BOTA

Pesë njerëz që lanë gjurmë në vitin 2024

r.ll Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2024, 08:43
Pesë njerëz që lanë gjurmë në vitin 2024
peseshja

TIRANË- Nga hapat e mëdhenj në inteligjencën artificiale, deri tek arritjet e jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian të Futbollit, këto janë pesë figurat që lanë gjurmë më 2024:

Jensen Huang: Magnat çipash

Në tërë situatën me entuziazëm – dhe frikë – rreth inteligjencës artificiale (IA) më 2024, një gjigant çipash të IA-së është dalluar nga shumica: Nvidia, e udhëhequr nga shefi ekzekutiv, Jensen Huang. Përgjatë rrjedhës së vitit, Nvidia kaloi Apple-in për t’u bërë kompania më e madhe në botë për nga vlera në treg, teksa bumi i inteligjencës artificiale vazhdoi të ngazëllojë Wall Street-in. I dallueshëm nga xhaketa e zezë prej lëkure që zakonisht vesh, Huang, i lindur në Tajvan, themeloi Nvidia-n tri dekada më parë.

Në thelb të suksesit të tij të ri janë procesorët apo kartelat grafike – çipa me kapacitet dukshëm më të madh sesa mikroprocesorët konvencionalë. Kompania e Huangut zbuloi se teknologjia, e krijuar për të përmirësuar cilësinë grafike të videolojërave, ishte shumë e përshtatshme për ndërtimin e modeleve të mëdha gjuhësore që fuqizojnë IA-në gjenerative.

Yulia Navalnaya: Kritike e patundur e Kremlinit

“Kundërshtari im politik është Vladimir Putin, dhe unë po përpiqem dhe do të bëj gjithçka që regjimi i tij të rrëzohet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Yulia Navalnaya, e veja e udhëheqësit të ndjerë opozitar rus, Alexei Navalny, në tetor.

Navalnaya, 48-vjeçare, e cila është ekonomiste, ka fituar simpatinë e publikut si pjesë e zotimit të saj për të vazhduar punën e bashkëshortit të saj, pasi ai vdiq në shkurt në një burg në Arktik.  Ajo ka lobuar kundër Qeverisë së Putinit nga jashtë vendit, përfshirë thirrjen e saj në ditën e zgjedhjeve në mars, që rusët të formojnë radhë të gjata jashtë qendrave të votimit në shenjë proteste. Në korrik, Navalnaya, e cila jeton jashtë Rusisë, u shtua në listën e zezë të “terroristëve dhe ekstremistëve” nga Moska.

Gisele Pelicot: Ikonë feminizmi

Shtatëdhjetë e dy vjeçarja Gisele Pelicot ka qenë në qendër të një prej gjykimeve të profilit më të lartë në Francë, duke zënë kryetitujt e mediave nëpër botë. Ish-bashkëshorti i saj, Dominique Pelicot, ka pranuar ta ketë droguar asokohe bashkëshorten e tij me qetësues, në mënyrë që njerëz të panjohur të mund ta abuzonin atë seksualisht në shtratin e saj për pothuajse një dekadë.

Më 19 dhjetor të këtij viti një gjykatë në Francë e dënoi Pelicotin me 20 vjet burgim për drogimin dhe përdhunimin e vazhdueshëm të atëherë bashkëshortes së vet Gisele Pelicot për gati një dekadë, si dhe për rekrutimin e burrave të tjerë për ta përdhunuar atë. Dominique Pelicot, 72 vjeç, u deklarua fajtor për akuzat gjatë gjyqit tremujor dhe i kërkoi falje familjes. Prokurorët kanë kërkuar dënime me burgim prej katër deri në 18 vjet edhe për 50 të pandehurit e tjerë në këtë rast.

Rasti ka hedhur dritë mbi sjelljet e burrave dhe dhunën kundër grave. Në një hap që ka ngjallur mbështetje globale, Gisele Pelicot ka ngulmuar që gjykimi të jetë i hapur për publikun.“Kam dashur që të gjitha gratë, të cilat janë viktima të përdhunimit, t’i thonë vetes ‘Zonja Pelicot e ka bërë këtë, kështu që mund ta bëjmë edhe ne’”, është shprehur ajo.

Lamine Yamal: Magjistar i futbollit

Një prej mbretërve të krahut të Spanjës, 17-vjeçari Lamine Yamal u bë yll global i futbollit, pasi formoi një pjesë të sulmit më shpërthyes të Kampionatit të sivjetmë Evropian të Futbollit, Euro 2024. Ai dhe anësori tjetër adoleshent, Nico Williams, u lëvduan si magjistarët sulmues që shtynë përpara triumfin e katërt rekord të Spanjës në Euro.

Yamal, me fytyrë fëmijërore dhe proteza në dhëmbë, është produkt i ekipit të të rinjve të FC Barcelonës, dhe aktualisht është një prej talenteve më të mëdha të klubit të njohur. Gjatë kampionatit Euro 2024, si 16-vjeçar ai u bë golashënuesi më i ri në historinë e garës, ndërsa festoi ditëlindjen e 17-të një ditë para finales.

“Pamë një gjeni, bëmat e një gjeniu”, tha trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, teksa fliste për lojtarin e tij gjatë turneut. Yamal u shpall lojtari më i mirë i ri i kampionatit.

Charli XCX: Fenomeni “Brat”

Sensacioni i popit britanik, Charli XCX, veçse ishte një prej yjeve më mëdhenj të vitit 2024, me albumin e saj shumë të suksesshëm, “Brat” (Kopile). Pastaj, Kamala Harris u fut në garën presidenciale amerikane, kur kishin mbetur vetëm edhe 100 ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Fryma e albumit të yllit 32-vjeçar të popit u asociua me Harrisin, kur mbështetësit filluan të aplikojnë filterin “brat” në fotografitë e kandidates demokrate. Më pas, Charli XCX, emri i vërtetë i së cilës është Charlotte Emma Aitchison, vetë aprovoi një gjë të tillë, gjë që u përqafua shpejt nga ekipi i fushatës së Harrisit.

Në nëntor, pak ditë para se kandidatura e Harrisit të përmbyllej me humbje në zgjedhje, fjalori Collins e shpalli “Brat” si Fjalën e Vitit./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan