Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
GJERMANI- 23 nga 32 vende të NATO-s do të arrijnë objektivin e caktuar për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtjen, përfshirë Gjermaninë. Gjermania raportoi shpenzime të mbrojtjes prej 90.6 miliardë euro për NATO-n për vitin aktual 2024, duke arritur kështu qartë objektivin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut prej dy për qind.
Sipas të dhënave të NATO-s, kjo shumë rekord përfaqëson një pjesë prej 2,12 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të parashikuar të Gjermanisë (PBB). Kjo normë tani është më e lartë se sa pritej në fillim të vitit.
23 shtete do të arrijnë objektivin
Qeveria federale, në funksion të sulmit rus ndaj Ukrainës, ka vendosur të përmbushë objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes për vitin 2014 për herë të parë këtë vit. Ky synim parashikon që shtetet anëtare të ndajnë çdo vit të paktën dy për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen. Sipas shifrave të reja, 23 shtete anëtare ka të ngjarë të përmbushin apo edhe ta tejkalojnë këtë objektiv këtë vit. Në vitin 2014 vetëm SHBA, Britania e Madhe dhe Greqia e arritën objektivin. Sipas të dhënave të NATO-s, vitin e kaluar 11 anëtarë ndanë dy për qind ose më shumë të PBB-së së tyre për mbrojtjen.
Polonia në krye - Spanja, Sllovenia dhe Luksemburgu në fund
Lider aktual në ndarjen e fondeve për mbrojtjen është Polonia me shpenzime prej 4,12 për qind të PBB-së për mbrojtjen, si dhe Estonia me 3,43 për qind. Të dyja vendet janë përpara SHBA-së, e cila në vitin 2024, sipas vlerësimeve të fundit, duhet të arrijë një vlerë përqindje prej 3,38 për qind. Në fund të listës janë vende si Spanja, Sllovenia dhe Luksemburgu, të cilat aktualisht janë nën 1,3 për qind. Gjithashtu, Belgjika (1,30 për qind), Kanadaja (1,37 për qind), Italia (1,49 për qind) dhe Portugalia (1,55 për qind) do të bien ndjeshëm pas objektivit të NATO-s. Në total, vlerësimet aktuale parashikojnë se 32 vendet anëtare të NATO-s do të shpenzojnë rreth 1.,5 trilion dollarë amerikanë (rreth 1.4 trilion euro) për mbrojtjen këtë vit. Kur merren parasysh luhatjet e inflacionit dhe të kursit të këmbimit, kjo paraqet një rritje prej 10,9 për qind krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën kohë, vetëm aleatët evropianë dhe Kanadaja shënuan një rritje prej 17,9 për qind.
Lavdërime për "rritje më të madhe në shpenzimet e mbrojtjes në dekada"
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili aktualisht ndodhet në Uashington për t'u përgatitur për samitin e NATO-s, e vlerësoi këtë zhvillim në një takim me presidentin amerikan Joe Biden si "rritja më e madhe në dekadat e fundit". Shifrat tregojnë se tani si aleatët evropianë ashtu edhe Kanadaja po marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë për mbrojtjen e të gjithë anëtarëve të aleancës së NATO-s. Biden foli për "numra rekord" nga aleatët, të cilët tani po arrijnë objektivat e tyre të shpenzimeve të mbrojtjes. Sfidanti i tij i mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka insistuar vazhdimisht për buxhete më të larta të mbrojtjes për aleatët gjatë mandatit të tij.
Aleatët po rrisin ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Qëllimi është të forcohet ndjeshëm parandalimi dhe mbrojtja për t'i treguar qartë kreut të Kremlinit, Vladimir Putin, se një sulm ndaj çdo vendi evropian brenda NATO-s nuk ka asnjë shans për sukses. Në samitin në Uashington nga 9 deri më 11 korrik, aleatët do të angazhohen për të rritur më tej mbështetjen financiare për Ukrainën, tha Stoltenberg.
Në shkurt, Trump tha në një tubim të fushatës se ai nuk do t'i ndihmonte partnerët e NATO-s në rast të një sulmi rus nëse ata nuk shpenzonin mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre. Në vend të kësaj, ai do të inkurajonte Rusinë të "bëjë çfarë të dojë" me ta. Në një intervistë për "Welt” dhe mediat amerikane, Stoltenberg mbrojti Trump kundër akuzave për vënien në dyshim të aleancës ushtarake. "Donald Trump nuk e kritikoi kryesisht NATO-n. Kritikat e tij u drejtuan anëtarëve të aleancës ushtarake perëndimore, të cilat nuk investojnë mjaftueshëm në NATO", tha Stoltenberg.
Marre nga DW
Shtatorja e Leotrimit KOSOVË- E premte, 11 qershor 1998. Shtëpia e familjes Ahmeti në Rezallë të Skënderajt sulmohet me grana...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara të martën bënë thirrje për ndërprerjen e luftimeve ndërkufitare dhe uljen e te...
Vladmir Putin dhe Kim Jong Un KOREA E VERIUT- Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Korenë e Veriut herët të mërkurë...
GREQI- Qytetarët në Greqi janë paralajmëruar të jenë të kujdesshëm për shkak të rrezikut të lartë ...
Foto ilustruese SHBA- Më shumë se 70 milionë amerikanë rreth një në pesë banorë janë duke jetuar nën alar...
MAL I ZI- Presidenti bullgar Rumen Radev doli nga një takim i planifikuar me kryeministrin e Malit të Zi. Bëhet me dije se arsyeja që u la...
BRAZIL- Një ngjarje e pazakontë ka ndohur ku një kryebashkiak i Rio de Janeiro të Brazilit u kap duke iu bashkuar një takimi në ...
TURQI- David Thomas Blyth, me origjinë nga Edinburg në Skoci, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij këngëtaren e komedi...
SHBA- Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby në një konferencë tha ...
KROJEJA E VERIUT- Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në kryeqytetin, Phenian, duke filluar zyrtarisht vizitën e tij të parë n...