BOTA

“Shtrembërimi i së vërtetës”, talibanët synojnë të përmirësojnë imazhin përmes turizmit (FOTO)

n.f Përditësimi i fundit 5 Tetor 2024, 21:55
“Shtrembërimi i së vërtetës”, talibanët
Talibane

AFGANISTAN- Politikat shtypëse të talibanëve dhe shkeljet e gjëra të të drejtave të njeriut e kanë bërë qeverinë e tyre – që nuk njihet ndërkombëtarisht – të padëshirueshme në mbarë botën. Për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar, grupi islamist i linjës së ashpër ka tentuar që të joshë turistët e huaj që të vizitojnë Afganistanin, shtet ku dhuna ka rënë ndjeshëm që kur talibanët morën pushtetin më 2021.

Por, edhe pse talibanët po synojnë të përfitojnë nga propaganda dhe përfitimet financiare nga vizitorët e huaj, kufizimet e gjera të grupit për lëvizjen e afganëve, veçmas të grave, kanë ngufatur rritjen e industrisë lokale të turizmit.

“Talibanët promovojnë turizmin sepse ka një avantazh të madh propagandistik për qeverinë e tyre”, tha Sami Yousafza, gazetar veteran afgan dhe komentator që ndjek zhvillimet rreth talibanëve.

“Talibanët duan të përfitojnë nga interesi në turizëm për të paraqitur një imazh pozitiv për shtetin që sundojnë”, shtoi ai.

Numri i turistëve që vizitojnë Afganistanin është rritur në mënyrë të vazhdueshme viteve të fundit. Më 2021, Afganistanin e kishin vizituar 691 turistë. Më 2022, numri u rrit në 2.300. Vitin e kaluar, numri i turistëve ishte 7.000, sipas zyrtarëve talibanë.

Turistët e huaj tërhiqen nga historia e lashtë e vendit dhe nga peizazhet piktoreske. Turistët kinezë e përbëjnë grupin më të madh të vizitorëve. Linjat e mëdha ajrore ndërprenë fluturimet për në Afganistan pas vitit 2021, por shumë nga to kanë rinisur fluturimet.

Zyrtarët talibanë po ashtu janë të prirë që të theksojnë se turizmi i huaj po ashtu ofron shtysë financiare për afganët, shumica e të cilëve po luftojnë për mbijetesë për shkak të nivelit të lartë të papunësisë dhe varfërisë në rritje. Por, industria në zhvillim e turizmit në Afganistan përballet me sfida të mëdha.

Vizat janë të shtrenjta dhe vështirë merren. Shumë shtete kanë ndërprerë raportet me Afganistanin, pasi talibanët morën pushtetin. Asnjë shtet në botë nuk e njeh regjimin taliban. Shumë ambasada afgane, veçmas në Perëndim, janë mbyllur apo kanë pezulluar operacionet e tyre.

Dhe, talibanët zgjedhin se kujt i japin viza. Gazetarëve të huaj dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut u ndalohet hyrja dhe puna në Afganistan. Edhe nëse kanë vizë, turistët e huaj duhet të pajisen me një leje me shkrim nga talibanët për të vizituar pikat turistike dhe për të shkrepur fotografi apo incizuar video të ndërveprimeve të tyre me afganët dhe luftëtarët talibanë.

Siguria po ashtu është një shqetësim. Grupi ekstremist, Shteti Islamik-Korasan (IS-K), rival i talibanëve, vrau gjashtë turistë të huaj dhe lokalë në qytetin Bamijan në maj. Edhe në të kaluarën, militantët e IS-K kishin shënjestruar të huajt dhe ambasadat në Afganistan.

“E errët dhe e zymtë”

Talibanët po ashtu po synojnë të shfrytëzojnë pasqyrimin e lulëzuar të shtetit në video dhe fotografi që janë realizuar nga turistët e huaj, përfshirë nga personat që kanë llogari në YouTube.

“Talibanët e dinë se këta persona që merren me YouTube nuk janë të interesuar që të nxisin polemika”, tha Yousafzai. “Prandaj, ata planifikojnë t’i dërgojnë këta persona në vende nga ku ata mund të bëjnë raportime ‘pozitive’”.

Shumë video në YouTube, që janë realizuar nga turistët e huaj, shfaqin talibanët në aspektin pozitiv dhe i paraqesin ata si mikpritës. Videot po ashtu vënë në pah sigurinë relative në shtet dhe sugjerojnë se afganët janë të lumtur nën sundimin taliban. Talibanët, që gjithnjë e më shumë po rrisin praninë e tyre në rrjetet sociale, shpesh promovojnë këto video në platforma të ndryshme.

Grupi militant po ashtu ka bërë përjashtime për turistet e huaja, duke i lejuar ato që të vizitojnë vendet historike dhe parqet kombëtare, vende ku gratë afgane nuk mund të shkojnë. Talibanët kanë vendosur kufizime të ashpra sa i përket dukjes, sjelljes dhe lëvizjes të grave. Grupet për të drejtat e njeriut i kanë përshkruar këto kufizime të vendosura nga talibanët si aparteid gjinor.

“Kjo është e rrezikshme dhe është shtrembërim i së vërtetës”, tha Nazifa Haqpal, hulumtuese afgane me bazë në Britani.

“E vërteta nën sundimin mizor të talibanëve është e errët, e zymtë dhe e shëmtuar”, tha ajo. “Për dallim nga gazetarët, personat që merren me YouTube nuk janë të detyruar që t’i përmbahen parimit të paanësisë apo etikës profesionale, gjë që e bën më të lehtë për talibanët që t’i manipulojë ata”. Disa gra afgane thanë se turistët e huaj po manipulohen nga talibanët dhe nuk po e pasqyrojnë dhimbjen e tyre.

“Kushtet për ne po përkeqësohen çdo ditë”, tha për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë, Arezo, një grua e re nga provinca Bamijan.

Edhe përderisa talibanët po tentojnë të joshin të huajt, kufizimet e vendosura nga grupi po parandalojnë rritjen e turizmit lokal. Vitin e kaluar, talibanët ua ndaluan grave që të vizitojnë Band-e Amir, park kombëtar në Bamijan. Ky park, që ka liqene me ujë të pastër si kristali dhe rrethohet nga shkëmbinj, është një prej pikave më popullore turistike në Afganistan. Talibanët “po mohojnë të drejtat më themelore për gratë afgane”, tha Arezo.

“Fatkeqësisht, grave afgane talibanët ua ndalojnë turizmin dhe kohën e lirë”, tha për Radion Azadi, Zala, një grua nga Kabuli.

“Ne na ndalohet që të shijojmë bukuritë natyrore dhe vendet historike të atdheut tonë të lashtë”, shtoi ajo. Në vitet e fundit, militantët ua kanë ndaluar grave afgane që të përdorin palestrat dhe të vizitojnë hamamet dhe parqet e qytetit./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan