoqërisë për të ndërtuar “reziliencën kombëtare” përballë kërcënimeve në rritje. 

“Çmimi i paqes po rritet dhe ka një probabilitet më të madh që Rusia të sulmojë një vend të NATO-s. Lufta në Ukrainë tregon gatishmërinë e Putinit për të targetuar shtetet fqinje, përfshirë popullsitë civile, madje edhe me armë të reja dhe shkatërruese, që kërcënojnë të gjithë NATO-n, përfshirë Britaninë,” tha Knighton. 

Fjalimet e Metrewelit dhe Knighton vijnë ndërsa liderët britanikë dhe evropianë, përfshirë Sir Keir Starmer, po zhvillojnë një samit emergjent në Berlin me Presidentin Zelensky dhe emisarë të SHBA, për të diskutuar një plan alternativ paqeje për Ukrainën. 

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve