BOTA

"Shpenzimet për infrastrukturën e energjisë po rriten në mbarë botën!" The Economist: Një supercikël i ri elektrik po krijohet

M.B. Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2025, 07:52

"Shpenzimet për infrastrukturën e energjisë po rriten

EUROPA- Kati i fabrikës së uzinës së kompanisë Schneider Electric në Conselve, Itali, gumëzhin nga zhurma. Punëtorët e kësaj kompanisë, e cila merret me prodhimin e pajisjeve të energjisë, po montojnë me zell sisteme të përparuara ftohjeje për qendrat e të dhënave që funksionojnë duke u mbështetur në Inteligjencën Artificiale.

“Çelësi është integrimi i rrjetit me çipin dhe i çipit me ftohësin”, thotë Pankaj Sharma, një ekzekutiv në kompaninë franceze, duke folur për një model të ri që kompania ka zhvilluar së fundmi në bashkëpunim me kompaninë e njohur të Inteligjencës Artificiale, Nvidia.

Gjatë vitit të kaluar, vlera e tregut të kompanisë Schneider është rritur me mbi një të tretën, duke arritur në rreth 140 miliardë dollarë. Nuk është i vetmi prodhues i pajisjeve elektrike që po lulëzon. Kapitalizimi i tregut i konglomeratit japonez Hitachi është trefishuar që nga fillimi i vitit 2022, pjesërisht falë zgjerimit të shpejtë të divizionit të pajisjeve të energjisë.

Pas një viti të vështirë 2023, të rënduar nga problemet në divizionin e turbinave të erës, aksionet e kompanisë Siemens Energy u rritën me 300% vitin e kaluar, duke tejkaluar edhe ato të kompanisë Nvidia, falë rritjes së shpejtë të shitjeve në biznesin e teknologjisë së rrjetit.

“Energjia elektrike është një shtytës kyç për ne”, thotë shefi ekzekutiv Christian Bruch.

Scott Strazik, drejtuesi i kompanisë GE Vernova, një biznes i pajisjeve të energjisë që u shkëput nga konglomerati vitin e kaluar, konstaton se po krijohet një “supercikël”. Po rritet me shpejtësi kërkesa për çdo gjë, nga transformatorët dhe çelësat deri te kabllot e tensionit të lartë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) vlerëson se investimet globale në infrastrukturën e rrjetit, arritën në afro 400 miliardë dollarë në vitin 2024, nga pak më shumë se 300 miliardë dollarë në vitin 2020, duke u rimëkëmbur nga rënia që nisi në vitin 2017, si pasojë e ngadalësimit të kërkesës në Kinë.

Agjencia IEA parashikon se shpenzimet do të rriten në rreth 600 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2030. Cilat janë arsyet e kësaj rritjeje? Një faktor është dekarbonizimi i prodhimit të energjisë elektrike. Rritja e energjisë së erës dhe diellit, shpesh në vende të largëta, kërkon zgjerimin e linjave të energjisë dhe investimin në harduer dhe softuer për të përballuar ndërprerjen e tyre.

Në Britani, ambicia e qeverisë për të arritur një rrjet elektrik me emetime neto zero deri në vitin 2030, i ka shtyrë operatorët e rrjetit që të paraqesin propozime investimi që arrijnë në afro 100 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme. Edhe në Amerikë, ku presidenti i ardhshëm është skeptik ndaj ndryshimeve klimatike, investimet në energjinë e ripërtëritshme pritet të vazhdojnë të rriten në vitet në vijim, falë rënies së kostos së energjisë diellore dhe të erës.

Arsyeja e dytë e rritjes së investimeve është rritja e konsumit të energjisë elektrike. Agjencia IEA parashikon se kërkesa për energji elektrike, nga burime të pastra dhe të pista, do të rritet gjashtë herë më shpejt se energjia në përgjithësi në dekadën e ardhshme, pasi ajo fuqizon një pjesë në rritje të makinave, sistemeve të ngrohjes së shtëpive dhe proceseve industriale.

Vetëm Kalifornia do të ketë nevojë për 50 miliardë dollarë investime në përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike, deri në vitin 2035, për të karikuar automjetet elektrike. Z. Strazik nga kompania GE Vernova mendon se ky kalim nga “molekula në elektrone”, sapo ka filluar.

Nevojat totale të botës për energji po vazhdojnë të rriten. Kjo është një forcë e tretë që nxit investimet në infrastrukturën e energjisë elektrike. Rritja ekonomike dhe rritja e përdorimit të kondicionerëve, po rrisin kërkesën në vendet në zhvillim. Banka Goldman Sachs vlerëson se rrjeti energjetik i Indisë do të kërkojë 100 miliardë dollarë investime midis viteve 2024 dhe 2032, ndërsa ekonomia e vendit po rritet.

Firma këshillimore Rystad parashikon se investimet vjetore të rrjetit në Kinë do të rriten nga rreth 100 miliardë dollarë në vitin 2024, në më shumë se 150 miliardë dollarë deri në vitin 2030. Shpenzimet nga gjigantët e teknologjisë për Inteligjencën Artificiale, po kontribuojnë gjithashtu në rritjen e kërkesës për energji, duke nxitur rritjen e konsumit të energjisë elektrike dhe investimeve.

Disa qendra të të dhënave tani përdorin aq energji sa prodhon një termocentral bërthamor, duke e bërë të nevojshme që operatorët e rrjetit të përmirësojnë transformatorët, linjat e energjisë dhe pajisjet e kontrollit. Për të plotësuar nevojat e qendrave të të dhënave, Tokyo Electric, kompania më e madhe e energjisë elektrike në Japoni planifikon të shpenzojë më shumë se 3 miliardë dollarë deri në vitin 2027 në infrastrukturën e saj.

Lulëzimi i qendrave të të dhënave ka rritur edhe shpenzimet për pajisjet ftohëse dhe pajisje të tjera elektrike ndihmëse. Një tjetër arsye e rritjes së investimeve është fortifikimi i rrjetit. Po bëhen gjithnjë e më të zakonshme dukuritë e skajshme natyrore, duke përfshirë stuhitë vdekjeprurëse dhe zjarret si ai që u përhap në Los Anxhelos më 7 janar.

Këto shkaktuan gjithsej mbi 100 miliardë dollarë dëme në mbarë botën në vitin 2023, ku vetëm gjysma e dëmeve mbulohej nga sigurimet. Së fundmi, Departamenti Amerikan i Energjisë, i dha një garanci kredie prej 15 miliardë dollarësh ndërmarrjes energjetike kaliforniane PG&E, për ta ndihmuar atë që të investojë në elasticitetin e infrastrukturës së saj.

Në shumicën e vendeve të pasura, rrjetet e energjisë elektrike janë të vjetra dhe me të meta. Në Europë, infrastruktura është mesatarisht mbi 40-vjeçare. “Infrastruktura e rrjetit nuk është ndërtuar për elasticitet, por për përcjellje”, thotë zoti Bruch nga kompania Siemens Energy. Ndërsa investimet në infrastrukturën e rrjetit janë rritur, janë shfaqur pengesa të ndryshme në zinxhirin e furnizimit.

Firma këshillimore Wood Mackenzie vlerëson se një mungesë globale e transformatorëve ka bërë që çmimet të rriten me 60-80% që nga viti 2020 dhe koha e pritjes është trefishuar në pesë vjet ose më shumë. Kjo po nxit shpenzimet kapitale dhe risinë. Bruch thotë se firma e tij po investon shuma rekord për të përpunuar mbingarkesën e porosive që tani tejkalojnë shifrën 120 miliardë euro (124 miliardë dollarë). Kompania GE Vernova ka thënë se do të investojë 9 miliardë dollarë në shpenzime kapitale dhe në kërkim-zhvillim deri në vitin 2028.

Kompania japoneze Hitachi, që gjithashtu ka një ngarkesë të madhe me porosi, ka investuar 3 miliardë dollarë për të rritur prodhimin gjatë tre viteve të fundit dhe planifikon të shpenzojë 6 miliardë dollarë shtesë deri në vitin 2027, duke përfshirë 1.5 miliardë dollarë për transformatorët e energjisë. Zgjerimi i kapaciteteve prodhuese do t’i lërë të cenuara këto firma nëse supercikli i energjisë elektrike nuk del aq i vrullshëm sa ishte parashikuar. Rritja e shitjeve të automjeteve elektrike tashmë është ngadalësuar në shumë shtete të pasura.

Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale mund të zbehet. Për të qetësuar aksionerët, Andreas Schierenbeck, drejtuesi i biznesit të energjisë Hitachi, thotë se kompania e tij i ka shtyrë klientët e mëdhenj që të bëjnë rezervime me pagesa paraprake dhe po kalon nga porositë vetjake, në kontrata me modele të standardizuara të produkteve.

E gjithë kjo i bën fitimet e ardhshme më të besueshme dhe zgjerimin e kapacitetit të prodhimit më pak të rrezikshëm. Tani për tani, shpenzimet për infrastrukturën e energjisë elektrike nuk tregojnë asnjë shenjë lehtësimi, pasi operatorët e rrjetit përballen me rritjen e konsumit të energjisë, ndryshimin e mënyrës së prodhimit të energjisë dhe infrastrukturën e vjetruar. Këto trysni vetëm sa do të rriten, parashikon zoti Bruch.

“Kjo është arsyeja pse ne jemi të fortë”./ Monitor

energjia elektrike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan