Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Shkencëtarët kanë krijuar një atlas që përshkruan disa nga 37.2 trilionë qelizat e trupit të njeriut. Studiuesit përdorën teknika të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, për t'iu afruar objektivit për të krijuar një atlas gjithëpërfshirës me të gjitha llojet e qelizave njerëzore, që do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se nga çfarë përbëhet trupi ynë.
Imazhet janë aq të mahnitshme, saqë mund të ngatërrohen me vepra arti. Por, këto janë qeliza njerëzore – të regjistruara si pjesë e një projekti ambicioz për të hartuar një atlas të të gjitha llojeve të qelizave njerëzore. Puna kërkimore në kuadrin e iniciativës Atlasi i Qelizave Njerëzore, e publikuar nga revista Nature, përdori të dhëna të avancuara dhe mjete analitike, përfshirë inteligjencën artificiale, për të krijuar një hartë të hershme të detajuar të disa prej 37.2 trilionë qelizave të trupit të njeriut.
"Atlasi i qelizave njerëzore është një hartë e qelizave të indeve dhe organeve tona, dhe teknologjitë kryesore janë gjenomika me një qelizë të vetme dhe gjenomika hapësinore, që janë të integruara në një hartë të vetme, duke përdorur të dhënat shkencore dhe metodat e inteligjencës artificiale. Atlasi është në thelb një hartë me rezolucion të lartë e shtrirjes së plotë molekulare të çdo qelize. Dhe janë këto teknologji që na mundësojnë ta arrijmë këtë rezolucion të lartë", shpjegon Sarah Teichmann, bashkëthemeluese dhe bashkëdrejtuese e e iniciativës Atlasi i Qelizave Njerëzore.
Teichmann dhe bashkëpunëtorët e saj u përqendruan në organe të caktuara – tek qelizat në gojë, stomak dhe zorrë, si dhe qelizat që përcaktojnë zhvillimin e kockave. Studiuesit kanë prodhuar gjithashtu një atlas organoid të trurit që zbulon aspekte të zhvillimit të trurit.
"Ka disa pamje të bukura, përfshirë një që më pëlqen e placentës. Ka gjithashtu për zhvillimin e skeletit dhe gjymtyrëve. Përparimet e tjera të mëdha janë në studimet integrale të sistemeve, si p.sh. sistemi gastrointestinal. Pra, ku ne integrojmë studime të shumta dhe më pas përparojmë drejt një grupi të dhënash më gjithëpërfshirëse", thotë Teichmann.
Shkencëtarët shpresojnë që atlasi me rezolucion të lartë dhe i disponueshëm për të gjithë - i konsideruar si një variant fillestar - do t'i ndihmojë studiuesit të luftojnë sëmundjet që dëmtojnë qelizat njerëzore.
"Ka rëndësi për sa i përket përfitimit të një botëkuptimi gjithëpërfshirës themelor shkencor, të mënyrës se si funksionojnë trupat tanë. Ka edhe aplikime të gjera biomjekësore, për sa i përket zbulimit të treguesve biologjikë, zbulimit të objektivit të ilaçeve, kategorizimit të pacientëve etj.", thotë Teichmann.
E themeluar në vitin 2016, Iniciativa “Atlasi i Qelizave Njerëzore”, ka tashmë mbi 3600 anëtarë nga 102 vende. Shkencëtarët e kësaj iniciative po krijojnë gjithashtu atlase të tjera, që mund t'i ndihmojnë të mësojnë më shumë rreth shkaqeve themelore të sëmundjeve dhe shëndetit në pjesë të veçanta të trupit./VOA
vladimir putin KAZAKISTAN- Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar se do të sulmojë qendrat vendimmarrëse në kryeqyte...
Foto ilustruese UKRAINË- Rusia kreu sulme të mëdha ajrore ndaj infrastrukturës së Ukrainës të enjten, duke i lën&eu...
Stano BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka mbajtur ditën e sotme konferencën e tij të fundit për...
Foto ilustruese KOLUMBI- Një burrë kolumbian akuzohet për rrëmbimin e një vajze 7-vjeçare dhe mbajtjen e saj rob si dh...
Takimi RUSI- Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel në kujtimet e saj në librin e publikuara së fundmi ka treguar frikën q&eu...
foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian po planifikon të shkurtojë në mënyrë drestike numrin e personave që punojn&...
albin kurti PREKAZ- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i pranishëm në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz për hom...
donika gervalla KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla ka zhvilluar një viz...
igor zaika RUSI- Vrasja e një vajze 17-vjeçare në një fermë ka tronditur Rusinë. Pasi e dhunoi dhe abuzoi seksual...
foto ilustruese TEL AVIV- Izraeli dhe Hezbollahu e kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit mes tyre të enjten...