Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...

UKRAINË- Sirenat ajrore ranë në gjithë Ukrainën mëngjesin e së martës për të paralajmëruar për bombardime ruse, derisa në disa pjesë të kryeqytetit Kiev u dëgjuan shpërthime. Autoritetet lëshuan paralajmërime në rajonet Çernihiv, Sumi, Poltava, Luhansk, Dnipropetrovsk, Zaporizhja, Kiev, Çerkasi, Kriovohard dhe Vinitsia.
Kryetari i administratës ushtarake në Kiev, Serhiy Popko, njoftoi për rënien e copëzave të dronëve të rrëzuar në qarkun Darnitski në kryeqytet. Ai nuk tregoi nëse ka viktima. Administrata ushtarake rajonale në Sumi raportoi se ushtria ruse kreu sulm raketor ndaj infrastrukturës në qytezën Shostka. Ajo tha se po heton nëse sulmi ka shkaktuar viktima apo dëme.
Këto sulme ndodhën vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se do ta mbështesin Ukrainën me ndihmë shtesë ushtarake për forcimin e mbrojtjes përgjatë vijës së frontit. Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se ndihma e re përfshin mbështetje ushtarake prej 1.25 miliard dollarësh nga rezervat amerikane dhe një paketë prej 1.22 miliard dollarësh nga Iniciativa për Ndihmë të Sigurisë për Ukrainën (USAI).
Disa orë më vonë, Departamenti i Thesarit njoftoi se Ukrainës do t’i ndahen edhe 3.4 miliardë dollarë si mbështetje e drejtpërdrejtë nga buxheti. Shtëpia e Bardhë e ka rritur mbështetjen për vendin e rrënuar nga lufta para se mandati i presidentit Joe Biden të mbarojë muajin e ardhshëm.
Bideni është zotuar se do ta rrisë mbështetjen, por mbështetja e së hënës pritet të jetë e fundit gjatë administratës së tij për shkak të shqetësimeve se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, do ta kufizojë skajshëm apo do ta ndalë plotësisht furnizimin me armë për Ukrainën, në mënyrë që ta shtyjë Kievin të futet në bisedime për paqe me Rusinë.
Trumpi do ta marrë detyrën më 20 janar. Rusia është duke i zmbrapsur trupat ukrainase në vijat e frontit tash e disa javë dhe tha më 29 dhjetor se e pushtoi një tjetër qytet në rajonin e Donjeckut në Ukrainë.
Ajo është duke i vazhduar përpjekjet e kamotshme gjatë dhe të përgjakshme për ta marrë nën kontroll Pokrovskun e shkatërruar pothuajse, i cili është qendër strategjike e logjistikës në jug të vendit.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më 30 dhjetor se forcat e saj e pushtuan Novotroitskin, një vendbanim me një popullsi para lufte prej 6.300 banorësh, rreth 16 kilometra në jug të Pokrovskut.
Ushtria ukrainase nuk komentoi në mënyrë specifike për Novotroitske, por tha se trupat ruse i kryen 133 sulme në pozicionet e saj, shumicën prej të cilave në zonën e Pokrovskut./REL
Olaf Scholz GJERMANI- Në fjalimin e tij tradicional në prag të Vitit të Ri, kancelari gjerman Olaf Scholz vuri në dukje rolin e r...
peseshja TIRANË- Nga hapat e mëdhenj në inteligjencën artificiale, deri tek arritjet e jashtëzakonshme në Kampionatin Evropia...
lideret evropiane EVROPË- Një vit i trazuar ka parë që votuesit të shkaktojnë valë tronditëse ndryshimi e ndikimi. ...
foto ilustruese SHBA- Një haker kinez i sponsorizuar nga shteti ka depërtuar në sistemet e Departamentit të Thesarit të SHBA-s&eu...
SHBA- Një tragjedi e re ajrore duket se është shmangur në momentin e fundit, këtë herë në Shtetet e Bashkuara&nbs...
AZERBAJXHAN- Azerbajxhani ka thënë të hënën se Moska i ka premtuar se do t’i ndëshkojë përgjegjësit pë...
SHBA- Një Gjykatë Apeli Federale në Shtetet e Bashkuara ka hedhur poshtë ankesën e presidentit të zgjedhur Donald Trump p&e...
SERBIA- Një gjykatë në Serbi dënoi të hënën prindërit e një të riu, i cili vitin e kaluar vrau nënt&eum...
IZRAEL- Ambasadori i Izraelit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Danny Danon bëri të hënën atë që ai e quajti ...
BERLIN– Qeveria gjermane u përpoq të mos u japë shumë peshë qëndrimeve të shprehura nga miliarderi Elon Musk për...