BOTA

Shpërthimi i vullkanit Etna bllokon mijëra turistë në Sicili

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Gusht 2026, 08:55

Shpërthimi i vullkanit Etna bllokon mijëra turistë në Sicili

Në kulmin e sezonit të pushimeve, shpërthimet e vullkanit më të madh të Evropës po shkaktojnë probleme të mëdha. Në Katania janë anuluar shumë fluturime dhe turistët presin të dëshpëruar.

Në Sicili të Italisë, Etna konsiderohet pothuajse pjesë e detyrueshme e programit për çdo turist. Tani, megjithatë, vullkanimë aktiv i Evropëspo bën që pushimet e shumë njerëzve të kthehen në një vuajtje të vërtetë. Për shkak të shpërthimit të fundit, i cili vazhdon që nga e premtja (07.08.2026), në ishullin italian të Mesdheut kanë mbetur të bllokuar disa mijëra pushues.

Si pasojë e reve të hirit vullkanik në qiell, trafiku ajror në aeroportin e Katanias u ndërpre plotësisht deri të mërkurën në orën 11:00. Edhe më parë, pothuajse asnjë avion nuk mund të ngrihej apo të ulej. Më shumë se 200 fluturime kanë ndjekur itinerar të ndryshuar ose janë anuluar krejtësisht. 

Kjo e ka kthyer veçanërisht udhëtimin e kthimit për shumë pushues në një torturë. Në aeroportin e qytetit të Katanias, me rreth 300.000 banorë dhe i vendosur në rrëzë  të Etnës, po zhvillohen skena kaotike. Disa familje madje janë detyruar të kalojnë natën aty. Për më tepër, fluturimet nga aeroportet e tjera dhe trenat për t'u larguar nga ishulli janë të mbushur plot. Një fluturim nga Katania në Berlin, që normalisht zgjat rreth dy orë e gjysmë, për një gazetare të Agjencisë Gjermane të Lajmeve (dpa) u shndërrua në një udhëtim prej dy ditësh e gjysmë.

Etna prej pesë ditësh sërish shumë aktive

Etna po nxjerr tashmë për të pestën ditë radhazi sasi të mëdha hiri dhe prushi. Nga dy kratere në lartësitë 2.360 dhe 2.750 metra po rrjedhin lumenj të dendur llave, sipas Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV). Gjatë natës (11.08.2028) u hap një krater i ri në një lartësi prej rreth 1.900 metrash. Shpërthime të tilla të vullkanit, i cili ngrihet mbi 3.300 metra, nuk janë të rralla, prandaj Etna monitorohet me kujdes të jashtëzakonshëm prej dekadash.

Për avionët zbatohen standarde shumë të larta sigurie. Autoritetet vendosin për mbylljet në varësi të drejtimit të erës dhe përqendrimit të hirit, shpesh edhe në afate shumë të shkurtra. Aktualisht, për Katanian është në fuqi niveli më i lartë i alarmit, ai i kuq. Kjo do të thotë se një shpërthim me emetim të konsiderueshëm hiri është i afërt ose tashmë ka filluar. Mëngjesin e së martës mundi të ngrihej vetëm një avion për një fluturim të brendshëm. Të gjitha uljet u pezulluan deri në orën 19:00. 

Pushuesit: Me gomone do të ishte më shpejt

Tani, në kulmin e verës, kur në ishull ndodhen edhe shumë të huaj, kjo po shkakton probleme të mëdha. Shumë njerëz po përpiqen të përdorin aeroportin e Palermos ose trenin si alternativë. Sipas vlerësimeve, rreth 30.000 persona janë prekur. Shumë turistë janë detyruar ta zgjasin qëndrimin e tyre në ishull. Megjithatë, akomodimet janë të mbushura dhe disa kanë kaluar natën në aeroport.

Shumë pasagjerë të bllokuar janë ankuar se personeli i aeroportit është i mbingarkuar. Sipas tyre, njoftimet shpesh janë kontradiktore. Njëri prej tyre i tha gazetës La Repubblica: "Na kanë lënë në mëshirë të fatit. Po të isha nisur me një gomone, me siguri do të kisha mbërritur më herët.”

Situata rëndohet edhe nga fakti se vështirësia e turistëve po shfrytëzohet nga spekulantët. Aktori italian Filippo Laganà raportoi në Instagram se për autobusin transportues nga Katania në Palermo, rreth 200 kilometra larg, kërkohej një çmim prej 700 eurosh. Trenat rajonal nga ishulli për në Romë, një udhëtim prej rreth dhjetë orësh që përfshin edhe kalimin me traget, janë të rezervuar për ditë të tëra. Për më tepër, në këta trena nuk ka vagon restoranti dhe nuk shitet as ujë i pijshëm. Nga Roma nisen shumë fluturime ndërkombëtare.

Hiri ngjitet në lëkurë në temperatura rreth 35 gradë

Ende nuk është e qartë se kur trafiku ajror në Katania do t'i kthehet normalitetit. Në pistë ndodhen tashmë shumë avionë, të cilët mbulohen për t'u mbrojtur nga reshjet e hirit. Veçanërisht motorët mbrohen me kujdes të madh. Pistat e ngritjes dhe uljes duhet të pastrohen vazhdimisht nga hiri vullkanik. Çdo vit, aeroporti përpunon më shumë se 12 milionë pasagjerë. 

Megjithatë, reshjet e hirit po ndikojnë edhe në jetën e përditshme të banorëve dhe turistëve që nuk kanë nevojë të udhëtojnë. Në vapën e verës, djersa në lëkurë shërben si ngjitës i përkryer për grimcat e imëta të hirit, duke bërë që lëkura të mbulohet me pika të zeza. Në rrugë mjafton kalimi i një autobusi për të ngritur pluhurin gri në ajër. Për më tepër, pamja e Etnës, një mal madhështor, mjegullohet nga retë e tymit edhe kur qielli është krejtësisht i kaltër.

Megjithë problemet, vullkani vazhdon të tërheqë turistë. Me rënien e errësirës, shumë vizitorë shkojnë në pikat panoramike për të fotografuar rrjedhat e kuqe të llavës që ndriçojnë në sfondin e natës. Gjatë kthimit, një çift i ri italian humbi orientimin. Të dy u detyruan të telefononin shërbimet e emergjencës dhe më pas u shpëtuan./DW

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...