BOTA

Shtëpia e Bardhë: Rritja e pranisë ushtarake në Lindjen e Mesme, masë parandaluese për uljen e tensioneve

n.f Përditësimi i fundit 4 Gusht 2024, 20:28
Shtëpia e Bardhë: Rritja e pranisë ushtarake në Lindjen e
Jonathan Finer

SHBA- Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, si një masë mbrojtëse me synimin për të ulur tensione në rajon, tha të dielën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Tensionet rajonale janë rritur pas vrasjes të mërkurën të njërit prej drejtuesve të grupit islamik palestinez Hamas, Ismail Hanijeh në kryeqytetin iranian Teheran një ditë pasi një sulm izraelit në kryeqytetin e Libanit Bejrut vrau Fuad Shukrin, një komandant të lartë ushtarak të grupit libanez, Hezbollahut. Të dyja grupet mbështeten nga Irani.

Shqetësimet se lufta e Izraelit kundër militantëve palestinezë në Gaza mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme, po shtohen. Irani dhe Hamasi kanë fajësuar Izraelin për vrasjen e Hanijesë dhe së bashku me Hezbollahun, janë zotuar për hakmarrje. Izraeli as nuk e ka pranuar as nuk e ka mohuar përgjegjësinë. Pentagoni tha të premten se do të vendosë avionë luftarakë shtesë dhe anije luftarake të marinës në rajon.

"Objektivi i përgjithshëm është ulja e temperaturës në rajon, frenimi dhe mbrojtja kundër sulmeve dhe shmangia e konfliktit rajonal," tha Jonathan Finer, zëvendës këshilltar për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, në një intervistë për televizionin CBS.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po përgatiten për çdo skenar të mundshëm, shtoi zoti Finer. Zoti Finer përmendi faktin se ndezja e një konflikti rajonal ishte shumë e afërt në prill, kur Irani ndërmori një sulm me dronë në territorin izraelit me dronë dhe raketa. Goditja nga Irani erdhi pas një sulmi të dyshuar izraelit ndaj konsullatës së Teheranit në kryeqytetin sirian Damask më 1 prill, ku u vranë shtatë pjesëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

“Shtetet e Bashkuara duan të jenë të përgatitura nëse kjo situatë paraqitet përsëri”, shtoi zoti Finer. Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu të shtunën shpresën se Irani do të tërhiqej pavarësisht kërcënimit për t'u hakmarrë për vrasjen e Hanijesë.

"Nuk bëhet fjalë për një parashikim për ngjarje të ardhshme. Është një planifikim i kujdesshëm për ta dhe për qeverinë tonë," tha zoti Finer në CBS./ VOA

jonathan finer shba pentagon lindje e mesme

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë